Deputetja Mirela Kumbaro u përball me një incident të sikletshëm në Kuvend teksa po mbante fjalim, kur në mënyrë të papritur iu zbërthye këmisha, duke i dal në pah reçipetat.
Kjo ndodhi e javës pushtoi të gjitha mediet, dhe imazhi me këmishën zbërthyer nuk i shpëtoi syrit të publikut.
Lidhur me këtë ndodhi, e ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin, Mirela Kumbaro e ka komentuar interpretimin që iu bë nga media, si një banalitet. Ajo ka theksuar se interpretimi i kësaj ndodhie tregoi edhe njëherë se sa e prapambetur dhe e pa emancipuar është shoqëria shqiptare.
Biseda:
Mirela Kumbaro: Në radhë të parë unë jam kundër çdo lloj…ju e quajtët lajm por do më lejoni t’ju korrigjoj, ishte një banalitet. Po të ishte banalitet nuk do ishte problem, por këto bëhen seksiste dhe bëjnë objekt debati dhe diskutimi gratë. Këto moderatoret si ju, dëshmojnë një nivel shumë të ulët të emancipimit të medieve.
Banaliteti dhe mediokriteti është ende një virus shumë i rëndë, i cili nuk do të dalë me karantinën. Do na duhet një luftë e gjatë emancipimi për të luftuar ndaj këtyre qëndrimeve. Që një pjesë mediokre të merret me këto, sigurisht na duhet të bashkëjetojmë mediokritetin. Por kur mediat përpara se sa të japin lajmet që vërtet i interesojnë komunitetit, mbushin për like rrjetet me mediokritete
S’kam asnjë lloj kompleksi, as një lloj problemi. Mendoj se e injoroj. Kaq!
Rudina Magjistari: Si u ndjetë ju kur e kuptuat që ajo gjëja po ndodhte?
E vlerësoj shumë këtë pyetje dhe shumë faleminderit që ma bërë. Turpi është një ndjenjë që duhet të na lindë, për veprimet e ndërgjegjshme ose të pandërgjegjshme që ne i bëjmë në dëm të shoqërisë, apo duke shkelur ato parime të cilat pretendojmë se bashkëjetojmë në shoqëri. Çdo gjë tjetër që ka të bëjë me pamjen, me incidente, me trupin, me veshjen, me flokët , me fytyrën, me kokën me këmbën, nuk mund të jenë pjesë e trupit. Janë pjesë e jetës. Sepse jemi të gjithë njësoj. Edhe nëse është ndonjë gjë që nuk më ka ngjallur kurrë turp, është trupi im.