• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Biznesi nuk e përdori garancinë e parë sovrane/ Tërhoqi 55% të fondit

22:44 : 17/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Garancia e parë sovrane, e cila vuri në dispozicion të bizneseve një shumë prej 11 miliardë lekësh, që ata mund ta merrnin hua në banka të cilët do të garantonte shteti, deri tani është përdorur në 55% të fondit të parashikuar.

Ministrja e Financave Anila Denaj bëri të ditur në faqen e saj në facebook se deri tani e kanë përfituar 491 biznese, për një vlerë prej 6.1 miliardë lekësh.

Ndërkohë, që kanë qenë 734 aplikime për një vlerë prej 7.9 miliardë lekësh.

Ministrja kujtoi sipërmarrjet që afati për të aplikuar është shtyrë deri në 20 qershor.

Garancia e parë sovrane, që synonte të ndihmonte bizneset me fonde për pagimin e pagave të punonjësve, nuk po tërheq shumë interes edhe pse qeveria e ndryshoi vendimin fillestar dhe mori përsipër pagimin e interesave.

Lexo edhe:

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

Arben Shkodra, nga Shoqata e Prodhuesve, thotë se kredia nuk ka pasur shumë interes, për disa arsye.

Kategoria e parë e kompanive, që kanë një ecuri pak më të mirë, nuk kanë interes për fondin e garancisë, pasi kanë marrëdhënie direkte me bankat dhe këto të fundit, po u ofrojnë lehtësi direkte përmes kredive e overdrafteve me kushte të favorshme.

Kategoria e dytë e bizneseve, që po performojnë keq dhe nuk kanë mundësi likuiditeti, për shkak të ndërprerjes së kontratave apo vonesat në pagesa nga furnitorët dhe që kanë kredi të mëparshme. Ata gjenden para dy sfidave. Së pari, a do t’ia dalin të shlyejnë kredinë e tyre ekzistuese dhe, së dyti, çfarë do të ndodhë me analizën e riskut nga bankat, sepse këto të fundit analizojnë dhe kreditë e mëparshme.

Kategoria e tretë e kompanive, që janë të mbyllura dhe nuk e dinë se kur do të mund të hapen, pasi e ardhmja është e vështirë të parashikohet, nuk e marrin mundimin të rrezikojnë për të marrë hua nga fondi i garancisë.

Një tjetër pasiguri sjell dhe rreziku që shteti të merr aksionet nëse nuk paguan. “Shteti thotë të jap kolateralin, po nëse nuk performon mirë, të marr aksionet”, thotë Shkodra.

Nuk është i qartë procesi se si i merr aksionet, çfarë të drejtash ka, të merr aksionet e shumicës, apo pakicës, si do të vlerësohen asetet, duhet një ushtri administratorësh që të menaxhojë marrjen e kompanisë.

Përveç garancisë së parë sovrane, qeveria ka miratua dhe një garanci të dytë me vlerë 15 miliardë lekë, për të cilët bizneset kanë pohuar se është e shtrenjtë, pasi interesi është deri në 5%, ndërsa qeveria garanton vetëm 60% të shumës./Monitor/

Etiketa: bankabiznesigarancia sovrane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025
AKTUALITET

Depozitat në lekë në rënie për të dytin muaj radhazi

14:04 : 29/05/2025
AKTUALITET

Rregullorja e re e bankës: Këmbim valutor mbi 1 mln lekë, vetëm nëpërmjet bankave

21:16 : 27/05/2025
AKTUALITET

Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

14:53 : 24/05/2025
AKTUALITET

Kreditë për shtëpi, nga 1 korriku kufizohet vlera dhe afati i shlyerjes! Ja çfarë parashikon vendimi

09:47 : 22/05/2025
Para

Ja sa persona humbën vendet e punës nga pandemia/ Ibrahimaj: 1204 biznese nuk aplikuan për paga lufte

TË GJITHA

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com