Një ditë do e mundim, nëse jo ta mposhtim, të paktën do të jetojmë me koronavirusin. Gjithmonë nëse arrin që të humbë forcën dhe agresivitetin.
Është kjo shpresa që jep Giorgio Palù, profesor i njohur në Universitetin e Padovës në Itali, presidenti në largim i Shoqatës Evropiane të Virologjisë, si dhe këshilltar i guvernatorit të Venetos, Luca Zaia.
Virologu sqaroi për Quotidiano.net se “Në të ardhmen e afërt Covid-19 mund të bëhet më pak agresiv, dhe njerëzimi do të jetë në gjendje të jetojë me të, siç ndodh tashmë sot me gripin dhe ftohjet, apo viruset që na shoqërojnë prej mijëra vjetësh”.
Në pritje që vaksina të shpiket dhe shpërndahet, kjo hipotezë nuk do të ishte edhe aq e keqe. Sipas Palù, ky virus, i cili në 98% të tij ka një ngjashmëri gjenetike me atë të lakuriqit të natës dhe mund të bëhet më njerëzor.
Thënë ndryshe ka dy hipoteza: Nga njëra anë që koronavirusi të shuhet vetvetiu, si për shembull tashmë ka ndodhur me Sars. Nga ana tjetër, ndoshta hipoteza ndoshta më me rëndësi, është ai të kthehet pas disa muajsh, pasi të ketë pushuar në ndonjë kontinent tjetër. Tani, për shembull, ndodhet në Afrikë.
Sipas profesorit, “ajo që ndodhi me koronaviruset e tjerë, të cilët i janë përshtatur njerëzve, është do të kthehet të na vizitojë në stinën e dimrit. Nuk po them që virusi është më pak i keq sot. Më shumë se një mijë sekuenca në bankat e të gjithë botës thonë se është një virus që ndryshon pak, domethënë, ne kemi në qarkullim atë virus që lindi në Kinë”.
Për momentin, megjithatë, nuk ka ndryshuar dhe fakti që ka më pak vdekje është edhe për prej punës së mjekëve, diagnoza është bërë më e shpejtë, janë siguruar më shumë respiratorë dhe ilaçe që funksionojnë më shumë se të tjerët.
Fakti që Veneto, i cili filloi me trefishim të infeksioneve në raport me Emilia-Romagna, tashmë regjistron një numër shumë më të ulët, por kjo varet nga disa faktorë, si dendësia e popullsisë, urbanistika dhe modelet e ndryshme shëndetësore.
Duke pritur që vaksina ose koronavirusi të vetë-shkatërrohet, ne duhet të vazhdojmë të ruajmë të njëjtat standarde të sigurisë të miratuara deri më tani, mbase edhe pas heqjes së masave edhe më shumë, shkruan noa.al. Prandaj virologu italian këshillon që të respektohen rregullat e higjienës,të ruhet distanca dhe rregullat e tjera.