Mjeku Pëllumb Pipero ka thënë se 34 rastet e sotme në Shqipëri me COVID-19 janë kontakte të ngushta të atyre që janë infektuar më parë dhe janë raste asimptomatike.pipero
Në një lidhje live për ”News24”, ai theksoi se shtimi i rasteve vjen prej shtimit të testimeve dhe gjurmimit agresiv të kontakteve të të infektuarve.
Pipero tha se për të ka rëndësi numri i pacientëve në spital që sot ishte vetëm 3 në COVID-1.
”Janë raste të shtruara në spital dhe dua tju konfirmoj se në 24 orët e fundit janë vetëm 3 raste në COVID-1.
Pra për mua ka rëndësi rastet në spital. Kujdesi për ta mbetet maksimal. Për rastet e konstatuara nuk e di janë nga rrethet mikrovatra, vatra të vogla.
Pra janë asimptomatikë, raste të vogla. Për shkak të shtimit të numrit të testimeve pasi po kontrollohen agresivisht.
Do të rriten pozitivët asimptomatikë por kjo nuk do të thotë se rrit gradivitetin e virusit. Ky është një fakt i cili duhet t’u shërbejë epidemiologëve të shohin në mënyrë inteligjente. Por epidemia është menaxhuar mirë.
Janë qytetarë të riatdhesuar që u mundësohet kontrolli në pikat hoteliere të quajtura karantinim apo monitorim. Janë masa të rëndësishme edhe ata për t’u rikthyer por edhe institucionet shëndetësore për t’i mbajtur.”- tha Pipero.
Lidhur me fasoneritë Pipero tha se nuk është kundër hapjes së tyre me masa por kur nuk plotësojnë kushtet ato duhet të mbyllen.
”Kam dijeni dhe për fasoneritë që nuk kanë respektuar masat dhe masat që janë marrë për to. Aty ku nuk janë respektuar masat ka pasur shpërthime të virusit. Unë besoj se raste të tilla duhet të na ndërgjegjësojnë për kontrolle të shtuara në fasoneri. Aty ku nuk janë kushtet e favorshme atëhere duhet ndërhyrë ose ndërprerë.
Nuk jam kundër hapjes së tyre të kontrolluar. Fasoneritë i kanë kushtet e mira të punës, punëtorët janë në distancë, maska, doreza por them se gjatë transportit apo ushqimit kontaminohen. Gjithsesi janë raste të veçanta dhe janë karantinuar”, tha mjeku.
Sa i përket kurbës Pipero nuk shqetësohet pasi thotë se ajo nuk vlerësohet nga rastet pozitivë asimptomatikë pasi sa më shumë teste të bëhen aq më shumë asimptomatikë me COVID-19 do të dalin. Kurba sipas Piperos varet nga të shtruarit në spital.
“Nuk duhet ta vlerësojmë kurbën me raste pozitivë asimptomatikë. Mund të jenë 10- 15 herë më shumë. Fakti që ne bëjmë shumë më shumë teste, më parë bënim 100- 150 teste dhe gjysmat shkonin në spital. Tani bëjmë 200- 250 teste dhe nga të vetëm 3 ose 2 shtrohen në spital. Rastet pozitive do të shtohen, pra që kanë rënë kontakt dhe po fitojnë imunitet por nuk kanë sëmundje.”- shtoi Pipero.
Mjeku është kundër përdorimit të maskave në rrugë por i rekomandon ato nëpër institucione publike apo transport publik.
”Unë personalisht kamë një mendim tjetër. Kam sugjeruar që në fillim të epidemisë që maskat janë të domosdoshme kur hyn në institucione, spitale apo transport publik. Por në kuadër të masave të distancimit social shmangen grumbullimet apo hyrje në institucione. Gjithsesi në këto institucione duhen maska teksa personeli shëndetësor duhet.
Jam kundër maskës në rrugë, kur je vetëm apo me bashkëshorten dhe familjes. Virusi nuk qarkullon në ajër. Kur jemi në mjedise publike, markete, supermarkete. Në vende të tjera nuk e quaj të arsyeshme.”- theksoi Pipero.
Mjeku i njohur infeksionist, Pipero thotë se ka kryer testin dhe ai i doli negativ por shton se ne fakt do dëshironte të binte në kontakt me koronavirusin.
”Po, e kam bërë testin, jam negativ akoma, por do doja të isha pozitiv të kisha rënë në kontakt me koronavirusin.”- tha Pipero. /BW/