Mjekët e Barcelonës, kishin paralajmëruar se rikthimi i skuadrave në fushën e lojës, pas një pezullimi total të aktiviteteve sportive do të sillte probleme fizike për lojtarët.
Nuk ka zgjatur shumë dhe diçka e tillë ka ndodhur pikërisht te Barcelona. Edhe pse duke u stërvitur me një ritëm të ngadalsuar, mbrojtësi Samuel Umtiti ka pësuar një dëmtim në pulpë. Lajmin e konfirmoi vetë klubi katalanas, ndërsa theksohet se nuk dihet ende për sa kohë sa do të mungojë francezi.
Futbollistët në Spanjë po stërviten që të jenë gati për momentin e rifillimit të kampionatit, nëse kjo do të ndodhë. Autoritetet ende nuk kanë dhënë “OK” -in dhe të gjithë janë në pritje.
MEDICAL NEWS | @samumtiti has a right calf injury. His progress will determine his availability for the coming workouts. pic.twitter.com/kFZxdEzfrp
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 9, 2020