Cristiano Ronaldo është rikthyer në Itali mbrëmjen e djeshme. Fillimisht portugezi ka fluturuar nga Maderia në Madrid, më pas është drejtuar drejt Torinos.
35-vjeçari, prej datës 9 mars ishte pranë familjes së tij dhe nuk i është ndarë stërvitjes individuale. CR7 u prit mbrëmë në aeroport dhe me forca sigurie u largua nga aty.
Tashmë Ronaldo do të qëndrojë për 14 ditë i izoluar, sikurse edhe kërkohet nga autoritetet. Më pas ai do të jetë gati të stërvitet me ekipin. Sigurisht nuk do të jetë i vetmi që do të izolohet, pasi janë edhe tetë lojtarë të Juventusit që ishin larguar nga Italia dhe po qëndronin pranë familjeve të tyre.
❗️❗️
JUST IN:
Cristiano Ronaldo has ARRIVED in Turin.
He’s BACK in Italy.pic.twitter.com/VDKb8TBc8E
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) May 4, 2020













