• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Alarmojnë mjekët: Një sëmundje shumë e rrezikshme po shfaqet tek fëmijët

22:08 : 09/05/2020
në BOTA, SHENDETI

Një pesë vjeçar vdiq në Nju Jork nga një sëmundje e rrallë që po haset tek disa fëmijë, që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut dhe besohet të ketë lidhje me koronavirusin. Është një rrezik i ri i mundshëm për fëmijët në këtë situatë pandemie. Një fëmijë tjetër shtatë vjeçar gjithashtu vdiq në Nju Jork, por autoritetet spitalore thonë se është herët të arrihet në përfundimin se shkaku ishte koronavirusi. Njoftimin për pesëvjeçarin nga sëmundja e rrallë e quajtur Kavasaki, e dha Guvernatori Andreë Cuomo të premten në konferencën e përditshme për shtyp.

Zoti Cuomo tha se zyrtarët e shëndetësisë po ndiqnin 73 raste të ngjashme në gjithë shtetin e Nju Jorkut, ku fëmijët me COVID-19 po shfaqnin simptoma të sëmundjes Kavasaki, një sëmundje e rrallë.

“Megjithëse rrallë, po shohim disa raste kur fëmijët e sëmurë me COVID, mund të preken nga sëmundja Kavasaki që shkakton acarimin e enëve të gjakut”, tha ai.

Dhjetra fëmijë amerikanë janë shtruar në spital me këtë pezmatim serioz që është hasur për here të parë në Evropë, përfshirë një foshnjë gjashtë muajshe në Kaliforni.

Temperatura, dhimbjet e barkut dhe acarimi i lëkurës, janë simptoma të zakonshme, ndërsa disa fëmijë në Nju Jork kanë pasur miokardit, një gjendje e rrezikshme e zemrës, që kërkon trajtim intensiv. Shumë prej tyre kishin ose kishin kaluar koronavirus.

Lexo edhe:

E frikshme/ Shkon mbi 100 numri i fëmijëve të prekur nga sëmundja misterioze

Prindërit britanikë japin alarmin/ Një sëmundje misterioze po prek fëmijët e tyre

“Po shohim fëmijë që kanë pasur temperaturë për tre-katër ditë. Me kruarje, acarim të lëkurës në gjithë trupin, ose në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve, diçka e pazakontë”, thotë Dr. Steven Kernie, i Spitalit të Fëmijëve, Morgan Stanley në Nju Jork.

Organizata mjekësore në Britani, Itali dhe Spanjë paralajmëruan mjekët muajin e kaluar për këtë sëmundje.

Disa doktorë thonë se rastet e Nju Jorkut i shtojnë gjasat se sindroma është një komplikim i rrallë i COVID-19, megjithëse ende nuk është provuar.

“Po shohim që në disa raste, edhe pse të rralla, disa fëmijë kanë një reagim më të fortë, tepër acarues për zemrën”, thotë Dr. Adriana Tremoulet, mjeke në spitalin e fëmijëve, Rady në San Diego dhe nëndrejtore e Qendrës për Studimin e Kavasakit në Universitetin e Kalifornisë.

Rreth 3 mijë fëmijë amerikanë diagnostikohen me sëmundjen Kavasaki çdo vit, kryesisht nën 6 vjeç dhe djem. KJo sëmundje është diagnostikuar për herë të parë në fëmijët japonezë.

Fundjavën e kaluar, studiues, mjekë dhe zyrtarë shëndetësie amerikanë dhe ndërkombëtarë, diskutuan javën e kaluar dhe arritën në përfundimin se fëmijët e prekur duhet të trajtohen në spitale ku kujdesi intensiv është në dispozicion, pasi gjendja e disa fëmijëve keqësohet me shumë shpejtësi.

Megjithatë mjekët ende besojnë se shumë fëmijë me COVID-19 do të kenë vetëm një rast të lehtë./VOA

Etiketa: #semundje#boldnews

Lajme të lidhura

BOTA

E frikshme/ Shkon mbi 100 numri i fëmijëve të prekur nga sëmundja misterioze

22:27 : 13/05/2020
BOTA

Prindërit britanikë japin alarmin/ Një sëmundje misterioze po prek fëmijët e tyre

21:46 : 30/04/2020
SHENDETI

E frikshme/ Përveç koronavirusit, një tjetër sëmundje misterioze po vret njerëzit

22:08 : 22/04/2020
Para

"I mbipushtetshmi kundër gjithë vendit"/ Manjani: Problemet zgjidhen me ikjen e Ramës

TË GJITHA

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025

U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan/ VIDEO

12:55 : 08/06/2025

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

12:45 : 08/06/2025

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025

Vodhi para në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

12:33 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com