Rritet numri i rasteve me Covid 19 në Shqipëri, por edhe i viktimave. Në 24 orët e fundit raportohet se ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeçar, i cili ishte i shtruar në spitalin Infektiv prej 13 ditësh.
Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se 67-vjeçari ishte i intobuar, ndërkohë që kryente edhe dializën.
Gjithashtu raportohet se në 24 orët e fundit janë zbuluar 29 raste të reja me Covid-19, nga 216 teste të kryera.
Numri total i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka arritur në 333 raste













