Modelja bukuroshe Heidi Lushtaku dhe boksieri i njohur shqiptar Robin Krasniqi kanë qenë në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë.
Në intervista të ndryshme ata deklaronin se ishin të dashuruar me njëri tjetrin madje kishin filluar të mendonin dhe për martesën. Por siç dhe duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe çifti është ndarë.
Ka qënë vetë modelja e cila e ka bërë të ditur lajmin me anë te një statusi në llogarine saj në Instagram. Në statusin e gjatë ajo tregon se kanë mbetur miq të mirë dhe është falenderuese për të gjithë kohën që kaloi me partnerin e saj. Madje, Heidi tregon se fejesa e tyre ka marrë fund 7 muaj më parë.
“Përshendetje të gjithë përkrahësve dhe kureshtarëve! Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin asnjëherë s’kam dashur të flasë publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngase është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast të deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë. Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme sidomos pas një periudhë afërsisht katër vjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë. Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore më rrezaton përplotë emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua ta arkivoi në kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyshëm që ma dhuroi jeta, dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykojë me pendesë. Prandaj unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri Heidi.”– shkruan modelja, e cila ka marrë përkrahje të madhe nga ndjekësit e saj.