• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nikoll Lesi: Rama nuk do reformë, por pazar me Bashën

17:45 : 02/06/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Gazeta Koha Jonë me botues Nikoll Lesin në një shkrim redaksional shkruan se Kryeministri Edi Rama nuk e do reformën zgjedhore, por do një pazar me Lulzim Bashën, kryetar të PD-së.

Në artikull thuhet se kryeministri u shfaq sot me një ide të re, tha se nuk do të ishte keq të takohej me Lulzim Bashën dhe të diskutonin për reformën.

“Ftesat në politikë janë normale dhe përgjithësisht dialogu mes kundërshtarëve është zhvillim pozitiv. Por në këtë fazë ku ndodhet reforma zgjedhore dhe kriza politike në vend, ideja e Ramës nuk është ftesë negociatash, por ftesë për pazar. Mundet si me 17 maj 2017 për pazar ndërkohë që asokohe Rama vodhi zgjedhjet në pabesi nga marrëveshja”, vijon artikulli.

Sipas tij, tashmë palët politike i kanë të qarta qëndrimet e tyre.

“Opozita ka hedhur në tavolinë kërkesat e saj për reformën dhe qeveria ose i pranon ose i rrëzon dhe shkon e voton reformën me Rudina Hajdarin. Por nëse vendos t’i rrëzojë duhet të mbajë dhe përgjegjësinë e dështimit me procesin e integrimit.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

Por edhe përplasjen civile e cila në këto zgjedhje do jetë e pashmangshme dhe fatale, sepse siç po vepron Rilindja, po shkohet në zgjedhje me hunjë në krah e me gurë në duar!”, thuhet në artikull.

Artikulli i plotë

Pak orë para 31 majit opozita dhe qeveria ishin drejt arritjes së një marrëveshje për reformën zgjedhore. Damian Gjiknuri kishte deklaruar para ndërkombëtarëve se pjesa kryesore e çështjeve që ishin në tavolinë kishte konsensusin e Partisë Socialiste. Por në momentin e fundit, qeveria u tërhoq duke shpikur alibinë se opozita ka sjellë kërkesa të reja në tavolinë.

Në fakt nuk kishte asnjë kërkesë të re të opozitës. Arsyeja e bllokimit ishte se Damian Gjiknuri nuk kishte marrë miratimin final të Edi Ramës për marrëveshjen, pasi kryeministri ndodhej në një udhëtim informal në Francë. Për shkaqe të sajuara, pasi nuk kishte kontakt me kreun e qeverisë, i cili ndodhej në Paris, Gjiknuri refuzoi konsensusin. Këtë situatë gati qesharake të krijuar mbrëmjen e së dielës me 31 maj, Petrit Vasili e përshkroi me batutën: “Po presim që PS-ja të dalë nga gjumi parizien”, duke ju referuar vizitës së kryeministrit në kryeqytetin francez dhe mos dhënies së dakordësisë për marrëveshjen.

Pas dështimit të konsensusit dhe djegies së afatit të vendosur nga palët me 31 maj, loja e Edi Ramës me reformën zgjedhore ka vijuar edhe sot me datë 2 qershor. Në një prononcim për mediat, kryeministri nuk pranoi të komentonte asgjë për pikat ku ka mbetur reforma. Nuk pranoi të shpjegonte se cilat janë arsye se përse PS-ja nuk pranon verifikimin e votuesve, vendosjen e komisonerëve të opozitës dhe mbi të gjitha çfarë e pengon Shqipërinë që derisa të hyjë në BE, të ketë qeveri kujdestare për zgjedhjet. Standardi që po kërkon të vendos opozita me këtë reformë zgjedhore, për qeverinë kujdestare, është i njëjtë me Maqedoninë e Veriut. Bile edhe me Greqinë. Mirë që PS-ja harroi premtimin e votës së emigrantëve dhe reforma nuk do të sjellë modele si në vendet e BE, por të paktën kryeministri duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se përse zgjedhjet nuk mund të bëhen as me standardin e Maqedonisë së Veriut.

Në vend të këtyre shpjegimeve, kryeministri u shfaq sot me një ide të re. Ai tha se nuk do të ishte keq të takohej me Lulzim Bashën dhe të diskutonin për reformën. Ftesat në politikë janë normale dhe përgjithësisht dialogu mes kundërshtarëve është zhvillim pozitiv. Por në këtë fazë ku ndodhet reforma zgjedhore dhe kriza politike në vend, ideja e Ramës nuk është ftesë negociatash, por ftesë për pazar. Mundet si me 17 maj 2017 për pazar ndërkohë që asokohe Rama vodhi zgjedhjet në pabesi nga marrëveshja.

Tashmë palët politike i kanë të qarta qëndrimet e tyre. Opozita ka hedhur në tavolinë kërkesat e saj për reformën dhe qeveria ose i pranon ose i rrëzon dhe shkon e voton reformën me Rudina Hajdarin. Por nëse vendos t’i rrëzojë duhet të mbajë dhe përgjegjësinë e dështimit me procesin e integrimit.

Por edhe përplasjen civile e cila në këto zgjedhje do jetë e pashmangshme dhe fatale, sepse siç po vepron Rilindja, po shkohet në zgjedhje me hunjë në krah e me gurë në duar!

Reforma zgjedhor është kusht i BE-së që po përmendet këto ditë me forcë që nga diplomatët dhe deri zyrtarët e lartë të BE-së. Opozita e ka dhënë konsensusin për pjesën e saj, ndërsa tani i takon qeverisë të vendos nëse do të hapë negociatat apo të prodhojë kaos politik. Lojërat e shpikjes së kërkesave të reja, bllokimi i reformës dhe tallja me negociatat për të përfunduar te takimi kokë më kokë Rama-Basha, nuk sjellin reformë zgjedhore. Këto lëvizje, maksimumi tregojnë se kryeministri e ka hallin te pazari politik, jo te standardet dhe aq më pak të hartimi i një reformë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Një gjë mbetet e sigurtë: Nëse Rama nuk tërhiqet, opozita do hyjë në zgjedhjet parlamentare, por si përfundojnë ato nuk dihet. Por do jenë zgjedhje dramatike për fajin e kryeministrit. /Koha Jone/

Etiketa: BashaRamareforma

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
Para

"Si duhet të jetë nusja jote?", Noizy jep përgjigjen e papritur

TË GJITHA

“Luftë” për ushqim në Gaza, shembet ballkoni dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com