Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, në një lidhje me ‘Top Talk’, ka komentuar dhe nismën e untidt të qeverisë për të legalizuar hashashin për qëllime mjeksërore.
Shehi theksoi se kjo është një lojë e vjetër me të cilën Rama kërkon të blejë zgjedhjete vitit të ardhshëm.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Çfarë ju thotë nisma e Ramës për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore?
Shehi: Është në vazhdën e nismës që ka filluar një herë me legalizimin e parave të kanabisit. Tani me sa duket nuk ishte shumë e suksesshme kjo, nuk krijoji entuziazëm brenda botës së krimit dhe tan u sajua kjo tjetra, që po u çon sinjal atyre miqve të vetë të kanabisit që mund të fillojmë ta mbjellim ligjërisht.
Të gjitha këto janë në funksion të zgjedhjeve që po vijnë. Gjithmonë kjo punë ndodh për para se të ketë zgjedhje i bëhet sinjal botës së krimit.
Na u dashka një ligj për të mbjellë kanabis që na u dashka që çështje shëndetësore, unë them që për çështje shëndetësore nuk na duhen më shumë se 200-300 kilogram, këto janë mbledh me tonelata. Vetëm vjet italia kapi 50-60 ton, kjo është ironi, kjo është për të qeshur, për tu tallur me shqiptarët.
Kjo është një sinjal atyre zotërinjve që e kanë profesion. Kjo gjë është diskutuar edhe në 2016.