Një grup prej 17 studiuesish nga Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake të Pekinit dhe Spitali Huoshenshan i Wuhanit kanë zbuluar se Njësia Qendrore e Kujdesit Intensiv, ku trajtohen pacientët me koronavirus është shumë herë më e ndotur se repartet e përgjithshme të spitaleve.
Për mjekët dhe stafin mjekësor që trajtojnë pacientët Covid-19 nën kujdes intensiv rekomandohet dezinfektimi i thembrave të këpucëve të tyre.
Studimi i cili paraqitet parashikohet të botohet në Revistën mjekësore të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, është bazuar në testimin e mostrave të shtupave, të cilat janë marrë nga pjesë të ndryshme të spitalit, midis 19 shkurtit dhe 2 marsit.
Sipas gjetjeve të studimit Qendra e Kujdesit Intensiv, ku trajtohet të sëmurët me koornavirus është më e ndotur se gjithë pjesa tjetër e spitalit.
Në Qendrën e Kujdesit Intensiv shkalla e pozitivitetit me koronavirus ishte 43.5 për qind krahasuar me 7.9 për qind të repartit të përgjithshëm spitalor.
Sipas studimit kjo rrezikon edhe më shumë jetën e vetë mjekëve, kolegëve të tyre dhe pacientëve.
Mostrat e mbledhura nga dyshemetë u zbuluan se ishin më të ndotura sesa ato të mbledhura nga pjesët e tjera.
Studiuesit ia atribuojnë këtë, fenomenit të rrjedhës së ajrit në ato ambiente.
“ (Ishte) ndoshta për shkak të gravitetit dhe rrjedhës së ajrit i cili bën që shumica e pikave të virusit të qëndrojnë në tokë”, thuhet në studim.
Hulumtimi zbuloi se “gjysma e mostrave të marra nga thembra e këpucëve të stafit mjekësor në Qendrën e Kujdesit Intensiv kishin rezultuar pozitive”.
Një ndër objektet më të kontaminuara, është mausi i kompjuterit, i cili kishte shkallën më të lartë të kontaminimit – 75 për qind, dhe 20 për qind në repartin e përgjithshëm të spitalit.
Kanoçet e hedhura plehra ishin gjithashtu objekti më i kontaminuar, me 60 për qind. Edhe çarçafët e shtretërve të të sëmurëve me koronavirus ishin në shkallën 43 për qind të kontaminuar.
Po ashtu ndotje të mëdha sipas studimit janë vërejtur në dorezat dhe pajisjet e stafit mjekësor.
“Këto rezultate, konfirmojnë se ekspozimi i aerosolit SARS-CoV-2 paraqet rreziqe të mëdha”, thuhet në studim.
Studiuesit llogaritën se pozitiviteti në mostrat e ajrit ndryshonte nga vendet e marrjes së mostrave të ajrit në spital dhe aerosolet që mbartin virusin. Bazuar në këto të dhëna, studiuesit ishin në gjendje të ndajnë zonat me rrezik të lartë dhe me rrezik më të ulët.
“Zona me rrezik të lartë ishte zona e kujdesit dhe trajtimit të pacientëve, ku shkalla e pozitivitetit ishte 40.6 për qind, ndërsa zona me rrezik të ulët ishte zona e mjekëve, ku shkalla e pozitivitetit ishte 12.5 për qind”, shkruhet në studim.
Rekomandime
Studimi nënkupton se ka një rrezik potencialisht të lartë infektimi për stafin mjekësor brenda spitalit që trajton pacientët me Covid-19.
Sipas studimit mjekët duhet të dezinfektojnë thembrat e këpucëve të tyre para se të dalin nga qendra e trajtimit.
Studiuesit gjithashtu rekomandojnë dezinfektimin e maskave të fytyrës në mënyrë adekuate përpara se të hidhen pasi ato mund të mbajnë një ngarkesë të lartë virale.
Hulumtimi në terren u drejtua nga Dr Guo, ZY Ëang, dhe SF Zhang.