Nga Dritan Kaba
A rrezikohen të infektohen fëmijët e vegjël në këto grumbullime absurd, kue Qeveria thotë që po shtohen numri i të infektuarve nga grumbullimet?
Ministrja e Shëndetësisë Manastërliu kërcënoi sot me gjoba televizionet nëse nuk mbahet distance prej dy metrash mes të ftuarve! Policia dhe Ministri i Brendshëm japin ultimatume kërcënuese se nuk do të lejojnë grumbullime, qofshin këto per të protestuar për bukën e gojës, që kjo qeveri mafioze e ka per detyrim t’i kompesoje dhe t’I paguajë si në do shtet tjetër?
Vetëm dje policiabëri një deklaratë që procedoi shtatë protestues të transportit urban, se kishin dalë në një tubim paqësor dhe kërkonin të paguheshin për shkak të pa mundësisë për të punuar, si pasojëe mbylljes nga Qeveria të aktivitetit të firmave ku ata janë të punësuar dhe sigurojnë bukën e fëmijëve të tyre. Nuk lejohen të protestojnë fëmijët e gjimnazeve, që ju bëjnë teza që qëllimisht t’i kapin në gabime.
Dje sërish policia procedoi 4 të rinj që ishin mbledhur për të uar me shkrim kërkeat e tyre Ministrisë së Arsimit. Në fakt ajo është kthyer në Ministrinë e mërzitjes së shkollës jo vetëm nxënësve, por të gjithë sistemit arsimor! Sot del VKM, që i rrit femijeve të gjimnazeve për vitin tjetër mesataren e pranimit në Universitetet Publike, duke i detyruar të bëhen klientë të universiteteve private.
VKM e qeverise duke ndryshuar mesataren dhe duke i kushtëzuar vazhdimin e shkollës dëmton rëndë jo vetëm fëmijët, por edhe financat e lodhura të prindërve të tyre. Por nxënësit e gjimnazeve nuk mund të protestojnë, se ndryshe do gjobiten! Prindërit e tyre jo dhe jo, se përve gjobës rrezikojnë edhe vendin e punës, bukën e gojës së fëmijëve të tyre!
Ndërkohë vazhdon parade e “sukseseve” të Erion Velisë pa asnjë ndërprerje. As policia, që procedon do qytetar që proteston, as inspektorët e Manastërliut nuk duken. Nuk ka as pastime në Facebook për rrezikimin e jetës së fëmijëve shumë të vegjël!
Në një “inagurim” të një parku lodrash, Erion Velia urdhëron kpshtet, që i ka në varësi të nxjerrin fëmijët, që ai të bëjë xhirimet e radhës! Vajza, që i bojatis fytyrat e fëmjëve me ngjyrat e Rilindjes, dhe ky nje përdorim politik i vetëdijshëm, i ka duart pa doreza dhe I prek fëmijët në faqe dhe në kokë! A rrezikohet infektimi i femijeve? Sigurisht që po dhe jo vetëm ata, por edhe prindërit dhe gjyshërit e tyre.
Përdorimi i fëmijëve si sfond politik është makabër, por per Rilindjen dhe Erionin propaganda është e para, ndaj femijet mund të përdoren si kavie eksperimentale për një politikë të ndyrë!
Po kush është ai kopësht, që ka nxjerrë fëmijët duke i grumbulluar në hapësira me njerëz të tjerë jashtë shtëpisë dhe ambienteve dhe pa asnje mase mbrojtese? Të hysh në supermarket me fëmijën duhet të kesh maskë, ndryshe nuk mund të hysh dot edhe sikur ai të jetë duke qarë në pikë të lotit.
Drejtuesit e kopshtit dhe ata që e kanë urdhëruar këtë vepër të rëndë kriminale duhet të shkojnë para drejtësisë, për rrezikim të jetës së fëmijëve me dashje! Nuk arrij të kupto prindërit e tyre, si ka mundësi të vendosin në lojë jetën e fëmijëve për propagandë politike. Ata qofshin, që mbyllin gojën dhe nuk reagojnë! Rrinë të tulatur edhe kur fëmijëve të tyre i rrezikohet jeta, kur në fakt duhej të ishin ata që duhet të bënin padinë të parët!
Zoti i faltë, që as fëmjët etyre nuk i mbrojnë dot!
Jeta e çdo fëmije është mijëra herë më e shtrenjtë, se propaganda bajate e Erion Velise! Është e paçmuar krahasuar me kolltukun, PR dhe karrierën e kujtdo.
Siç na mëson edhe libri i shenjtë i Kur’ani-t: “Kush shpëton një jetë njërozorë është sikur ka shpëtuar njerëzimin.” Po ai që i rrezikon këto jetë, aqmë shumë të fëmijëve?!
Propaganda e Veliajt nuk ndalet para asgjëje. Atë nuk e ndal as rrezikimi i jeteve te femijeve!
Po SPAK dhe Prokuroria ku është? Në raporte në Parlament! Aq seriozisht e marrin qeveritarët, sa sot në sallë ishin vetëm tetë deputetë të pranishëm.