Dita e nesërme do të vijojë me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites.
Ndërsa pasditja do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje të pakta shiu.
Në zonat e thella malore do të kemi dhe prezencën e reshjeve të dëborës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 3°C deri në 21°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi gugore duke krijuar dallgëzimin 5 ballë.