• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

20 mln euro në 18 muaj/ “Shansi” i biznesmenit Cinga me tenderat e Skerdit të OST

08:00 : 24/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Nga BoldNews.al

Katër nga pesë tendera mbi fond limit mbi 1milion euro, të zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) prej Janarit 2019, kohë kur drejtohet nga Skerdi Drenova, janë fituar nga kompanitë e biznesmenit Shpëtim Cinga.

Këto “rastësi” bëhen akoma më të dyshimta pas konstatimit se “Shansi Invest” dhe “G.A.C” janë shpallur fitues në tenderat me vlerë totale rreth 20 milionë euro, në procedura përgjithësisht pa konkurencë.

“Boldnews.al” ka kryer një verifikim në të dhënat e prokurimeve publike mbi ndërmarrjet shtetërore.

OST, e drejtuar prej gati 18 muajsh nga Drenova, një ish-vartës i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, është një prej kompanive publike që kryen prokurime me vlera të larta monetare, në funksion të përmirësimit të rrjetit të transmetimit të energjisë elektrinike.

Lexo edhe:

Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë

Finalizohen tenderat për makinat e policisë; 33 dhe 34 mijë € për të marrë 1 makinë me qira për 4 vite

Hulumtimi gazetaresk zbuloi se kompania ‘Shansi Invest”, me pronar Shpëtim Cinga dhe “G.A.C”, në të cilën është bashkëpronare vajza e tij, Hajrie Cinga, kanë qenë “fatlumë” në gara pa konkurencë, të zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), sidomos gjatë kohës që ndërmarrja drejtohet nga Skerdi Drenova.

Tenderat 20 milionë euro për 18 muaj

– Në 15 Maj 2020, OST përfundoi tenderin “Zgjerimi i sistemit të lokalizimit të defekteve në Linjat e Tensionit të Lartë”, me fond limit 100 milionë lekë të reja pa TVSH.

Tenderi u zhvillua pa konkurencë. Në të mori pjesë vetëm kompania “G.A.C” shpk, e cila edhe u shpall fituese.

Shoqëria ‘G.A.C” është themeluar në vitin 2016 dhe aktualisht është në pronësi të K. Alimadhi me 51% të aksioneve dhe Hajrie Cinga, me 49 % të aksioneve.

– Në datë 20 Janar 2020, OST shpall rezultatet e tenderit “Blerje e një Autotransformatori të ri 300 MVA, 400/230 kV për N/ST Tirana 2”, me fond limit 293. 279. 980 lekë të reja pa TVSH.

Në tenderin marrin pjesë 5 operatorëve ekonomikë. OST skualifikoi 4 konkurentë, duke lënë në garë vetëm bashkimin e operatorëve “Shansi Invest”-“Alb Star”-“GMK Power”, i cili u shpall edhe fitues.

– Në Shtator 2019, OST mbyll tenderin “Ndërtim i linjës 220 kV me dy qarqe Komsi-Shumat”, me fond limit mbi 1 miliard lekë të reja pa TVSH.

Në procedurën tenderuese marrin pjesë 3 operatorëve ekonomikë. Pas hapjes së dokumentave, OST e drejtuar nga Skerdi Drenova vendos skualifikimin e dy operatorëve.

Në garë mbetet vetëm një konkurent, i cili shpallet edhe fitues. Konkretisht, bashkimi i operatorëve i udhëhequr nga “Shansi Invest” i biznesmenit Shpëtim Cinga, e pjesëmarrës të tjerë “G.A.C” e Hajrie Cinga, si edhe “Lala” shpk e “Pastrime Silvio”.

– Në Qershor 2019, OST e drejtuar nga Skerdi Drenova, përfundon procedurat e prokurimit publik për “Ndërtim i Nënstacionit 220/110/35 kV, Shumat dhe i traktit 220 kV në Nënstacionin 220/110/10 kV, Komsi”, me fond limit 730 milionë lekë të reja, pa TVSH.

Edhe në këtë tender marrin pjesë 3 operatorë, dy prej të cilëve nuk kishin dorëzuar as dokumentacion dhe as ofertë ekonomike.

Për këtë arsye, OST shpalli fitues  të tenderit konkurentin e vetëm që kishte dorëzuar ofertë ekonomike-bashkimin e operatorëve “Shansi Invest”- “Everest” shpk – “La-Or” shpk.

Etiketa: ostSkerdi Drenovatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë

09:52 : 25/06/2025
AKTUALITET

Finalizohen tenderat për makinat e policisë; 33 dhe 34 mijë € për të marrë 1 makinë me qira për 4 vite

14:17 : 24/06/2025
AKTUALITET

Bashkia në borxhe, Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron! KPP anulon kriteret “diskriminuese”

12:44 : 22/06/2025
AKTUALITET

Kadri Morina, siguracioni personal i qeverisë: 1 milion euro pa garë

11:23 : 17/06/2025
AKTUALITET

Misteri i koncesionit 1 miliardë euro, pse u anullua shpallja e fituesit të Milot-Balldrenë

15:04 : 10/06/2025
AKTUALITET

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025
Para

Borxhi publik rrezikon të shkojë 77% të PBB-së prej pandemisë

TË GJITHA

Paralajmëron Merz: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

18:19 : 28/06/2025

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

17:49 : 28/06/2025

23-vjeçari nga Kosova dërgohet në spitalin e Lezhës pa shenja jete, dyshimet

17:34 : 28/06/2025

“Babë! Përqafoje fort Ergin”, ndahet nga jeta babai i këngëtares Barbana Dini

17:17 : 28/06/2025

Masakra në rrugët e Londrës, dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau Lumturi Zeqjan

17:13 : 28/06/2025

Policia e Kosovës ndalon 17 persona për “Nxitje të urrejtjes” gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

17:11 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com