• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Rimëkëmbja ekonomike në Kosovë, pritet futja e 1.2 miliard eurove në treg

23:54 : 23/06/2020
në RAJONI

Qeveria e Kosovës do të jetë e fokusuar në rimëkëmbjen ekonomike të vendit, ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai ka bërë me dije se Qeveria ka shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg.

Kryeministri i Kosovës,  Avdullah Hoti, ka thënë se programi për rimëkëmbje ekonomike po merr përkrahjen e domosdoshme.

Hoti ka theksuar se Qeveria ka shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg.

“Programi për rimëkëmbje ekonomike po merr përkrahjen e domosdoshme, prandaj edhe e kemi shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg. Për jetësimin e këtij programi sigurisht se është e nevojshme edhe mbështetja nga donatorë të jashtëm, prandaj jam i lumtur të ju njoftoj se sot, në dy video konferenca të ndara, mora mbështetje nga Presidenti i Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabarti dhe Linda Van Gelder, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore”.

Lexo edhe:

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

Hoti ka thënë se rruga përpara ka shumë sfida dhe sipas tij Kosovën e pret angazhim e përkushtim i vazhdueshëm.

“Qeveria e Kosovës do të jetë e fokusuar në zhvillimin ekonomik afatgjatë, ndërtimin e politikave nxitëse për sektorin privat, politikat tatimore, zvogëlimin e informalitetit, themelimin e Fondit investiv, kompensimin e humbjeve ekonomike të shkaktuara si pasojë e pandemisë si dhe për investimet e jashtme përmes ligjit për investime strategjike”, ka thënë Hoti, sipas një njoftimi të qeverisë së Kosovës.

Qeveria gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm parasheh futjen në ekonomi të një shume financiare prej 1.2 miliard euro si infuzion për zhvillim ekonomik, prej të cilave tashmë me rishikimin e buxhetit janë mobilizuar 384 milionë euro

Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuar për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha.

Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4,5 për qind në Kosovë.

Kuvendi diskuton për marrëveshjet ndërkombëtare

Në Kuvend e Kosovës po diskutohen marrëveshjet ndërkombëtare financiare dhe kjo seancë plenare është vazhdim i së kaluarës.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka ftuar deputetët të votojnë për këto marrëveshje. Ajo arsyetoi para deputetëve Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Ministrja Bajrami duke kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë marrëveshje, tha se vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 22.3 milionë euro me normë të interesit 1.25 për qind.

Ndërkohë partitë opozitare Vetëvendosje e Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk do ta votojnë këtë marrëveshje.

Hekuran Murati, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, ka thënë se si komision u kanë dhënë dritën e gjelbër këtyre marrëveshjeve. Ndërsa, në emër të Grupit parlamentar të LVV-së Murati tha se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votim, pasi sipas tij, do t’iu mundësonte “një qeverie ilegale dhe jo legjitime ta fusë vendin në obligime afatgjata”.

As PDK-ja nuk do të marrë pjesë në votimin për këto marrëveshje. Memli Krasniqi në emër të PDK-së, tha se nuk ka vota për qeverinë e mashtrimeve, siç e quajti ai.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare ka kërkuar nga deputetët e partive opozitare që të marrinë pjesë në votim.

“Këto marrëveshje janë me interes për vendin, ne po ju kërkojmë që t’i përkrahni për interesin e qytetarëve dhe presim nga ju që t’i përkrahni…nëse ju nuk doni me i përkrahë dhe doni me thanë se ne jemi sjellë në këtë formë para disa vite ne i kuptojmë sjelljet tuaja por nuk i mirëkuptojmë”, tha ai.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se këto marrëveshje ndërkombëtare janë pjesë e programit për rimëkëmbje ekonomike. Ai tha se sa kanë qenë në opozitë, partia e tij. LDK-ja ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Pas shqyrtimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, pritet të nis seanca e re plenare, ku në rend dite është edhe interpelanca me kryeministrin Hoti për heqjen e reciprocitetit./Monitor.al

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025
RAJONI

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025
SPORT

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025
AKTUALITET

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025
AKTUALITET

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025
Para

Barcelona thyen Bilbaon, rrit presionin ndaj Realit

TË GJITHA

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com