• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy të vërteta alternative për viktimat e pandemisë

19:50 : 05/05/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Ashtu sikurse ndodh rëndom në Shqipëri, edhe gjatë kësaj pandemie po përplasen dy të vërteta, ajo e qeverisë dhe ajo e opozitës, të cilat janë po aq larg realitetit sa njëra edhe tjetra.

Në njërin version, ashtu si të gjithë autokratët e ruzullit, Edi Rama ka nisur fushatën për të propoganduar se numri i ulët i viktimave nga Covid -19 është si pasojë e përballjes që kabineti i tij bëri me sëmundjen. Ai nuk do të njohë as mungesat dhe mashtrimet me maskat, as numrin rekord minimal të testimeve, që janë të domosdoshme sidomos për fazën e hapjes dhe as frikën e fillimit, se mos mbeteshim pa shtretër në reanimacion dhe pa respiratorë për të prekurit rëndë. Deviza e Ramës është sa populiste aq dhe e thjeshtëzuar: “po të mos ishin ndjekur masat që vura unë, do kishim pasur atë shifrën e llahtarshme të 18 mijë të vdekurve që ishte parashikuar”.

Nga ana tjetër, e shqetësuar se mos vala e butë e sëmundjes në vend i atribuohet si meritë armikut të saj më të madh, e kompleksuar nga propaganda sa e pandalshme dhe e pacipë e kryeministrit, opozita po i bie borive të një tjetër ‘të vërtete alternative”. Sipas asaj që tha Monika Kryemadhi të hënën në mbrëmje në “Open”, apo sipas asaj tek e cila këmbëngul prej kohësh Berisha, raporti i 31 të vdekurve dhe 570 të shëruarve është i trukuar, pasi tek viktimat nuk përfshihen ata që kanë ndërruar jetë gjatë muajve janar edhe shkurt, apo nga sëmundje të tjera që nuk janë shënuar si Covid-19.

Ndonëse në ndonjë rast episodik ky pretendim mund të lërë vend për dyshime, kjo nuk e ndryshon aspak faktin se nga faza e parë e kësaj flame vendi doli me shumë pak dëme në jetë njerëzore.

Lexo edhe:

Shpërthen virusi vdekjeprurës i transmetuar nga lakuriqët e natës në Indi, rrezik për pandemi

Pandemia COVID-19/ Mjeku ndan studimin: Numri i lartë i vdekjeve dyshohet se ka ardhur nga vaksinat

Pra konkluzioni është se përballja me këtë fatkeqësi shëndetësore, nuk mund të quhet as fitore dhe as dështim i qeverisë. Çdo përpjekje për të predikuar qoftë njërën dhe qoftë tjetrën është thjeshtë një mashtrim.

E vërteta është krejt e ndryshme dhe ajo konsiston në faktin se, tani për tani, për fatin tonë, ne u renditëm mes atyre vendeve ku zjarri dhe furia e këtij ‘armiku’ nuk goditën me forcën e tyre më të madhe.

Se përse ndodhi kështu dhe a do të kemi këtë fat edhe kur flama të rikthehet, a do të jemi po kaq të mbrojtur deri sa të mbërrijmë tek imuniteti i masës apo deri sa të shpiket vaksina, këto janë pyetje për të cilat përgjigjet nuk mund të kërkohen as në selinë e PS as në atë të PD-së.

Ai është një domen i kërkuesve, shkenctarëve dhe epidemiologëve. Vetëm ata do të jenë në gjendje të na thonë, ndoshta një ditë, se përse vendet ish komuniste u goditën më pak nga kryeqëndrat e zhvilluara të perëndimit, se përse Siçilia e prapambetur pati më tepër fat se Lombardia, se përse Gjermania Lindore nuk u prek aq fort sa Bavaria, apo Portugalia aq rëndë sa Spanja.

Vetëm ata do të mund të na tregojnë, nëse kjo ka të bëjë me sjelljen e ndryshme sociale, me genet dhe konstruktin e gjithëkujt, apo ndoshta më politkat e vaksinimit.

Brenda kësaj enigme, ende të pa zbërthyer botërisht, gjentet edhe misteri i dëmeve të vogla në jetë njerzore që pati Shqipëria. Prandaj, të duash të luash duke e interpretuar atë, qoftë siç bën njëra palë dhe qoftë siç bën tjetra, është në rastin më të mirë qesharake. është të bësh politikë për shtresën më injorante që pret të bindet nga ajo që i thotë partia, pa dëgjuar më parë se në ç’përfundime ka arritur shkenca. /Lapsi/

Etiketa: Bushatipandemiviktimat

Lajme të lidhura

BOTA

Shpërthen virusi vdekjeprurës i transmetuar nga lakuriqët e natës në Indi, rrezik për pandemi

08:28 : 25/01/2026
AKTUALITET

Pandemia COVID-19/ Mjeku ndan studimin: Numri i lartë i vdekjeve dyshohet se ka ardhur nga vaksinat

13:26 : 08/12/2025
AKTUALITET

Dekreti i Begajt/ “Shpërthen” Bushati: Vendosën ta bajgosnin, kemi futur një lopë në Presidencë

21:33 : 02/10/2025
AKTUALITET

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Pas pandemisë virozat janë bërë më agresive”, pediatria: Fëmijët me temperatura shumë të larta

10:28 : 15/09/2025
Para

Pandemia/ ‘Alba Përkthime’ në ndihmë të shqiptarëve në Greqi, lehtëson procedurat e dokumenteve

TË GJITHA

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom