Shkencëtarët pretendojnë se mund të kenë gjetur jetë jashtëtokësore në hapësirë, pasi zbuluan një yll dhe planet të ri, për të cilin thonë se janë ‘imazhi i pasqyrës’ i Tokës dhe Diellit.
Studiuesit e Institutit Max Planck për Kërkime të Sistemit Diellor në Göttingen, thonë se ylli dhe planeti (Kepler-160 dhe KOI-456.04, përkatësisht,) janë më të ngjashmit me sistemin tonë Diell-
Tokë se çdo tjetër që njihet aktualisht.
Edhe pse janë rreth 3000 vjet dritë larg, mendohet se ata mund të mbështesin potencialisht jetën e njeriut.
Planeti është gati dyfishi i madhësisë së Tokës, por sipas studimit, ai orbiton yllin e tij në një distancë që mund të lejojë që jeta të ekzistojë.
Dielli i tij është një yll xhuxh i kuq që ka një temperaturë rreth 5.200 gradë, që është vetëm 300 gradë më pak se yni.