• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raportuesi për Shqipërinë në PE: Gazetarët shqiptarë po përballen me një rrezik të rritjes së censurës

15:07 : 25/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega në një interviste për Fax News ka folur në lidhje me raportin e “Reporterëve pa kufij” për lirinë e medias, ku vendi ynë shënoi përkeqësim.

Lega deklaroi se ne qëndrojmë pranë gazetarëve të Shqipërisë dhe shtypit të lire, duke shtuar se për këtë arsye, mendon se është me shumë rëndësi që, media shqiptare, të vazhdojë të raportojë për dënimet, për lirinë e përkeqësuar të shprehjes dhe lirinë e shtypit në vendin tonë.

INTERVISTA E PLOTË

U njohëm me raportin më të fundit të “Reportorëve pa kufi” ku Shqipëria shënoi përkeqësim të lirisë së mediave në vend. Do dëshironim mendimin tuaj lidhur me këtë zhvillim negativ?

Përgjigje- Për të qenë i sinqertë, unë mendoj se rënia e renditjes, në një farë mënyre, mund të jetë ngushëlluese për gazetarët shqiptarë. Ata nuk kane arsye te dyshojne se bota jashte jua njeh veshtiresite.. Në shohim sfidat e gazetarëve tuaj dhe shohim si shkelen të drejtat e tyre, të njeriut dhe liritë themelore. BE nuk do të shohë. Ne qëndrojmë pranë gazetarëve të Shqipërisë dhe shtypit të lirë.Për këtë arsye, unë mendoj se është me shumë rëndësi që ju, media shqiptare, të vazhdoni të raportoni për dënimet tona për lirinë e përkeqësuar të shprehjes dhe lirinë e shtypit në vendin tuaj.

Lexo edhe:

David Lega-Ramës: Mos cëno gazetarinë e lirë, liria e medias e panegociueshme për BE

Ligji për mediat, David Lega i kujton Ramës ‘porosinë’ e BE-së

2- Ju keni përsëritur thirrjen që qeveria të tërhiqet nga “Paketa Anti-Shpifje”, por deri tani duket se nuk ka reflektim, çfarë thirrje do të bëni përsëri?

Nuk do të thoja që “asgjë nuk është bërë”. Presidenti Ilir Meta ka vënë veton ndaj ligjit – kjo është vërtet një deklaratë e fuqishme. Në të njëjtën mënyrë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i ka kërkuar organit të saj këshillimor, Komisionit të Venecias, mendimin e tij për këtë çështje. Ky është një sinjal i fortë për qeverinë shqiptare: “po shqyrtoheni”. Pakoja e ligjit tani është hedhur në pritje, pas kritikave të ashpra nga BE dhe disa organizata për lirinë e shtypit. Ky është një lajm i mirë.Unë mund t’ju siguroj ju se do përdor platformën time si anëtar i PE ti them botës se në cfarë shtegu të rrezikshëm ecën Shqipëria nëse materializohet e ashtuquajtura “paketa antishpifje”. Sepse nuk ka dyshime se cfaredo qe te adoptohet cenon aspirtat e Shqiperise per anetaresim. Kjo me të vërtetë do të ishte një tragjedi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht tani kur diskutimet e negociatave janë afruar. Për të filluar bisedimet e pranimit, Shqipëria do të duhej të demonstronte që ajo ndan dhe respekton mënyrën evropiane të jetës. E ashtuquajtura “paketë anti-shpifje” nuk ka asnjë lidhje me këtë mënyrë jetese.

3- A besoni se pas rishikimit nga Venecia, qeveria do të ndërmarrë hapa mbrapa në zbatimin e kësaj pakete?

Këtë ju duhet t’ia kërkoni qeverisë shqiptare. Mund të them vetëm se sinqerisht shpresoj se qeveria do të shfuqizojë paketën. Realisht ajo është me të vërtetë antikushtetuese dhe shkel qartë parimet themelore demokratike të sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut.

4- Si i komentoni thirrjet e Kryeministrit shqiptar kundër gazetarëve? Rasti i fundit dhe gjatë pandemisë kur përmes një mesazhi telefonik u drejtohej qytetarëve që të qëndrojnë larg mediave?

Liria e shprehjes, liria e informacionit dhe liria e shtypit janë të gjitha thelbësore në çdo demokraci, dhe çdo udhëheqës demokratik duhet të pranojë dhe respektojë shqyrtimin e publikut.

5- Cila është situata e mediave në Shqipëri në përgjithësi?

Të gjitha vendet kanë sisteme të ndryshme dhe tradita të ndryshme. Kjo është plotësisht mirë. Por kur të drejtat e njeriut, liritë dhe liritë themelore po shkelen, ne duhet të veprojmë. Ky është tani rasti në Shqipëri. Fakti që ra në renditjen e lirisë së shtypit është, me keqardhje ta them, i justifikuar. Në krye të të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje” të propozuar, gazetarët kanë kufizuar qasjen në informacionet zyrtare dhe qeveria kontrollon tregun e TV përmes kontrollit të saj të licencave të transmetimit.

Ende më shqetësuese është që zyrtarët qeveritarë duket se përdorin gjithnjë e më shumë pretendime për shpifje në mënyrë që të kërcënojnë dhe frikësojnë gazetarët. Paralelisht, sulmet fizike kundër gazetarëve vazhdojnë dhe disa politikanë dhe zyrtarë nuk duket se hezitojnë të përdorin gjuhë denigruese kur flasin për gazetarët.

Gazetarët shqiptarë tani po përballen me një rrezik shumë të vërtetë të rritjes së censurës, pasi qeveria përpiqet të forcojë kontrollin e saj mbi median përmes “paketës së propozuar kundër shpifjes”. Kjo ështe e pakonceptueshme dhe jo e denjë për një vend me aspirata për anëtarësim në BE.

Etiketa: David Lega

Lajme të lidhura

AKTUALITET

David Lega-Ramës: Mos cëno gazetarinë e lirë, liria e medias e panegociueshme për BE

18:05 : 08/07/2022
AKTUALITET

Ligji për mediat, David Lega i kujton Ramës ‘porosinë’ e BE-së

18:52 : 11/10/2021
AKTUALITET

Kodi Zgjedhor, David Lega mesazh Ramës: Prit mendimin e Komisionit të Venecias

15:49 : 26/10/2020
AKTUALITET

Raporteri i PE-qeverisë Rama: Tërhiqni ligjet për median

09:46 : 01/10/2020
AKTUALITET

“Mungesa e Kushtetueses, problemi madhor”/ Eurodeputeti skanon Shqipërinë

16:36 : 20/07/2020
AKTUALITET

PE: Ç’po ndodh me dosjet ‘339’ dhe ‘184’, pse nuk ka asnjë të akuzuar?

18:14 : 22/06/2020
Para

Greqi/ Nën hetim klinika ku u infektuan 37 pacientë e mjekë, menaxherët rrezikojnë burgun

TË GJITHA

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

11:37 : 08/06/2025

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës policie

11:32 : 08/06/2025

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com