Nga Amy Davidson Sorkin
Javën e kaluar, një varg artikujsh të shpërndarë gjerësisht vunë në dukje se nënjë numër vendesh që konsiderohen se po ecin mirë në luftën kundër koronavirusit, kanë diçka të përbashkët: ato udhëhiqen nga gratë.
Nëse ky vëzhgim ka kuptim është e vështirë të thuhet; vendet në fjalë janë në mënyrë disproporcionale të vogla, të pasura mirë, të pasura si ata skandinave, dhe jo rastësisht, edhe ofruesit e kujdesit shëndetësor universal.
Por ideja gjeti jehonë në median sociale: a mund të jenëudhëheqëset femra, siç e thoshte Guardian, “arma e fshehtë” e botës? Dhe, nëse po, pse?Spekulimet shkonin nga ata sociologjike (gratë duhet të jenë më kompetente për të ushtruar pushtet) deri tek ata që kishin lidhje me gjininë (ata janë më të “dashura”).
Nocione të tilla mund të jenë më shumëtë kënaqshme në aspektin emocional sesa të dobishme për epidemiologjinë.Por ata flasin për një dëshirë të madhe për udhëheqje dhe për armë të fshehta – çfarëdo arme – kundër COVID-19.Si një përvojë e përbashkët, kjo krizë është e pakonkurueshme në histori. Kjo është arsyeja pse vendimi i Trump, javën e kaluar, për të ndërprerë mbështetjen për OBSH-në, megjithë gabimet e saj, është kaq shqetësuese.
Shoqëruar me thirrjet e tij, për të “çliruar” shtete të caktuara nga urdhërat e qëndrimit në shtëpi, kjo shënon një braktisje të përgjegjësisë.(Kina nuk e ka mbushur vakumin ndërkombëtar, pjesërisht për shkak të pyetjeve rreth transparencës së sajj në administrimin e pandemisë.) Pra, ka kuptim që ne po skanojmë furishëm globin, duke u përpjekur të shohim se kush mund ta kthejëatë në rregull.
Disa përgjigje të ashpra kanë dalë nga Evropa dhe Azia.Testimi është thelbësor, siç ka treguar Koreja e Jugut; po kështu është edhe besimi i publikut. Distancimi social rrafshon kurbën, dhe, sa më shumë testime të bëjë një komb, aq më shumë mundësi të zbresëdistancimin social, mjeti i hapur i bllokimeve, i cilika funksionuar nëItali, apo edhe gjurmimi që ka për pioniere Korenë e Jugut. Maska ndihmojnë.
Nga ana tjetër, pandemia duket se përkeqëson patologjitë kombëtare, nga dëmtimi i demokracisë nëHungari deri tek dënimi i kritikëve në Egjipt.Gratë kudo janë duke luftuar me një rritje të dhunës në familje; Franca dhe Spanja kanë prezantuar njëkodi që mund ta përdorin për të kërkuar ndihmë.
Presidenti Jair Bolsonaro, i Brazilit, ka kundërshtuar masat për distancim dhe u ka dhënë zëteorive tëkomplotit për koronavirusin. (Ka shumë të tilla në mbarë botën). Por Ministri i Shëndetësisë, Luiz Mandetta, luajti rolin e një Anthony Fauci pa kufi, duke mbështetur guvernatorët që urdhëruan mbylljen në shtetet e tyre. Bolsonaro e shkarkoi Mandetën. Pandemitë mund të sjellin edhe pasoja zgjedhore: Qeveria e Koresë së Jugut mori një fitore të jashtëzakonshme javën e kaluar — dhe siguroi që pjesëmarrja të ishte e madhe edhe pse njerëzit janënë karantinë.
Virusi tani po shtrihet në shumë vende në zhvillim – ku maskat, ventilatorët dhe madje edhe ujë i pastër mund të jenë të pakta – ato tashmë po ndiejnë edhe efektet e ekonomike të pandemisë.Një nga këto efekte ështëmungesë e papritur e dërgesave nga shtetet e tjera.Por ato përbëjnë rreth një të pestën e PBB-së së El Salvador-it dhe një të kartërtën nëSomali. Kur një kamarier ose një dyqan dyqan në Paris ose Queens humbet të ardhurat, paratë ndalojnë të shkojnë edhe në Senegal ose Nepal.
Shumë familje në Provincën Herat të Afganistanit mbahen me të ardhurat e punës nëIran; kur ekonomia e Iranit u kap, njëqind e pesëdhjetë mijë punëtorë kaluan përsëri në Herat, disa duke sjellë edhe infeksionin me vete.Fati i refugjatëve dhe migrantëve është një nga temat më shqetësuese të kësaj krize, e ilustruar me imazhet e punonjësve të dëbuar afrikanë që flinin në rrugët e Guangzhout, të cilët provuan masat e brutalitetit policor kinez.
India, me një popullsi prej më shumë se 1.3 miliardë banorë, tregon se si pandemia mund të jetë një burim i unitetit por edhe i mosmarrëveshjeve të rrezikshme.Modi bëri thirrje që i gjithë kombi të bashkohet së bashku në brohoritjet për punëtorët e shëndetësë në 22 Mars, në orën 5 pasdite. E gjithë India u bë një trup i vetëm. Por partia e Modi, ka nxitur dhunë ndaj pakicës muslimane.
Kur Modi mbylli në mënyrë efektive vendin, punëtorët migrantë nuk patën paralajmërim.Një lumë njerëzish, me qindra mijëra, u desh të bënin shpesh qindra milje rrugë në këmbë për në fshatrat e tyre.Të tjerët mbetën në qytete. Javën e fundit, Mumbai kishte të paktën dy mijë raste të konfirmuara; lagështira e qytetit bën qëepidemiologët ta shohin me shqetësim situatën.
Ka frikë të ngjashme për Lagosin, një qytet nëNigeri, me më shumë se njëzet milion banorë, i cili kishte 250 raste deri në fund të javës së kaluar.E tillëështë situata edhe për Moskën, ku, javën e kaluar, kishte tetëmbëdhjetë mijë raste. Burimet kanë rëndësi, ndaj shkencëtarët shqetësohen se si do të mund ta përballojnëCovid-19ato vende, që janëmë të varfra.A do ti ndihmojëmosha e re relative e popullatës së tyre? A do ta përkeqësojnë numrin e lartë rastet me tuberkulozit dhe HIV — një veçori për Afrikën, ku rastet po rriten vazhdimisht?
Alyssa Ayres, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, vuri në dukje se një nga shtetet indiane që ka pasur më së shumti sukses në luftën kundër COVID-19 është Kerala, e cila është shtëpia e rreth 35 milion njerëzve. Kerala nuk drejtohet nga partia e Modit, por nga një koalicion i partive të majta, dhe dallohet për sistemin shëndetësor që funksionon mirë.
Ministrja e shëndetësisë e atij shteti, një grua që quhet ‘gjuetarja e koronavirusit’, reagoi herët dhe në mënyrë agresive edhe për faktin se ajo e kishte kaluar një provë – në vitin 2018 – kundër një shpërthimi të virusit nipah, i cili sulmon trurin. Një histori paralele është edhe në Bangladesh, i cili ka qenë në gjendje të ndërtojë kapacitete për shëndetin publik, gjatë disa dekadave të luftës kundër kolerës.
Ellen Johnson Sirleaf, ish-Presidenti i Liberisë, në një thirrje për veprim të bashkërenduar për të luftuar COVID-19, tha se duhet të merren në konsideratë përvojat e vendeve afrikane të mësuara nga lufta kundër epidemisë së Ebolas.Sipas tij “Ka ekspertizë të thellë në shumë vende afrikane, aq sa shumëamerikanët nuk e mendojnë atë.”Kjo mund të jetë një nga porositë më të rëndësishme nga bota e gjerë.Lufta për të kontrolluar pandeminë duhet të jetë një projekt i përbashkët, ashtu sikur i gjithë planeti po kërkonte të arrinte në hënë së bashku.Çdo komb mund të kontribuojë, përfshirë edhe ato, zërat e të cilëve dëgjohen rrallë.Dhe askush nuk mund të lihet vetëm./TheNewYorker
/Përktheu: Mapo.al/