• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Influenca ruse në Ballkan; synimet dhe metodat

08:23 : 15/05/2020
në BOTA, RAJONI

Rusia nuk e ka fshehur ndonjëherë se ushqen një interes të veçantë për Ballkanin. Përveç një vazhdimësie të politikave të Bashkimit Sovjetik, çfarë tjetër fshihet pas këtij interesimi? Si do të ndikohen dinamikat gjeostrategjike në Ballkan dhe përtej nga kjo vëmendje e Moskës ndaj rajonit? Qendra e NATO- s për Komunikim Strategjik zhvilloi një diskutim mbi këtë temë. Kolegia Ardita Dunellari ka përgatitur një përmbledhje:

Megjithëse flitet shumë për ndikimin rus në Ballkan, ky ndikim mbetet shumë më abstrakt krahasuar me lidhjet që ka rajoni me strukturat euro-atlantike, thotë Profesor Dimitar Bechev:

“Ballkani Perëndimor, vendet që përfshiheshin në ish Jugosllavi, pritet që të përfshihen një ditë në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa Rusia nuk ka një strategji të ngjashme për këto vende. Edhe në ëndrrat më fantastike të nacionalistëve rusë, Serbia e vende të tjera ballkanike nuk do të bëhen ndonjëherë pjesë e një pakti ekonomik apo organizate, ku Rusia t’i mbështesë financiarisht apo të luajë një rol të krahasueshëm me atë të strukturave perëndimore”.

Vëmendja e Kremlinit ndaj Ballkanit ka si qëllim përfundimtar Perëndimin dhe interesin e Moskës që të pengojë dhe devijojë planet afatgjata të aleancave perëndimore, thotë Profesor Bechev.

“Strategjia e Rusisë ndaj Ballkanit është në funksion të marrëdhënieve ruse me Perëndimin. Kur këto marrëdhënie ecin mirë për arsye pragmatike, Rusia nuk u bie shumë ndesh politikave të Perëndimit. Kur ndezen përplasjet, Rusia ka tendencë ta shohë Ballkanin si thembra e Akilit për Aleancën Perëndimore, një rajon ku ajo mund të ushtrojë influencën e saj dhe në mënyrë të tërthortë t’ia vështirësojë punët NATO- s dhe Bashkimit Evropian,” thotë Prof. Bechev.

Lexo edhe:

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

Studiuesi Bechev thekson se megjithëse zhvillimet në Ballkan nuk janë pikësymini primar i politikës së jashtme ruse, manovrat e Moskës kanë pasoja konkrete në politikën ballkanike, sidomos kur aktorët lokalë përpiqen ta përdorin mbështetjen e Moskës për të demonstruar forcë.

Udhëheqësit politikë në Beograd dhe politikanët serbë në Republikën Serbe të Bosnjës i shfrytëzojnë rregullisht lidhjet me Moskën për të forcuar pozitat e tyre.

Moska e ushtron influencën e saj duke u ofruar vendeve ballkanike pajisje e teknologji ushtarake, por edhe përmes një fushate intensive informative, si përmes agjencisë shtetërore e lajmeve Sputnik, që operon në Ballkan:

Milan Jovanović është studiues pranë Këshillit të Atlantikut në Mal të Zi. Organizata e tij ka studiuar influencën e Kremlinit në opinionin publik në territorin e ish-Jugosllavisë:

“Këto fushata dizinformimi, këto grupe mediatike që përhapin fushata të tilla nuk synojnë thjesht që të përhapin një teori të caktuar. Ato synojnë gjithashtu që të minojnë besimin e popullatës tek media e mirëfilltë dhe tek sistemi demokratik,” thotë zoti Jovanović.

Një tjetër problem, thotë zoti Jovanović është fakti që këto fushata dizinformimi gjejnë jehonë edhe në transmetimet e mediave lokale në disa vende ballkanike. Kjo ndodh në vende ku media u shërben synimeve të klasës politike në këto vende. Në vende ku klasa politike në pushtet përfiton nga mbështetja ruse, media dominuese i bën jehonë propagandës ruse, thotë ai:

“Zbuluam një lidhje të qartë mes synimeve të politikës së jashtme të një vendi dhe reagimit të medias dominante në këtë vend. Kjo shihet në Serbi, në Republikën Serbe të Bosnjes. Por nëse analizon vende pro-perëndimore si Mali i Zi, Bosnja apo Shqipëria, sheh dallim të madh në reagimin apo përcjelljen e propagandës ruse”.

Nuk ka një metodë të thjeshtë për t’i prerë rrugën influencës ruse, thonë ekspertët. Ata rekomandojnë një vëmendje më të madhe ndaj edukimit të popullatës për mendim kritik. Një rëndësi të veçantë, shtojnë ata, ka angazhimi i pandryshuar i organizmave euroatlantike ndaj Ballkanit Perëndimor si garancia më e mirë që këto vende të ruajnë kursin drejt Perëndimit.

/VOA/

Etiketa: Rusi

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

15:41 : 01/06/2026
BOTA

Rumania e konfirmon: Droni që goditi ndërtesën e banimit, është rus “Geran-2”

12:13 : 01/06/2026
BOTA

‘Fuqia e imazhit’/ Si u kthye Vladimir Putin në liderin më jetëgjatë pas Stalinit

15:30 : 31/05/2026
BOTA

NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani

09:22 : 31/05/2026
BOTA

Rutte pas rrëzimit të dronit rus në Rumani: NATO është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit

15:16 : 29/05/2026
Para

Këngëtarët shqiptarë i kundërvihen ministres: Hë më thuaj ti tani. Të qesh apo të dh*hem t’u qesh?

TË GJITHA

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom