Parashikimet e motit jane te mira, per diell dhe rritje temperaturash me nderrimin e stineve. Ne kulmin e krize totale nga koronavirusi me nje numer te frikshem viktimash dhe te prekurish, shkencetaret jane duke hulumtuar nese rritja e temeraturave do te mund te vrase virusin Corona.
The Guardian shkruan se epidemitë e gripit kanë tendencë të vdesin pasi mbaron dimri; a mund të ndikojë dielli, në mënyrë të ngjashme, në sjelljen e koronavirusit dhe përhapjes së tij ? Kjo eshte një pyetje kryesore, dhe epidemiologët te cilet kane nisur te vëzhgojnë shumë nga afër ndryshimet.
Studimet fillestare të koronavirusëve të tjerë – varietetet e zakonshme te gripit në Mbretërinë e Bashkuar – sugjerojnë një model sezonal, me pikun që ndodh gjatë dimrit dhe zhduken në pranverë. Intriguese eshte se këto maja apo kulme, kanë tendencë të përkojnë me shpërthimet e gripit dhe se vetem sasi të vogla të koronavirusit duket se transmetohen gjatë verës.
Një studim i bere per koronaviruset e zakonshëm – HCoV-NL63, HCoV-OC43 dhe HCoV-229E – u botua javën e kaluar nga shkencëtarët në University College London. Duke analizuar mostrat e mbledhura disa vjet më parë ata gjetën shkallë të lartë të infeksioneve te koronavirusit në shkurt, ndërsa në verë ato ishin shumë të ulëta. Studime të tjera kanë treguar gjithashtu se koronaviruset janë sezonale.
Autori kryesor i studimit, Rob Aldridge, theksoi se “Ne mund të shohim nivele të vazhdueshme por më të ulëta të transmetimit të koronavirusit gjatë verës, por kjo mund të kthehet në dimër nëse ende ekziston një popullsi e madhe e ndjeshme qe mund te preket”.
“Dhe duke pasur parasysh se ky është një virus i ri, ne nuk e dimë nëse do te ndjeke te njejtin trend si virusiet e tjere gjate veres, duke pasur parasysh nivele të larta të ndjeshmërisë në popullatë. Për këtë arsye, është thelbësore që të gjithë të veprojmë tani dhe te ndjekim keshillat aktuale qe jepen per tu mbrojtur”.
Kjo është mbështetur nga shkencëtarë të tjerë, të cilët paralajmërojnë se virusi Covid-19 është një agjent infektiv plotësisht i ri dhe kështu nuk ka pasur shanse që popullatat të ndërtojnë ndonjë imunitet. Si rezultat, ka të ngjarë të vazhdojë të përhapet me ritmet aktuale pavarësisht fillimit të verës.
“Jam i sigurt se ndryshimet sezonale në sjelljen e virusit do të luajnë një rol në përhapjen e tij,” tha virologu Michael Skinner në Imperial College London. “Por krahasuar me efektin që kemi me distancimin shoqëror , do të jetë një ndikim shumë i vogël”- tha ai.
Ardhja e pranverës nuk ndikon vetëm sjelljen e një virusi, por prodhon gjithashtu ndryshime në sistemin imunitar të njeriut, theksojnë studiuesit e tjerë. “Sistemi ynë imunitar shfaq një ritëm të përditshëm, por ajo që dihet më pak është se si ndryshon nga sezoni në sezon,” tha imunologu Natalie Riddell në Universitetin e Surrey.
Lidhur me kete po shihen ndryshime imune te njerëzit në sezone të ndryshme dhe në periudha të ndryshme të ditës. Mostrat biologjike u morën nga vullnetarët në solsticin e dimrit dhe verës dhe ekuinokset e pranverës dhe vjeshtës. Gjetjet fillestare sugjerojnë që një nëndegë e rruazave te bardha te gjakut që luajnë një rol kryesor në sistemin imunitar duket se janë ngritur në periudha të caktuara të ditës, duke treguar që sistemi reagon ndryshe në kohë të ndryshme. Për shembull, qelizat B që prodhojnë antitrupa u gjetën të ngritura gjatë natës.
Sidoqoftë, ndikimi i stinëve në ritmet e qelizave është ende nën hetim, shtoi drejtuesja e studimit, Micaela Martinez nga Universiteti Columbia. Rezultatet do të kishin një rëndësi të konsiderueshme, shtoi ajo. “Njohja e dobësive të trupit tonë ndaj sëmundjeve dhe viruseve gjatë gjithë vitit mund të informojë kohën e fushatave të vaksinimit që do të na ndihmojnë në zhdukjen e infeksioneve.”