• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

George Clooney: Racizmi është pandemia e amerikanëve

15:16 : 02/06/2020
në SHOW BIZ

Aktori i famshëm 59-vjeçar, George Clooney, përmes një eseje të postuar i është adresuar vdekjes së fundit të qytetarit nga Minneapolisi, George Floyd, i cili e humbi jetën pasi një polic i vuri gjurin në fyt për nëntë minuta, gjatë kohës sa po e arrestonte atë në Minnesota.

Ngjarja tragjike ndodhi javën e kaluar dhe nga atëherë, polici përgjegjës për vdekjen e afrikano-amerikanit, Derek Chauvin, është pushuar nga puna si dhe është paditur për vrasje të shkallës së dytë, transmeton Koha.

Veprimi i policëve të përfshirë në këtë ngjarje e cila bëri bujë në mbarë botën, cilësohet të ketë motive raciste dhe kështu ka shkaktuar protesta shpesh të dhunshme të cilat po vazhdojnë ende.

Prandaj, Clooney ka vendosur që përmes shkrimit të tij t’i lavdëroj reagimet e njerëzve ndaj trajtimit sistematik mizorë të afrikano-amerikanëve.

Lexo edhe:

“Të poshtëruar dhe izoluar”/ DW: Racizmi shkakton sëmundje, emigrantët përjetojnë çdo ditë agresion

Rrëfimi i rrallë i George Clooney: Më kanë ngacmuar seksualisht

Në esenë e aktorit të postuar në “The Daily Beast”, shkruhej: “Sa herë i kemi parë afrikano-amerikanët në vendin tonë duke u vrarë nga policia? Tamir Rice, Philando Castile, Laquan McDonald, janë vetëm disa prej tyre prandaj nuk ka asnjë dyshim që, George Floyd, është vrarë me vetëdije të plotë. Në videot e postuara në rrjetet sociale ne e pamë atë duke e dhënë frymën e fundit, në duart e katër policëve. Dhe tani po e shohim një reagim tjetër të njerëzve ndaj trajtimit sistematik mizorë të një pjese të madhe të qytetarëve tanë, siç i kemi parë edhe në vitet 1968, 1992 dhe 2014. Ne nuk e dimë kur do të qetësohen këto protesta. Por shpresojmë dhe lutemi që askush tjetër të mos vritet. Gjithashtu jemi të vetëdijshëm që shumë pak gjëra do të ndryshojnë pas tyre.”

Ylli i filmit “Money Monster” bëri thirrje për ndryshime rrënjësore për t’i dhënë fund racizmit dhe paragjykimeve në vend, si dhe e krahasoi këtë situatë të tanishme me pandeminë e fundit të koronavirusit.

“Zemërimi dhe zhgënjimi që po e shohim teksa shpërthen sërish në rrugët e qyteteve amerikane, na e rikujton sa pak jemi rritur dhe zhvilluar si shtet nga mëkati ynë fillestar i skllavërisë. Fakti që nuk po blejmë dhe shesim qenie njerëzore, nuk është simbol nderi për ne. Kemi nevojë urgjente për ndryshim sistematik në zbatimin e ligjit dhe në sistemin e drejtësisë penale… Racizmi është pandemia jonë. Na infekton të gjithëve dhe pas 400 vjetëve, ne ende nuk e kemi gjetur një vaksinë për të,” shtoi tutje aktori.

Clooney gjithashtu e kritikoi presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe u kërkoi qytetarëve të vendit të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për dikë që reflekton drejtësi themelore për të gjithë, në mënyrë të barabartë.

Aktori tha se nuk kemi nevojë për liderë të cilët nxisin urrejtje dhe dhunë, prandaj është e rëndësishme që secili amerikan të dalë dhe të votojë në zgjedhjet e muajit nëntor.

Etiketa: George ClooneyProtestat në SHBAracizmi

Lajme të lidhura

Protestat kundër racizmit
BOTA

“Të poshtëruar dhe izoluar”/ DW: Racizmi shkakton sëmundje, emigrantët përjetojnë çdo ditë agresion

08:25 : 17/01/2024
BOTA

Rrëfimi i rrallë i George Clooney: Më kanë ngacmuar seksualisht

13:22 : 07/12/2022
SHOW BIZ

Në formë perfekte në moshën 61-vjeçare, sekreti i George Clooney

11:00 : 20/06/2022
SHOW BIZ

Aktori refuzon 35 milionë dollarë për një ditë pune: Fola me gruan dhe më tha nuk ia vlen

10:00 : 04/12/2021
Foto nga BBC.com
SPORT

Racizmi në ndeshjen Hungari-Angli, FIFA nis hetimet. Ja si mund të përfitojë Shqipëria

19:30 : 04/09/2021
SHOW BIZ

Humbi 25 kilogramë për rolin e ri, George Clooney përfundon në spital

14:34 : 10/12/2020
Para

Dy shqiptarë përfundojnë në qeli, kundërshtuan policinë kosovare në Morinë

TË GJITHA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com