• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha paralajmëron administratën: Mos u bëni vegël e një pushteti në ikje kundër qytetarëve.

12:33 : 18/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në periferinë e Tiranës për të parë nga afër si ka ndikuar mungesa e mbështetjes së qeverisë, veçanërisht pas pandemisë. Në Farkë, Basha bisedoi me pronarin e një ofiçinë makinash.

“Mbështetja është e ulët. Dhe mbështetje e ulët krijon një xhiro të ulët mujore, pamundësi për të punësuar sa më të rinj si puna ime që ka mbaruar një arsim profesional si mekanik. Xhiroja është si nata me ditën. Qeranë e paguaj 600 mijë lekë, detyrimet e bashkisë dhe të tjerat, por nuk kam marrë asnjë mbështetje.”– i tha pronari i ofiçinës kreut të opozitës, duke theksuar se ajo që duhet tani më shumë se asnjëherë është ndihmë nga qeveria për të krijuar vende pune.

“Hapja e vendeve të punës për njerëzit profesionistë, që çunat e rinj të punojnë domethënë që të ketë mundësi që unë të punoj dhe të punësoj edhe 2 persona të tjerë si unë, që kanë mbaruar të njëjtën shkollë me mua. Të punësohen 5,10 që të mos kenë mundësinë të punojnë mekanik jashtë, por të vijnë të punojnë këtu në Shqipëri dhe kjo do të ishte perfekt.” – u shpreh ai.

Si profesionist i ri, ai ndau të njëjtin shqetësim me kryetarin Basha se inspektorët tatimorë janë një makth për biznesin. “Kjo është pjesë e bezdisshme është bërë e përditshme. Na konsumon nerva, energji. Është pjesa më acaruese e biznesit.”– u shpreh ai.

Lexo edhe:

Raporti i KE për Shqipërinë/ Për Marta Kos “u bë deti kos”…

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

Në lidhje me sjelljen harbute ndaj biznesit, zoti Basha kishte një mesazh të qartë.
“Duhet të përsëris edhe një herë thirrjen ndaj çdo punonjësi të administratës, të mos bëhet vegël e një pushteti në ikje. Kam porositur të gjithë sipërmarrësit që kam takuar në Shqipëri të mbajnë shënim emrat e atyre që i terrorizojnë dhe që abuzojnë me ligjin, sepse në nga zotimet e para dhe punët e para që do të bëjmë nesër në qeverisje do të jetë ballafaqimi një për një me abuzimet dhe me ligjin. Nuk kam për të zgjatur asnjë ditë, asnjë javë në detyrë, ata që abuzojnë me ligjin, ata që mbushin xhepat e tyre në këto ditë të fundit të këtij pushteti abuzi, i cili, në vend që të mendojë për shqiptarët, vazhdon edhe këto ditë kritike për shëndetin dhe ekonominë e vendit.” – tha Basha.

Kreu i opozitës u fokusua edhe tek mungesa e mbështetjes nga qeveria për bizneset. “Ka mbushur xhepat e 4-5 oligarkëve ndërkohë që nuk jep asnjë lloj mbështetje apo një mbështetje tërësisht të papërfillshme, e cila shuhet nga shpenzimet, si qiraja apo faturat e dritës, të cilat kanë ardhur afrofe, faturat e ujit e kështu me radhë”– u shpreh zoti Bash. Ai po e shfrytëzon mundësinë e takimit direkt me qytetarët në qytet dhe në fshat t’i njohë ata me programin e PD-së për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë që ka në themel keqqeverisjen, zhvatjen, abuzimin dhe arrogancën e këtij pushteti.

“Me të vërtetë nuk janë ditë të lehta për vendin, nuk janë ditë të mira për vendin, janë ditë shumë të vështira për shumicën e shqiptarëve, por ka një lajm të mirë dhe lajmi është që Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme dhe me një qeverisje të përgjegjshme, me një qeverisje që buron nga vota juaj dhe që përgjigjet para jush, është plotësisht e mundur të bëjmë të paktën atë që bëjnë dhe vendet e tjera të rajonit, të bëjmë të paktën atë që bën Kosova, apo vendet e tjera fqinje, të mbështesim sipërmarrjen e vogël, të fuqizojmë konsumin duke rritur fuqinë blerëse, duke çuar paratë e taksapaguesve, paratë tuaja, paratë e shqiptarëve aty ku kanë më shumë nevojë sot njerëzit dhe jo aty ku kanë më shumë nevojë oligarkët dhe ortakët e tyre të babëzitur në qeveri.”– theksoi Basha.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i KE për Shqipërinë/ Për Marta Kos “u bë deti kos”…

15:22 : 04/11/2025
RAJONI

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025
AKTUALITET

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

15:02 : 04/11/2025
AKTUALITET

“Shpirt njofto ambulancën”/ Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit? Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës

14:45 : 04/11/2025
BOTA

SHEIN përballet me hetime pas shitjes së produkteve p*rnografike për fëmijë

14:44 : 04/11/2025
AKTUALITET

“Presion dhe ofendime”, Spahia: Si socialistët kaluan me shpejtësi ligjin e Barazisë Gjinore

14:30 : 04/11/2025
Para

Shembjet në Velipojë, Ademi kallëzim penal ndaj IKMT dhe policisë

TË GJITHA

Raporti i KE për Shqipërinë/ Për Marta Kos “u bë deti kos”…

15:22 : 04/11/2025

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

15:02 : 04/11/2025

“Shpirt njofto ambulancën”/ Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit? Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës

14:45 : 04/11/2025

SHEIN përballet me hetime pas shitjes së produkteve p*rnografike për fëmijë

14:44 : 04/11/2025

“Presion dhe ofendime”, Spahia: Si socialistët kaluan me shpejtësi ligjin e Barazisë Gjinore

14:30 : 04/11/2025

U denoncua për armë, shqiptarit i zbulohet edhe baza e kokainës në banesë. Do dëbohet nga Italia

14:29 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com