• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Tsai Ing-wen: Tajvani, rruga që ndoqëm për të mundur pandeminë

20:47 : 19/04/2020
në Lajmet e Dites

Tajvani është një ishull i rezistencës. Shekuj me vështirësi e kanë detyruar shoqërinë tonë të përballojë, përshtatet dhe mbijetojë rrethana të vështira prove. Ne kemi gjetur mënyra për të qëndruar fort së bashku si komb në periudha të vështira. Edhe pandemia COVID-19 nuk qe ndryshe. Megjithë natyrën shumë infektuese të virusit dhe afërsinë e vendit tonë me burimin e tij, ne parandaluam një shpërthim të madh. Deri më 14 Prill, ne kemi pasur më pak se 400 raste të konfirmuara.

Ky sukses nuk është rastësi. Një kombinim i përpjekjeve të profesionistëve të mjekësisë, qeverisë, sektorit privat dhe shoqërisë në përgjithësi e kanë blinduar mbrojtjen e vendit tonë. Mësimet e dhimbshme të shpërthimit të SARS-it në 2003, të cilat shaktuan në Tajvan humbjen e dhjetëra jetëve, i vunë qeverinë dhe njerëzit tanë në gatishmëri të lartë që herët.

Dhjetorin e kaluar, kur indikacionet për një sëmundje të re ngjitëse të frymëmarrjes filluam të shfaqen në Kinë, filluam të monitorojmë pasagjerët që vijnin nga Wuhani. Në janar ngritëm Qendrën Kombëtare të Komandës së Epidemisë për të trajtuar masat parandaluese. Ne prezantuam kufizimet në udhëtime dhe vendosëm protokollet e karantinës për udhëtarët me rrezik të lartë.

Pas zbulimit të personit të parë të infektuar në Tajvan më 21 janar, ne ndërmorëm përpjekje të rrepta hetimore për të gjurmuar historinë e udhëtimit dhe kontaktit për çdo pacient, duke ndihmuar në izolimin dhe kontrollimin e përhapjes së infeksionit përpara se të ishte e mundur shpërthimi i një epidemie në masë. Përveç përpjekjeve të palodhshme të profesionistëve tanë të shëndetit publik, të kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë Chen Shih-chung, qytetarët tanë të informuar kanë bërë pjesën e tyre. Bizneset private, ekskluzivitetet dhe bashkësitë e apartamenteve inicuan masa për monitorimin dhe dezinfektimin personal, duke iu bashkëngjitur përpjekjeve të qeverisë për të bërë të njëjtën gjë në hapësirat publike.

Për të parandaluar panikun, që në fazë të hershme qeveria monitoroi kërkesat e tregut për mallra dhe mori përsipër prodhimin dhe shpërndarjen e maskave të nivelit mjekësor. Me bashkëpunimin e privatëve dhe kompanive të furnizimit mjekësor, Ministria e Ekonomisë koordinoi linja shtesë prodhimi për maska kirurgjikale, duke shumëfishuar kapacitetin e prodhimit.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Mbështetur nga ekspertë të teknologjisë, farmacitë dhe dyqane të tjera, ne hartuam një sistem për shpërndarjen e maskave sipas nevojave. Këtu, maska janë të disponueshme dhe të përballueshme si për spitalet ashtu edhe për publikun e gjerë. Përpjekjet e përbashkëta të qeverisë dhe ndërmarrjeve private – një partneritet që ne e quajtëm “Ekipi për Tajvanin” – gjithashtu na mundësoi të dhuronim furnizime për vendet me gjendje më të rëndë.

Tajvani ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në botë, aftësi të forta kërkimore dhe informacione transparente që ne i ndajmë në mënyrë aktive me publikun dhe organizmat ndërkombëtare. Në të vërtetë, Tajvani ka menaxhuar në mënyrë efektive krizën e koronavirusit brenda kufijve. Megjithatë, në nivel global, COVID-19 është një katastrofë humanitare që kërkon përpjekjet e përbashkëta të të gjitha vendeve. Edhe pse Tajvani, padrejtësisht nuk është pjesë e OBSH dhe OKB, ne mbetemi të gatshëm dhe të aftë të përdorim pikat tona të forta të prodhimit, si për ilaçe ashtu edhe për mjete të tjera dhe teknologji për të ndihmuar botën.

Krizat globale testojnë strukturën e bashkësisë ndërkombëtare, duke na kërcënuar të na përçajnë. Tani më shumë se kurrë, çdo lidhje në rrjetin global duhet të fuqizohet. Ne duhet të lëmë mënjanë dallimet tona dhe të punojmë së bashku për të mirën e njerëzimit. Lufta kundër COVID-19 do të kërkojë përpjekje kolektive të njerëzve kudo në botë. Tajvani nuk është i huaj me vështirësitë, dhe aftësia jonë buron nga gatishmëria jonë për t’u bashkuar për të kapërcyer edhe pengesat më të vështira. Kjo, mbi të gjitha, është ajo që shpresoj se Tajvani mund ta ndajë me botën: aftësia njerëzore për të kapërcyer sfidat së bashku është e pakufishme. Tajvani mund të ndihmojë. /TIME

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

‘Takova babain ndërsa isha i vdekur dhe më tha ...’/ Flet mjeku i cili kaloi në koma për shkak të koronavirusit

TË GJITHA

Stuhia godet Sarandën, ka të plagosur! Pemë të rrëzuara, trotuare dhe makina të dëmtuara

00:32 : 22/07/2026

Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente/ VIDEO

23:13 : 21/07/2026

Kujdes me vendimet dhe shpenzimet/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

23:00 : 21/07/2026

17 kg kokainë në motorin e makinës së prishur/ Arrestohet shqiptari në Francë, po transportonte mjetin me karrotrec

22:56 : 21/07/2026

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

22:30 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet