• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshimet/ Fondi Shqiptar i Zhvillimit dyfishoi “fiktivisht” shifrën e tenderit për Qerretin (Dokumenta)

23:22 : 09/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE
Dritan Agolli, drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kryeministri Edi Rama

Dritan Agolli, drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kryeministri Edi Rama

Nga BoldNews.al

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) duket se ka dyfishuar në mënyrë “fiktive” vlerën e një tenderi për përmirësimin e infrastrukturës në Qerret, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si hartohen dokumentat në këtë institucion, i cili, ndër të tjera, po menaxhon dhjetra miliardë lekë për rindërtimin, pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Së fundmi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur rezultatet e tenderit mbi 1 milionë euro për infrastrukturën e zonës bregdetare të Qerretit.

Kontrata shkon për bashkimin e operatorëve “Stërkaj” dhe “Eral Construction”, të cilët paraqitën një ofertë prej rreth 550 mijë euro (700 milionë lekë të vjetra), thuajse sa gjysma e fondit limit, e cila ishte 1.25 miliardë lekë (të vjetra) pa TVSH.

Lexo edhe:

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

Kulla që mbulon Zotin me beton

Ligji “Për prokurimet publike” parashikon se një “ofertë anomalisht” e ulët konsiderohet vlera që është të paktën 20 përqind më pak sesa fondi limit.

Në situata të tilla, autoriteti kontraktor, në rastin konkret Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kërkon sqarime nga operatori ofertues, duke kërkuar siguri për ofrimin e shërbimit cilësor.

Në rastin e tenderit për Qerretin, referuar të dhënave zyrtare, Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk duket se ka kërkuar sqarime për ofertën “anomalisht të ulët”.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit duket se ka pasur një arsye thelbësore se përse nuk ka kërkuar sqarime të mëtejshme.

Në këtë tender, nga 22 kompani pjesëmarrëse, të paktën 11 prej tyre kanë paraqitur oferta në vlerë sa 50-60% e fondit limit. Pra, pjesa më e madhe e ofertuesve kanë paraqitur oferta “anomalisht të ulta”.

Kjo situatë, në dukje absurde, krijon dyshime për mënyrën se si është përllogaritur vlera e fondit limit nga ana e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Pikëpyetjet mbi “llogaritë” e Fondit
Logjika e tendera është kudo njëlloj-autoritetet qeveritare përllogarisin fondin limit në bazë të çmimeve mesatare të tregut dhe synojnë që të nënshkruajnë kontrata me ofertën më të ulët, për të kursyer para publike.

Por, në çdo rast, vlera më e ulët duhet të jetë brenda një logjike normale të tregut, për të mos cënuar cilësinë. Ligji shqiptar parashikon që oferta mund të jetë maksimalisht deri në 1/5 e fondit limit.

Por, në rastin për tenderin e Qerretit, gjysma e ofertuesve, plot 11 të tillë, kanë paraqitur oferta në vlerën 50-60 përqind më të ulët.

Kompanitë pjesëmarrëse në këtë tender, në përgjithësi janë të familjarizuara me procedurat tenderuese dhe e kanë të qartë çmimin që u kushton shërbimi që kërkoi Fondi Shqiptar i Zhvillimit për përmirësimin e infrastrukturës së Qerretit.

Pra, duket se problemi me çmimin e ekzagjeruar të fondit limit qëndron tek mënyra se si e ka përllogaritur vlerën Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Gjithësesi, në këtë tender, duket se diçka nuk ka shkuar sipas “përllogaritjeve” të fryra të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Fituesi, si edhe shumica e konkurentëve të tjerë, kanë ofruar vlera shumë më të ulta se sa ajo që kishte vendosur autoriteti kontraktor, duke i kursyer një sasi të konsiderueshme parash qytetarëve.

Por, nga ky tender, mund të ngrihen pikëpyetje për mënyrën se si hartohen dhe përllogariten vlerat e tenderave nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, sidomos tanimë që duhet të menaxhojnë mbi 100 milionë euro për rindërtimin e godinave të goditura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Dyfishim të shifrave për rindërtimin?
Qeveria Shqiptare ka ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli, ish-vartës i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, për të menaxhuar pjesën kryesore të procedurave të prokurimit publik për procesin e rindërtimit.

Së fundmi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur dy tendera, me vlera kolosale, që arrijnë në rreth 100 miliardë lekë (të vjetra). Këtyre dy tendera u shtohen edhe rreth 30 miliardë lekë (të vjetra), për të cilat është shpallur procedura pak javë më parë.

Në 27 Prill 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi njëkohësisht dy tendera;
1. Rindërtimi i banesave individuale, ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike, me fond limit rreth 62 miliardë lekë (të vjetra);

2. Ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim të detyruar (Programi i Rindertimit), me fond limit mbi 37 miliardë lekë (të vjetra).

Më parë gjatë muajit Mars, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender me 7 lote për “rindërtimin e objekteve arsimore në zonat e prekura nga tërmeti”, me një vlerë totale prej 40 miliardë lekë (të vjetra).

Nëse tenderat e rindërtimit janë hartuar nga i njëjti ekip personash që ka kryer përllogaritjet e fondit limit për përmirësimin e infrastrukturës së Qerretit, pikëpyetja kryesore mbetet; “A është reale fatura 130 miliardë lekë?”

Etiketa: deritan agolliEdi RamaFondi Shqiptar i Zhvillimittenderi i qerretit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
Para

Brenda botës së trazuar të Wuhan pas karantinës

TË GJITHA

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ Arrestohen 4 punonjës policie dhe një tjet ër

11:32 : 08/06/2025

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com