• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

A ju ndryshon lëkura të prekurve nga koronavirusi? Ja çfarë thonë mjekët

20:51 : 03/05/2020
në SHENDETI

Mjekë në Itali dhe SHBA njoftojnë për ndryshime në lëkurë tek të infektuarit me Covid-19. A mund të klasifikohen ato si simptoma specifike të virusit?

Sëmundja Covid-19 ka efekte të shumta në trup. Sipas Institutit gjerman për Epidemiologjinë ‘Robert Koch’, simptomat më të zakonshme përfshijnë ethe, këputje dhe lodhje në përgjithësi, kollitje, dhimbje koke dhe dhimbje trupi, çrregullime të shqisës së shijes dhe nuhatjes ose diarre.

Tani ka njoftime për shenja të tjera jo të zakonshme për këtë sëmundje. Dermatologu italian, Sebastiano Recalcati, njoftoi për pulla ngjyrë mavi që ishin formuar në këmbët e një pacienti 13-vjeçar me Covid-19. Edhe mjekë të tjerë njoftojnë për shenja të ngjashme tek fëmijët dhe adoleshentët. Sipas Recalcatit, ndryshime në lëkurë, kryesisht forma të ndryshme skuqjeje të lëkurës, janë konstatuar në 18 nga 88 pacientë me Covid-19.

Vëzhgime të ngjashme janë bërë në SHBA, ku “Akademia Amerikane e Dermatologjisë” ngriti madje dhe një bazë të dhënash në të cilën mjekët duhet të depozitojnë shenja përkatëse në rastet e pacientëve me Covid-19.

Shenja jo-specifike

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Skuqjet e lëkurës apo forma të tjera dermatiti nuk janë të rralla në rastet e sëmundjeve virale – shpesh ato nuk janë pasojë direkte, por indirekte e infeksionit, për shembull kur sistemi imunitar reagon ndaj virusit ose për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me gjak që shkakton dëmtime në lëkurë.

Sipas prof. dr. Bernd Salzberger, President i Shoqatës Gjermane për Sëmundjet Infektive, “ndryshimet e përshkruara në lëkurë me siguri nuk mund të klasifikohen si simptoma specifike të Covidit-19 dhe janë mjaft të rralla”.

Salzberger i relativizoi fort edhe njoftimet e disa mediave, të cilat nisur prej njoftimeve të mjekëve në Itali, pretendonin për një metodë të re të mundshme për diagnostikimin e Covid-19. Edhe dermatologu Recalcati thotë se ndryshimet e lëkurës mund të jenë simptoma që shfaqen në shumë sëmundje virale dhe se baza e të dhënave është ende shumë e vogël për të arritur në përfundime bindëse./ DW

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

MLS drejt hapjes, nga 6 maj lojtarët lejohen të stërviten

TË GJITHA

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025

Vendimi i papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

09:02 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Kukës, Isuf Çelaj humbet mandatin me votat brenda vendit

08:53 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com