• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Shpresë për rimëkëmbje’/ Trump: Do ta mposhtim virusin

16:33 : 10/04/2020
në BOTA

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi masa të reja që synojnë forcimin e ekonomisë, e cila po përballet me krizën e koronavirusit.

Vetëm në tre javët e fundit, kanë humbur punën 16.8 milion amerikanë, një shifër që tregon se me sa shpejtësi po i gjunjëzon koronavirusi ekonomitë botërore.

Shifrat e publikuara të enjten nga qeveria tregojnë se 6.6 milion amerikanë aplikuan për pagesë papunësie javën e kaluar, që u shtohen 10 milion të tjerëve gjatë dy javëve para kësaj.

Kjo do të thotë se 1 në 10 punëtorë amerikanë kanë humbur punën dhe priten shkurtime të tjera.

Në konferencën e tij të përditshme për luftën kundër koronavirusit Presidenti Donald Trump tha të enjten mbrëma se ai shikon shpresë në horizont për ekonominë e SHBA.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

“Mendoj se ajo që do të ndodhë është se do të kemi një rimëkëmbje të madhe dhe aspak të vogël,” tha presidenti.

Rezerva Federale amerikane njoftoi se do të sigurojë deri në 2.3 trilion dollarë kredi për të ndihmuar familjet dhe bizneset.

Disa ekonomistë janë skeptikë.

“Ne mendojmë se papunësia do të shkojë deri në 20 përqind ose ndoshta më shumë. Kjo shifër është më e ulët se sa ajo gjatë Depresionit të Madh. Por është shumë më keq sesa në recesionin e madh të vitit 2009,” thotë Ben Harris, ekonomist në Northëestern University.

Miliona njerëz që përpiqen të kërkojnë ndihmë financiare po hasin në vështirësi. Ata nuk hyjnë dot në faqet e mbingarkuara të internetit për të aplikuar, ose nuk dinë si të aplikojnë.

Megjithatë, Presidenti Trump shprehu besim në vendosmërinë e amerikanëve për të kapërcyer problemet.

“Amerikanët po ecin përpara me një qëllim dhe vendosmëri të përbashkët. Ata janë të vendosur për të mposhtur virusin dhe për ta ngritur vendin në lartësi edhe më të mëdha,” tha Presidenti.

FONDET E NDIHMËS, DËSHTON MIRATIMI NË SENAT

Senati amerikan nuk arriti të enjten të miratojë fonde shtesë për të ndihmuar punonjësit amerikanë në vështirësi që po përballen me ndikimin e koronavirusit. Votimi u bë më pak se dy javë pasi ligjvënësit amerikanë miratuan paketën më masive të ndihmës ekonomike në historinë e vendit.

Masa e propozuar nga senatorët republikanë do të siguronte 250 miliardë dollarë fonde për Programin për Mbrojtjen e Pagave (PPP), një program prej 350 miliardë dollarësh që është pjesë e legjislacionit për t’u mbrojtur nga pasojat e koronavirusit, të quajtur CARES.

Paketa prej 2.2 trilionë dollarësh e shpëtimit u hartua dhe u miratua me shpejtësi nga Kongresi në fund të muajit të kaluar, ndërsa bizneset në gjithë vendin u përballën me pasojat ekonomike të koronavirusit.

Demokratët në Kongres, e bllokuan përpjekjen e fundit , duke argumentuar se kreu i republikanëve në senat Mitch McConnell nuk ishte konsultuar sa ç’duhej me ta lidhur me shtesën prej një çerek milionë dollarësh.

Republikanët nga ana e tyre, bllokuan përpjekjen e demokratëve për të rritur ndihmën për spitalet dhe qeveritë lokale që po përballen me pasojat e krizës.

Ligjvënësit do të kenë një mundësi tjetër të negociojnë për shtesën të hënën kur Senati të kthehet për një seancë të shkurtër. Deri atëherë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësueve, demokratja Nancy Pelosi tha se nuk ka plane të negociojë me republikanët dhe Sekretarin e Thesarit, Steven Mnuchin gjatë fundjavën e Pashkëve./VOA

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Thirrja e fortë e imunologut: Dilni në diell, nxehtësia e dëmton virusin

TË GJITHA

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

17:47 : 09/06/2025

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

17:35 : 09/06/2025

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

17:33 : 09/06/2025

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

17:14 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com