Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me projektin e rehabilitimit të builevardit “Zogu i Parë” nga bashkia e Tiranës.
Sipas saj banorët e kësaj zone “mbyllen ne burg” me vendim të Veliajt me një projekt 5.1 milion euro për Fusha shpk!
Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se bashkia e Tiranës pa marrë miratimin e banorëve po vendos grila metalike, për të mbyllur çdo ballkon dhe dritare.
Posimi i plotë:
Banorët e bulevardit Zogu i Parë “mbyllen ne burg” me vendim të Veliajt me një projekt 5.1 milion euro për Fusha shpk!
Mbasi i dha klientit të preferuar për 600 metra rrugë, 5.1 milion euro, tashme cenon pronen private te banoreve ne zbatimin e ketij projekti rehabilitimi.
Banorët janë ankuar dhe kundërshtojnë fort menyrë e ndërhyrjes, qe pa njoftim, pa rregulla, pa marre pëlqimin e tyre, Bashkia Tiranë ka nisur me polici bashkiake te vendos grila metalike në hapësirat e ballkoneve dhe dritareve e apartamenteve pranë bulevardit. Duke vëndosur keto grila metalike, për të mbyllur cdo ballkon dhe dritare, shumë nga banoret ngelet pa asnje burim drite, dielli ne apartamentet e tyre.
Ne mbeshtjetje te banoreve qe kane te drejte te mos cenohen ne pasurine e tyre te paluajtshme, bej thirrje mos abuzohet me projektin e fasadave dhe kundershtoj abuzimin me pronen private në funksion te nje imazhi me shume per propagande. Fasada e unifikuar nuk mund te detyroj banoret te burgosen me grila metalike, pa mundesi ajri dhe dielli siç meritojne te gezojne pronen e tyre!
https://www.facebook.com/inazhupaPD/posts/3988447724559937?__xts__[0]=68.ARC09Jw9FoXxLQ5R7aKI7mEWYXbKpWEAybZauhaM4czVR4FxqPemIKccE_uq5r2BVFIuwPYF20xA5STZi-dEkgRj0kZe5xoB8hB8PAWNCjDZSYKDaVmNEIn96HB7oa4GCh2nfb-afF1p2Gvp5ZPzieg1fESmuCUM1BuiE_AEMFv2VVW_tRoIHWm2h_F_aQWNIQZJqaVaBNd_-5h7arWH9JSyS0APLnSxDWoMRJ2MseSXzUg9–ojl9WyaRe6tXmhv8SXi_jTB0vg1Zg_XHlnbMkdKOdItlUwmqFqOX1NwZbIi0jT0JjBlp2PEeq20DBTvJqhMlU0yuihCsCI3SDvcSnbzTP4&__tn__=-R












