Dashi-Çiftet sot rrezikojnë të kenë probleme. Nëse vazhdoni të abuzoni me aftësinë tuaj joshëse me të tjerët mund të ketë edhe ndarje për disa.
Demi-Do jetë një ditë shumë e bukur! Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar. Do keni shumë fat. Përfitoni sa më shumë, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilentë.
Binjakët-Dashuria për çiftet nuk do shkojë shumë mirë. Do qëndroni pak larg njëri-tjetrit sot, por në fund të ditës do kuptoni se nuk mund të bëni dot pa të.
Gaforrja-Hëna do iu nxitë të mos shpenzoni shumë gjatë kësaj dite. Nuk do keni probleme dhe nuk do shqetësoheni për asgjë.
Luani-Mos ndryshoni asgjë në jetën sentimentale sot edhe pse dëshira do jetë shumë e madhe. Është shumë e lehtë të shkatërrosh gjithçka, por për ta rindërtuar është shumë e vështirë.
Virgjëresha-Tek financat do keni pak fat, por ju mund ta humbni edhe atë nëse nuk tregoheni të matur. Mos bëni asnjë transaksion financiar.
Peshorja-Marrëdhënia juaj me atë që dashuroni do të përmirësohet edhe më tepër. Falë Venusit do tregoheni më të kuptueshëm dhe tolerantë me të.
Akrepi-Do jeni sot përsëri të mërzitur. Megjithatë financat do jenë në përgjithësi të mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa do shpenzoni.
Shigjetari-Nëse jeni në një lidhje përfitoni nga lumturia që do iu japë ajo. Mund të ketë edhe ndonjë mosmarrëveshje të vogël gjatë ditës por do të zgjidhet me mirëkuptim.
Bricjapi-Urani do të provokojë një stuhi të lehtë tek çiftet. Do jeni pak më shumë sesa duhet dyshues ndaj partnerit dhe për këtë do e bezdisni me pyetje. Mos e teproni!
Ujori-Marsi do iu ndihmojë me buxhetin tuaj. E vetmja gjë që iu duhet të bëni është të pakësoni sa më shumë shpenzimet gjatë ditës së sotme, sepse mund të keni probleme.
Peshqit-Dita juaj do jetë plot e përplot me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni edhe plane për të ardhmen. Në planin financiar kënaquni me ato që do iu sjellin planetët.