33-vjeçari, Edmond Qenani ishte bërë makth për punonjëset e një kompanie. Ai shkonte në vendin ku ato punononin, i komplimentonte i ngacmonte madje kishte arritur deri te prekjet me duar dhe përfaqimet.
Madje në disa raste i kishte ndjekur dhe me motor. 33-vjeçarit Edmond Qenani iu vunë prangat për këtë gjë. Ai akuzohet për “Ngacmim seksual”. ‘BË’ ka bërë të ditura dëshmitë e punonjëseve që kanë treguar se çfarë u thoshte 33-vjeçari.
E ditur bëhet se nga nga data 20.04.2020 dhe deri më datë 28.04.2020, ai ka ngacmuar punonjëset femra të një kompanie dhe u ka shkaktuar madje ankthe dhe frikë.
Në një nga dëshmitë shkruhet:
Në momentin që ka hyrë ky person ka filluar të prekte me duar vajzën e shitjes. E prekte në duar, pastaj prekte sendet në tavolinën e punës si stilolapsa, letra etj. Si dhe njëkohësisht nga prekja e sendeve kalonte përsëri duke prekur me duar vajzën e shitjes si dhe fliste se kishte ardhur disa herë në këtë dyqan dhe se askush nuk e kishte bindur sepse sipas tij bindja ishte vizuale dhe se vajza e shitjes sipas tij ishte ajo që e bindte. Vajza e shitjes i ka folur me mirësjellje se çfarë duhet t’i përsëriste më pasi po të njëjtën gjë do t’i thoshte, ndërsa ai i thoshte ‘po, pse ti lodhesh’ dhe kuptohej që ai kishte ardhur aty për të ngacmuar vajzën e shitjes. S. deklaron se në një moment ka ndërhyrë drejtoresha, duke e pyetur se ku kishte ngelur me informacionin që kërkonte duke iu prezantuar pozicionin e drejtoreshës si dhe si mund ta ndihmonte, por ky person i është përgjigjur se nuk i interesonte shpjegimi i saj pasi nuk i pëlqente por kërkonte që shpjegime të merrte vetëm nga vajza e shitjes sepse ajo i pëlqente. Dhe pas kësaj ky person ka filluar të luante me duar ndaj vajzës së shitjes si dhe me fjalë ndaj saj duke i bërë pyetje të ndryshme dhe megjithëse merrte përgjigje vazhdonte të pyeste përsëri për të njëjtën gjë. S. deklaron se në një moment ky person i ka thënë se ‘jemi parë diku’, ‘po jemi parë diku sepse sipas tij sytë e saj i kishte shumë të njohur”, më pas ai i ka thënë “se ajo i ngjallte emocionet e ish-të dashurës së tij që aktualisht ishte martuar dhe jetonte në Amerikë dhe se sipas tij, S. kishte sytë njësoj si ish e dashura e tij”.
Kurse në një dëshmi tjetër tregohet:
Ka parë që ky person ka qenë shumë afër shitëses dhe ka dashur të gjente momentin që ai të ruante distancën, prandaj është pozicionuar diagonal midis shitëses dhe personit me qëllim që t’i tërhiqte vëmendjen këtij personi dhe të largohej pasi ishte shumë afër shitëses, por ky person fliste pa pushim dhe nuk kishte asnjë mënyrë për t’i thënë këtij personi që të zmbrapsej dhe të ruante distancën. Ky person me duar i ka zgjatur drejt shitëses duke kaluar kompjuterin, prekte të gjithë stilolapsat dhe zgjatej me muhabetin për stilolapsat që ajo të ikte por në atë moment B. ka ndërhyrë dhe i ka thënë “ju lutem mbani distancën”. Ky person bëri sikur nuk e kuptoi ka hapur çantën e shpinës që kishte dhe donte të nxirrte një dezinfektant por ajo i ka thënë të lutem mos u afro. Shitësja i ka thënë ‘ja ku e kam dezinfektantin dhe nuk kishte nevojë” dhe ai i tha “u e paskemi njësoj” dhe iu hodh për ta përqafuar. B. K. deklaron se në moment ka ndërhyrë duke i thënë ju lutem largohuni dhe nëse kishte ndonjë gjë që mund ta ndihmonte ajo pasi ishte drejtoresha. Por ky person ka marrë një pamje agresive duke i thënë me zë të lartë “nuk kam nevojë për ty, vazhdo atje, më pëlqen të më sqarojë kjo që është këtu”, ndërkohë shitësja ishte e frikësuar dhe ishte e mpirë komplet dhe shikonte nga ajo që ta ndihmonte, ndërsa financierja S. është futur mbas saj për t’u mbrojtur ngaqë ky person dukej shumë i frikshëm pasi filloi të hakërrehej. B. K. ka ndërhyrë përsëri duke parë këtë situatë dhe i ka thënë “zotëri tani duhet të dalësh jashtë, se dyqani nuk është i hapur”. Në këtë moment ky person i ka thënë “nuk është i hapur, e, atëherë do të vij përsëri nesër kur ti të mos jesh këtu” dhe këtë gjë e thoshte me kërcënim, dhe ka dalë nga dyqani.
Ndrësa Edmond Qenani në dëshminë e tij shkruhet se këtë të fundit e ka ngacmuar një djalë dhe madje e ka kërcënuar:
E ditur bëhet:
Ky person është kthyer duke drejtuar me gisht nga vajza që ishte brenda dhe ishte po e njëjta vajzë që shtetasi Edmond Qenani kishte folur para tre orësh dhe ai i ka thënë se nuk e kam ngacmuar duke i thënë me qetësi gjatë gjithë kohës, në këtë moment ky person e ka kapur për mjekre dhe i ka hequr kapelën që ka pasur në kokë dhe ai nuk ka reaguar fare. Pas kësaj i ka thënë a e di ti se kush jam unë se unë jam ai që të q. robt e shtëpisë, të zhduk, të vras se jam i shqiponjës dhe më pas e ka goditur përsëri me grusht dhe ai nuk ka reaguar dhe ka qenë me duar në xhepa dhe në xhep kishte pasur një biçak të vogël që përdoret për të hapur shishe vere dhe ai përsëri nuk ka reaguar, ky person e ka goditur përsëri dhe ai rënë në tokë dhe pasi është ngritur në këmbë duke i thënë se çfarë po bën, çfarë dreqin ke dhe këtë gjë po e bën për shfaqje për atë apo për të dashurën tuaj.
Po ashtu mësohet se prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për 33-vjeçarin duke argumentuar se vlerëson rrezikshmërinë shoqërore, që paraqet vepra penale si dhe rrethanat e kryerjes së kësaj vepre.
Edhe ndaj shtetasit shtetasit që e ka kërcënuar 33-vjeçarin është kërkuar të caktohet masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”