• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covid-19/ Sa kohë mund të funksionojë izolimi dhe çfarë pritet pas krizës?

09:25 : 07/04/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA

Shkolla të mbyllura, kufizim i lëvizjes së lirë dhe i kontakteve. Për të frenuar pandeminë e Coronës, shteti po kufizon lirinë e qytetarëve. Sa kohë mund të funksionojë kjo? Dhe çfarë pritet pas krizës?

Ne fshehim fytyrat pas maskave, nuk japim më dorën dhe i shmangemi njëri-tjetrit. Në luftë kundër virusit Corona shumë rregulla kanë ndryshuar. A po sakrifikon shteti liritë tona qytetare? Sa më tepër janë në fuqi masat për të kufizuar pandeminë, aq më shumë po shtohen në Gjermani zërat se sa të justifikuara janë ato dhe frika se këto masa ekstreme mund të çojnë në gërryerjen e shtetit ligjor. E vetmja gjë që është e sigurt, është se virusi Corona mund të ketë pasoja fatale dhe se po përhapet dhe më tepër dhe se zbulimi i ndonjë vaksine kërkon shumë kohë.

Organet legjislative dhe gjyqësori duhet të jenë vigjilentë

Peshkopi katolik i Esenit, Franz-Josef Overbeck, tha në një intervistë për Deutschen Welle se shteti duhet të përdorë instrumentet e tij në të mirë të mbrojtjes së popullsisë, por “organet legjislative dhe judikative duhet të jenë vigjilentë që politika ta ketë të qartë se kur duhen shfuqizuar masat kufizuese.” Por sipas tij institucionet demokratike në Gjermani vazhdojnë të funksionojnë edhe në kohë krize.

Edhe kryetari i Këshillit të Kishës Protestante-Luteriane, Heinrich Bedford-Strohm, u shpreh në një intervistë për Bayerischer Rundfunk, se vendimmarrësit në Gjermani po punojnë me përgjegjësi.

Lexo edhe:

“Më është mbyllur goja…”, Hashim Thaçi rrëfen përjetimin në 6 vite izolim

Dëmtohet rruga në Pogradec, rrezikojnë të izolohen banorët

Selmin Çalışkan, drejtore për marrëdhëniet institucionale pranë zyrës së Berlinit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, të themeluar nga hungarezi George Soros, thotë se gjermanët në shkallë të gjerë po i pranojnë kufizimet e lirive qytetare, por se “për të gjitha kufizimet e të drejtat themelore duhet të përcaktohet një datë e qartë, se kur do të shfuqizohen”. Fondacioni Soros mbështet në Gjermani disa organizata që merren me të drejtat e njeriut dhe të mediave. Por me fondet e projektit financohet edhe OJQ “Rrjeti i Argjendtë” në Berlin që ofron në gjuhë të ndryshme këshillime telefonike për të moshuarit ose njerëzit në nevojë.

A është Gjermania shembullore në përballimin e krizës?

Selmin Çalışkan, e cila më parë ka qenë sekretare e përgjithshme e Amnesty International për Gjermaninë thotë se bie në sy, se shteti po jep ndihma të mëdha për ekonominë, për sipërmarrësit, për pronarët e bizneseve të vogla ose për sektorin e shëndetësisë, por nuk e ka marrë në konsideratë sektorin e shoqërisë civile.

Çalışkan thotë se në sektorin e shoqërisë civile në Gjermani janë të punësuar rreth katër milionë vetë dhe kontribuojnë dhe rreth 600.000 vullnetarë.

Politologu Alexander Carius thotë se shumë prej tyre, sikurse edhe infermierët apo shitësit në supermarkete, punojnë në kushte pune të vështira dhe marrin paga të ulta. Sipas tij në Gjermani hendeku mes familjeve me të ardhura të larta dhe familjeve të varfëra që kanë vështirësi masive për të mbijetuar po vazhdon të thellohet.

A do të ketë kthim në normalitet?

Politologu Carius nuk beson se Gjermania do të kthehet pas krizës në normalitetin që ekzistonte para saj. “Ne do të na duhet të ripërcaktojmë se ç’është normale,” thotë Carius. Në të ardhmen shumë nga gjërat që i konsideronim normale në jetën tonë para krizës – konsumi i mallrave, mundësia për të udhëtuar në vende dhe qytete të tjera – nuk do të jenë më të mundshme në këtë masë.

Sipas Cariusit kriza i jep mundësinë Gjermanisë që të bëhet “më solidare, më e drejtë, të tregojë më tepër kujdes ndaj mjedisit dhe klimës, të jetë më e përgatitur për të përballuar rreziqet e jashtme, qofshin ato të lidhura me klimën, pandemi, apo kriza masive ekonomike dhe financiare”. “Sidomos, koha e krizës lejon një ndryshim të drejtimit.”

Çalışkan thotë se infermirët apo kujdestaret e kopshteve dhe të çerdheve duhet të paguhen më mirë dhe të kenë kushte më të mira pune, sepse vënë jetën në rrezik. Ajo kërkon edhe kushte më të mira për të pastrehët dhe refugjatët.

Cariusi thotë se politika duhet të shfrytëzojë rastin për një transformim socialo-ekonomik dhe për ristrukturimin e sektorëve që synon të mbështesë, si ai i automonbilëve dhe i energjisë. Sipas tij këto transformime nuk do të ndodhin pa konflikte. Ai parashikon “luftëra masive për shpërndarjen dhe rishpërndarjen e pasurisë dhe të të ardhurave, si në nivel global edhe kombëtar”.

Peshkopi Franz-Josef Overbeck thotë se momentalisht mjedisi dhe aspektet ekologjike po luajnë një rol të dorës së dytë, sepse fokusi është përqendruar te ekonomia. Krahas aspekteve ekologjike sipas tij duhen diskutuar edhe aspektet sociale si drejtësia mes brezave. Gjithësesi peshkopi katolik nuk mendon se pandemia Corona është ndonjë ndëshkim nga Zoti. /DW/

Etiketa: izolimkrizarezistence

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më është mbyllur goja…”, Hashim Thaçi rrëfen përjetimin në 6 vite izolim

22:41 : 04/05/2026
AKTUALITET

Dëmtohet rruga në Pogradec, rrezikojnë të izolohen banorët

17:24 : 24/03/2026
AKTUALITET

Masivi i dheut bllokon rrugën në Gjirokastër/ Tre fshatra të izoluar prej 1 muaji, bashkia asnjë masë

13:08 : 01/02/2026
AKTUALITET

Turistët vijnë në Shqipëri për pushime dimërore, bllokohen nga bora, asnjë ndërhyrje nga autoritetet

13:59 : 11/01/2026
AKTUALITET

4 ditë në izolim/ Autoritetet lënë në mëshirë të fatit fshatin Bashaj, banorët ‘çajnë’ vetë rrugën

12:14 : 11/01/2026
RAJONI

Analiza: Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

13:30 : 08/11/2025
Para

Emigrantë në kufi/ Majko: Më mirë të shtrirë ata atje në Kapshticë, se sa të vdekur të gjithë në spital

TË GJITHA

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom