• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Ja si realizohet testi i imunitetit (VIDEO)

20:00 : 16/05/2020
në SHENDETI

Një gjilpërë e vogël futet në një venë të krahut dhe së shpejti, gjaku shikohet teksa rrjedh përmes një kordoni në një tub të vogël në një test për antitrupat e koronavirusit të ri. Tubi, i mbushur me gjak, futet në një centrifugë dhe rrotullohet për rreth 10 deri në 15 minuta, me serumin nga qelizat e gjakut që dalin në majë dhe trombocitet nën të.

Pasi serumi dhe trombocitet janë ndarë plotësisht, tubi është i gatshëm të dërgohet në laborator për testim. “Për këtë test të veçantë të antitrupave, ata kanë nevojë për pjesën serum të gjakut tuaj dhe kështu që ne e bëjmë atë në centrifuge”, thotë Bianca Torres, “Flebotomiste Onemedical”.

Për dallim nga testet për të diagnostikuar sëmundjet, testet e antitrupave tregojnë se kush është infektuar dhe shëruar. Trupi prodhon antitrupa si kundërpërgjigje ndaj shumë sëmundjeve dhe infeksioneve, përfshirë koronaviruset e tjera. Testet e reja të gjakut janë duke u zhvilluar për të identifikuar antitrupa unike për SARS-CoV-2, emri zyrtar i koronavirusit të ri.

Testet kërkojnë dy lloje të antitrupave: imunoglobulin M (IgM) dhe G (IgG). Trupi prodhon shpejt antitrupa IgM për sulmin fillestar të tij kundër infeksioneve. Kjo i bën antitrupat IgG më të ngadaltë dhe i ruan ata më gjatë; Antitrupat IgG sugjerojnë imunitet të mundshëm.

Doktori Andrew Diamond, shefi mjekësor i klinikës “One Medical”, thotë se testet serologjike luajnë një rol tepër të rëndësishëm. “Testet tona serologjike dërgohen në LabCorp ose Quest, në varësi të siguracionit shëndetësor të personit që po testohet. Kur LabCorp, për shembull, e merr atë test, në të shumtën e rasteve ata përdorin reagentë dhe makineri të prodhuara nga Abbott. Ky është shitësi kryesor për LabCorp tani. Pra, ky është një test jashtëzakonisht me performancë të lartë”, thotë ai.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Testi i antitrupave i laboratorëve Abbott për koronavirusin e ri ka shumë të ngjarë të përcaktojë saktë nëse njerëzit kanë qenë infektuar ndonjëherë me virusin që përhapet me shpejtësi, tha kompania, duke cituar një studim në SHBA. Kërkuesit e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit raportojnë në gazetën Mikrobiologji Klinike që testi i Abbott kishte një specifitet prej 99.9% dhe një ndjeshmëri prej 100%, duke sugjeruar shumë pak pozitivë falsë dhe pa negativë të rremë. Testet e antitrupave mund të tregojnë nëse një person është infektuar ndonjëherë dhe konsiderohen thelbësore në përpjekjet për t’i rikthyer amerikanët në punë dhe të sigurt, pasi prania e antitrupave ndaj virusit tregon imunitet të mundshëm ndaj ndonjë infeksioni të ardhshëm.

Ekzaminimet nga Abbott nisën muajin e kaluar nën rregullat më të zbutura të Administratës së Shëndetit dhe të Barnave të Shteteve të Bashkuara, FDA, për disa teste të koronavirusit. Që nga ajo kohë, kompania ka marrë autorizim për përdorim urgjent nga FDA. Abbott tashmë ka dërguar më shumë se 10 milionë teste antitrupash në spitale dhe laboratorë. Firma farmaceutike zvicerane Roche thotë që testi i saj i antitrupave ka një normë specifike prej më shumë se 99,8% dhe shkallë të ndjeshmërisë prej 100%, dhe pret që të rrisë prodhimin në më shumë se 100 milionë teste në muaj në fund të vitit.

Testi i Roche ka marrë gjithashtu autorizim për përdorim urgjent nga FDA. “Kjo do të minimizojë numrin e pacientëve të mi që rezultojnë negativë në mënyrë false. Kjo më shqetëson mua, ashtu si dhe pozitivët falsë. Por do tregohem I sinqertë, mund të jetë e vështirëtë arrijmë atë informacion pasi kam kërkuar për të në disa nga këto teste”, thotë John Whyte, shef mjekësor i Webmd. Ai mendon se këto teste për antitrupa nuk mund të konsiderohen të saktë mjaftueshëm nëse do të kishte ndjeshmëri 95% dhe specifitet 95%.

Edhe eksperti tjetër Diamond bie dakord me këtë. “Le të themi se ato teste kanë 95% ndjeshmëri dhe 95% specifikë. Në atë skenar, është rezultati pozitiv fals që do të ishte më tepër shqetësues pasi leximi i gabuar do të ishte më i zakonshëm. Dhe kjo sepse prevalenca e gjendjes do të ishte aq e ulët”, thotë ai.

Ndërsa One Medical pranon se nuk dihet shumë rreth asaj se si prania e antitrupave ndikon në imunitetin nga koronavirusi i ri, doktori praktikant, Daniel Marcovici, tha që rezultatet e testit mund të lehtësojnë “ankthin për shumë njerëz dhe t’u japin atyre më shumë qartësi”.

“Shpeshherë, pacientët duan të mësojnë nëse janë ekspozuar ndaj Covid-19, ndoshta janë asimptomatikë, ose kanë pasur simptoma fillimisht por kanë menduar se ishin ftohur apo kishin grip. Pra, rëndësia e testit, në njërën anë, është t’u japë pacientëve më shumë qartësi, të lehtësojë ankthin. Dhe një tjetër efekt shumë me vlerë i këtij testi është se mund të na thotë ne pak më shumë lidhur me përhapjen e Covid-19”, thotë Daniel Marcovici.

Whyte tha se bazuar në viruse të mëparshme të ngjashme me atë të koronavirusit të ri, si SARS dhe MERS, prania e antitrupave zakonisht u jepte personave nga dy deri në tre vjet mbrojtje. “Kjo është një shenjë e mirë. Në raste të tjera si këto, antitrupat zakonisht japin mbrojtje. Për sa kohë? Ne nuk jemi të sigurt. Por nëse do të duhej ta merrja me mend, unë do të thosha se prania e antitrupave jep një mbrojtje, nëse është një test i saktë”.

Gati 70 teste të ndryshme të Acidit Ribonukleik ose antitrupave janë tani në dispozicion nën autorizimin e përdorimit urgjent nga FDA, por prodhuesit e këtyre testeve duhet të vazhdojnë të paraqesin të dhëna të saktësisë në agjencinë rregullatore përpara se të jepet miratimi përfundimtar. Testimi i më i gjerë i popullatës kërkohet nga shumë politikëbërës dhe ekspertë të shëndetit publik si një mjet kryesor për rihapjen e ekonomive të mbyllura dhe për zvogëlimin e çdo mundësie të shpërthimit të virusit në të ardhmen. Por këta ekspertë të shëndetit publik kanë thënë se kufizimet e testeve duhet të faktohen, dhe se shkencëtarët duhet të kenë kohë për më shumë hulumtime për të përcaktuar nëse antitrupat i japin njeriut imunitet kundër një infeksioni të ardhshëm nga Covid-19.

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Merr fund dilema/ Mashkull apo femër? Ja çfarë gjinie ka koronavirusi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com