‘Në shumicën e vendeve europiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se shkalla e rasteve të reja dhe shkalla e vdekshmërisë po zvogëlohen gradualisht edhe pse njërëzit kanë filluar të lëvizin sërish’ është shprehur imunologu Bruce Beutler fitues i çmimit Nobel për mjekësinë në vitin 2011.
Ai shtoi më tej: Izolimi ndryshimet në sjellje ( distancimi shoqëror, prëdorimi i maskave) duket se kanë pasur efekte mbrotjëse. Popullsia nuk është aq e ndjeshme ndaj koronavirusit si në fillim kur nuk ishte marrë asnjë nga këto masa. E gjitha kjo më bën të mendoj se nuk do të ketë valë të dytë’.
Vetëm vaksina do të shuajë pandeminë
‘Të gjitha masat themelore parandaluese që janë zbatuar nuk janë të mjaftueshme për të eliminuar plotësishtë virusin dhe jeta nuk do të jetë si më parë. Ka shumë të ngjarë që vetëm një vaksinë mund të shuajë pandeminë’ thekson Beutler.
Vaksina në fillim të vitit 2021
Ka mendime realiste që vaksina do të jetë gati vitin e ardhshëm.Megjithatë asgjë deri më tani nuk është e sigurt.A do të jetë efektive për të gjithë? Tani për tani nuk është akoma e qartë. Shumë vaksina ofrojnë mbrotje vetëm për një afat të shkurtër dhe përderisa nuk ekziston akoma një vaksinë ne nuk mund ta dimë. Personat e infektuar që kanë krijuar antitrupat ka shumë të ngjarë ta kontaktojnë sërish virusin mund të krijojnë imunitetin e tufës.
Asimptomatikët janë më pak infektivë sesa një simptomatik
Në lidhje me mundësinë që asimtomatikët të infektojnë të tjerët
‘Një person asimptomatik është ndoshta më pak infektiv sesa një simptomatik. Padyshim që shumë njerëz kanë qënë të infektuar me Covid-19 dhe janë shëruar pa e ditur që kanë qënë mbartës të virusit. A ekziston rreziku që shërimi të sjellë dëmtime afatgjata?’. Në personat e prekur rëndë që mbijetuan nga infeksioni dëmtimi i mushkërive mund të jetë i përhershëm.