• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuza e Bruçaj për Fatmira Hajdarin: Ja si na grabiti pronën e KMSH në qendër të Tiranës

17:39 : 15/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Fatmira Hajdari u përball sot me vetting në KPK, ku sipas hetimit administrative rezultoi se nuk justifikonte një pasuri me mbi 60 mln lekë, ndërkohë që edhe sipas DSIK ajo nuk është e përshtatshme për të vijuar karrierën.

Në të njëjtën ditë, gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari, është përballur edhe me një akuzë publike nga ish-Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Bruçaj akuzon gjyqtaren Hajdari se në vitin 2015, me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

“Gjatë detyrës time si kryetar i KMSH jam përballuar me një nga vendimet më të padrejta nga gjyqësori shqiptar. Fatmira Hajdari në vitin 2015, me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, haptazi dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat, ka kontribuar që ti grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Çështja tani është në gjykatë të lartë dhe jam i bindur që dikur drejtësia do vendoset”, shkruan Bruçaj.

Në vijim ai thekson se “zonja Hajdari edhe mund ta kaloje këtë Vettingun e drejtësisë në këtë botë, por jam i bindur se në botën e përtejme do të përballët me drejtësinë absolute të Zotit”.

Lexo edhe:

“Kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi”, Rudina Hajdari: Të mos përsëritet e njëjta kasetë

Maliqi fiton gjyqin me oligarkun Salillari dhe vlerëson vendimin e gjykatës

Madje ish-kreu i KLSH i është drejtuar edhe me një këshillë anëtarëve të sistemit gjyqësor.

“Të kontribuosh që të vendoset drejtësia në vend konsiderohet si adhurim si një punë shumë fisnike para Zotit, por në të njëjten kohë, kur zgjedh të bësh padrejtësi me qëllim të keq, ta dini se keni bërë një nga veprimet më të urryera nga Zoti.Dënimi në botën tjetër është i pashmangshëm.

O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë pë hir te Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta.Mos ndiqni pra emocionin e ti shmangeni drejtësisë! “Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Zoti është i njohur hollësisht për çka punoni”. (Kur`ani, Nisa: 135)”, shkruan Bruçaj.

Ndërkohë, KMSH në vitin 2015 i është drejtuar Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, institucioneve ndërkombëtare të akredituara në Tiranë, si dhe mbarë opinionit publik shqiptar, mbi ggrabitjen e pronës qindra vjeçare vakëf, që ndodhej pranë Dhomës së Tregtisë, në qendër të Tiranës.

“Pas shtetëzimit nga sistemi ateisto-komunist, akoma edhe pse ka kaluar një çerek shekulli liri e besimit, si dhe pas një kalvari gjyqesh dhe ndjekjesh të të gjitha formave, individi Ali Pazari në bashkëpunim me biznesmenin Fatmir Xhaferi, duke përdorur format e mashtrimit dhe me ndihmën e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, me një vendim gjyqësor haptazi në kundërshtim me ligjin dhe provat, kanë grabitur pronën shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Institucioni ynë dënon fuqishëm këtë akt të paprecedent dhe ndërkohë ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhur ligjorë për ndjekjen e kësaj çështjeje në instancat më të larta të drejtësisë, duke e ankimuar këtë vendim.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës së Lartë, që të vendosë drejtësi sa më shpejt lidhur me këtë pronë të shenjtë vakëf”, thuhej në reagimin e KMSH.

Etiketa: Brucajhajdariprona kmsh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi”, Rudina Hajdari: Të mos përsëritet e njëjta kasetë

21:11 : 15/05/2025
AKTUALITET

Maliqi fiton gjyqin me oligarkun Salillari dhe vlerëson vendimin e gjykatës

12:39 : 12/02/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Kryebashkiaku i Kuçovës po blen votën e emigrantëve me para

20:40 : 01/02/2025
AKTUALITET

Maliqi denoncon abuzimin e fondeve dhe infrastrukturën katastrofë në Kuçovë (VIDEO)

11:44 : 26/12/2024
AKTUALITET

Përurimi i xhamisë së Namazgjasë, ish-kreu i KMSH flet për “një ndërhyrje të egër politike” nga Ankaraja

21:35 : 09/10/2024
AKTUALITET

“Morën në qafë Kuçovën”/ Maliqi: Rama dhe Hajdari, ‘hajdutë me çizme’!

11:59 : 19/07/2024
Para

Ngriti këmbët në emision, këngëtarja e njohur "kryqëzohet" në rrjete sociale (Foto)

TË GJITHA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com