• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Delekracia dhe si të shpëtojmë prej saj

12:48 : 25/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Duke ndjekur groteskun e vendim-marrjeve irracionale, situatat e pazakonta që jemi gjendur si shqiptarë jo rrallëherë përgjatë dekadave të tranzicionit por që janë shumëfishuar si epidemitë dhe pandemitë e viteve të fundit, të vjen ndër mendje një shprehje e briliantit Groucho Marx: “Politika është arti i të kërkuarit telashe, e gjetjes së tyre kudo, duke i diagnostifikuar gabim dhe natyrisht duke i kuruar në mënyrë të gabuar”.

Asgjëkundi nuk duket kjo më e vërtetë se sa në Çudiristanin ku baresin qënie që janë gati të justifikojnë çdo vendim të hyqymetit pa vënë në punë asnjë qelizë njerëzore se përse duhet të pranojmë cdolloj forme propagande, përse duhet të vazhdojmë të ecim nëpër shtigje të pashkelura, përse merret një vendim-marrje idiote pa asnjë filtër, përse qeveriset pa ligje por me facebook, përse shembet një indicie e memories urbane në bash të 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet, përse “pylli orbital” prej betoni po ngushton çdo ditë cdo hapësirë jetike për një shoqëri që të quhet e tillë.

Këto dhe shumë pikëpyetje simotra mund të shqetësojnë cilindo qytetar që e ka të lidhur ekzistencën e vet me polis-in, që mendon se politika është pikërisht forma e komunikimit për të gjetur zgjedhje racionale për shkak se kudo ku ekziston gjurrma njerëzore dy janë premisa të pakundërshtuetshme dhe të vërtetuara katërcipërisht empirikisht: konflikti njerëzor dhe pamjaftueshmëria e burimeve. Bazuar mbi këto dy premisa fillestare, nevoja e dialogut, e aktit politik, e mbrojtjes së publikes, e pajtimit të interesave të kithëta, e gjendjes së kompromisit, e arsyetimit racional, e nevojës për dialog për të shmangur konfliktin shoqëror, janë imperative dhe pa to nuk mund të dalim nga gjendja e luftës dhe e pasigurisë.

Nuk ka nevojë t’u referohemi indekseve të panumërta që publikohen çdo vit të tillë si Transparency International që na thotë se Shqipëria ka rënë 23 vende vetëm vitet e fundit, Doing Business që na tregon se liritë e biznesit janë përkeqësuar duke rënë pikiatë plot 19 vende, Moneyval që na ka rigutur sërish në vendet e pastrimit të hapur të parave të pista çka çdo shqiptar e sheh në cmimet marramendëse të imobiliareve pa kurrfarë raporti me të ardhurat mesatare me punë të ndershme, apo së fundmi Freedom House që na thotë se po rrëshkasim me shpejtësi drejt një dmeokrature apo demokracie hibride, pra thënë shkurt, rreziku është të përfundojmë në një kohë jo fort të largët në autoritarizëm. Por edhe këtë propaganda do të mundohet të na e shesë si diktaturë të ndritur, lindur nga nevoja për të bërë shtet nga bravoçunat.

Lexo edhe:

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

Shitja e sapunit për djathë nuk është as risi, as përbën lajm në një vend ku ndonëse ka pluralitet mediumesh informative, ka gjithashtu një fragmentarizim që nuk përbën pol mendimi si kundërpeshë ndaj regjimit, ka propagandë që nuk mbulohet dot me gjethe fiku ditën për diell dhe ku paratë e taksapaguesve shkojnë për të mbajtur me serum një pushtet që i ka humbur legjitimiteti qyshkur. Kur narrativat sendërtohen dhe keqpërdoren për të baltosur kundërshtarët, të cilët konsiderohen jo rastësisht armiq që duhen asgjësuar.

Që përsëritet rëndom frazeoogjia dembele dhe banale që ja ikën këta, kush do vijë, a thua në shekullin e 21, ka pak asete intelektuale, profesionstë dhe qytetarë të mirë dhe të përkushtuar që duan dhe dinë ta bëjnë këtë vend. Demokracia nuk është një e dhënë përfundimtare. Sikundër na kujton Will Rogers, nuk ka pasur asnjëherë asnjë demokraci që në një moment apo tjetër nuk ka përfunduar duke bërë vetvrasje. Dhe për mos të përfunduar deri aty duhet të kemi parasysh çfarë na kujton Franklin D. Roosvelt, një nga tre presidentët më të mëdhenj amerikanë të të gjitha kohëra kur thotë se: “Demokracia nuk mund të funksionojë nëse ata që zgjedhin, nuk zgjedhin mencurisht. I vetmi mbrojtës i demokracisë është kësisoj edukimi”.

Etiketa: delekraciakalemajShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

22:50 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizëm elitar, të huajt ankohen për plehrat në forumet e udhëtimit me mijëra ndjekës

08:10 : 06/08/2025
AKTUALITET

Blerja e shtëpisë së parë në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për qytetarët

19:27 : 05/08/2025
Para

Çiljeta Xhilaga habit me deklaratën: Kam bërë rolin e detektives

TË GJITHA

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025

Gara për supremacinë Artificiale/ ChatGPT mposht Grok-un e Musk në turneun e shahut

20:02 : 08/08/2025

Plani për Gazën sjell më shumë mjerim për palestinezët dhe një risk të madh për Netanyahun

20:00 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com