Kancelarja gjermane Angela Merkel ka prezantuar planin për të lehtësuar masat gjatë izolimit nga koronavirusi.
Që prej ditës së hënë, disa dyqane do të lejohen të hapen nën kushte të caktuara ku do të jetë i detyrueshëm. Pra do të hapen vetëm ambientet me sipërfaqe 800 metra katrorë ku do të zbatohet distanca me 1.5 metra nga njëri person tek tjetri.
Në deklaratën e saj tha se Gjermania do të hapë shkollat me 4 maj.
Edhe dyqanet e berberëve do të lejohen të hapen që prej fillimit të majit, por nuk ka ende një datë të caktuar. Ndërkohë që festivalet dhe disa evente të tjera publike, përfshirë ndeshjet e futbollit do të jenë të ndaluara deri në fund të gushtit.
Kancelarja gjermane i dha rëndësi faktit që njerëzit duhet të pajisen me maska kur bëjnë Pazar apo përdorin transportin publik.
“Ne duhet të kuptojmë se duhet të jetojmë me virusin për aq kohë sa nuk ka një ilaç apo vaksinë”, tha Merkel.
Gjermania ka vërtetuar se ka përdorur një strategji të veçantë duke bërë teste masive. Për këtë arsye është regjistruar një numër i lartë i të infektuarve, 133,154 persona dhe numër i ulët viktimash që deri tani ka arritur shifrën 3,592. /DW