• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

13500 biznese nuk kanë aplikuar për ndihmën e punonjësve/ Thirrja nga Tatimet

20:47 : 09/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Tatimet u kanë bërë sërish thirrje bizneseve që të aplikojnë në mënyrë që punonjësit e tyre të përfitojnë nga paketa financiare 2. Ndonëse nga kjo paketë janë planifikuar të përfitojnë rreth 176 mijë persona, numri i aplikimeve është pak më shumë se 100 mijë.

Bizneset janë ankuar nga ana e tyre se nuk arrijnë të bëjnë aplikimin për shkak të procedurave dhe afateve kur kanë larguar punonjësit nga puna.

Tatimet bëjnë të ditur se 13.5 mijë biznese nuk kanë aplikuar për ndihmën e punonjësve të tyre.

Në njoftim thuhet:

Duke qenë së aplikimi për punonjësit përfitues duhet të kryhet nga subjektet, të cilët plotësojnë kushtet sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë subjekteve, të cilët ende nuk kanë aplikuar, që të plotësojnë Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare. Masat përfituese sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020 janë:

Lexo edhe:

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe prishjes së banesave

Përqëndrimi i ekonomisë në Tiranë – Durrës po rrit pabarazinë rajonale

Masa 1

Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.

Masa 2

Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.

Masa 3

Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)

Masa 4

Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

Aplikimet për përfituesit e masave 1 dhe 4 do të verifikohen dhe trajtohen nga DRT, ndërsa trajtimi i aplikimeve për subjektet përfitues të masave 2 dhe 3, është automatik, pra pas dorëzimit të Formularit të plotësuar, në seksionin Statusi shfaqet shënimi Miratuar, që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh, sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020.

Duke qenë se aktualisht janë 13,571 subjekte përfitues për masën 1,2,3 dhe 4, të cilët ende nuk e kanë plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, Drejtoria e Pëergjithshme e Tatimeve iu bën thirrje për plotësim të Kërkesës, të gjithë subjekteve sipas listave bashkëngjitur.

Duke klikuar në https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1375/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020, mund të njiheni me mënyrën e aplikimit për dorëzim të Kërkesës për Përfitim të ndihmës financiare sipas paketës nr.2. /Monitor/

Etiketa: biznesepunonjesTatime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe prishjes së banesave

16:12 : 10/09/2025
AKTUALITET

Përqëndrimi i ekonomisë në Tiranë – Durrës po rrit pabarazinë rajonale

10:35 : 07/09/2025
AKTUALITET

VIDEO-EMRI/ I maskuar me kapuç, punonjësi i pyjores kapet “mat” duke u kujdesur për kanabisin

12:46 : 05/09/2025
AKTUALITET

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

11:14 : 21/08/2025
AKTUALITET

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

13:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Përballja me zjarret/ Shqipëria me zjarrfikëse të vjetra dhe 25% më pak punonjës sesa standardi ligjor

08:18 : 14/08/2025
Para

Serbia dhe Maqedonia po e kalojnë më lehtë krizën, Shqipëria pritet të bjerë me 5%

TË GJITHA

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta sopranoja Luiza Çako, bashkëshortja e Gaqo Çakos

09:00 : 29/09/2025

Rama e shkarkoi, Veliaj çon në Kushtetuese vendimin: Është i paligjshëm

08:56 : 29/09/2025

Koha për dashuri të thellë dhe të vërtetë ka ardhur për këto 5 shenja horoskopi

08:53 : 29/09/2025

Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’

08:42 : 29/09/2025

DW: Gjermania i bie me sëpatë ndihmës për zhvillim

08:36 : 29/09/2025

Kuvendi pritet t’i hapë rrugë sot punës së 11 komisioneve parlamentare/ EMRAT e propozuar

08:34 : 29/09/2025

Cilat janë pasojat e mundshme të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it?

08:29 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com