• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Nesho: Ja arsyet që çuan në thirrjen e Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

16:51 : 25/06/2020
në RAJONI

Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, mendon se ajo që ka disa arsye që kanë nxitur thirrjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Gjykatën Speciale. “Së pari është tendenca që disa politikanë të Kosovës kanë tentuar të zhbëjnë ligjin e Gjykatës Speciale. Në botën perëndimore, pengesa e drejtësisë është krim po aq i rëndë sa krimi që individët kryejnë”, tha Nesho në Ditarin e A2.

Edhe takimi, tashmë i anuluar, i 27 qershorit, në Uashington mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, sipas Neshos, ka luajtur një rol. “Problemi është që ka ndodhur tani, për arsye se bërja e kësaj iniciative mund t’i jepte një paprekshmëri të disa udhëheqësve të cilët përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare kërkonin të amnistoheshin nga Gjykata. Mendoj që organet e drejtësisë janë të pavarura. Është shumë e vështirë që Europa dhe SHBA të bëjnë presion”.

Sipas tij, kjo situatë ka ardhur si rezultat i protagonizmit të vetë zotit Thaçi. “I mbështetur edhe nga kryeministri shqiptar, ai është vetëofruar për të arritur një marrëveshje me Vucic. Por Serbia kërkon të delegjitimojë luftën që ka bërë populli shqiptar për mbijetesë. Gabimi esencial është që besojmë se çështja shqiptare mund të zgjidhet me një aktor si Serbia”.

Për Neshon, vetë ngritja e Gjykatës Speciale dhe reagimet e politikës në Kosovë ndaj saj kanë qenë të paqarta. “Kjo çështje duhet të ishte menduar mirë. Dje u dënua si gjykatë politike. Por kur vajti në Hagë Haradinaj që pengonte marrëveshjen, pse nuk u quajt një gjë e tillë? Nëse ka prova, të cilat janë përgatitur kryesisht nga serbët, të gjitha tregojnë që në jemi futur në një luftë të pabarabartë, ku persekutorët e të shkuarës dalin si luftëtarë të të sotmes. Kemi ish-ministra të Milosevic që sot dalin të hedhin baltë mbi një luftë për liri”.

Lexo edhe:

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

Sa i përket marrëveshjes që mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, për Neshon, është e sforcuar. “Doli kundër interesave të Europës. Politika shqiptare, në Kosovë dhe Shqipëri, nuk ka qenë largpamëse. Si në rastin e Mini Shengenit, faktori shqiptar u bë pjesë e projekteve të nisura nga Serbia. Ne duhet të kishim largpamësinë për të vepruar në një lojë politike të pabarabartë e të inskenuar nga Shqipëria”, tha ai.

Pas tërheqjes së Thaçit nga takimi, edhe kryeministri i Kosovës njoftoi se nuk do të marrë pjesë. Kjo, sipas Neshos, ka ndodhur për dy arsye. “Së pari, nuk ka informim, nuk dihet për çfarë diskutohet. Së dyti mendoj që është një marrëveshje që kalon jashtë kuadrit të zgjidhjeve politike që SHBA bën në zona të ndryshime të botës, por u propozua nga zoti Grenell që do të ishte një marrëveshje e thjeshtë ekonomike. Unë mendoj që janë prishur rregullat e lojës dhe këtu ka një konflikt që ka krijuar disbalancë për konsensusin e madh në establishminetin e politikës amerikane dhe në Europë”, tha ai.

“Protagonistët në Kosovë gabuan për një zgjidhje që do të ndante shtetet e Ballkanit në linja etnike dhe dhënies prioritet të Serbisë që kërkon të rikthejë krenarinë e nacionalizmit të saj të shkatërruar. Tani duhet të mbajnë peshën e përgjegjësisë, të mos penalizohet Kosova. U bë gabim qe u rrëzua qeveria Kurti. Nuk do të futeshim midis kontradiktave të rendit të ri botëror liberal, duke përcaktuar kush janë aleatët tanë. Të gjitha këto ishin gabime dhe në politikë, kur bën gabime, hap krahun dhe del jashtë”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025
SPORT

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025
AKTUALITET

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025
AKTUALITET

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025
SHOW BIZ

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025
BOTA

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025
Para

Zyrtare/ Borussia Dortmund nënshkruan me mbrojtësin e PSG-së

TË GJITHA

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com