Ish- deputeti i PD, Jorida Tabaku në një lidhje live me News24 në rubrikën Opinion ka thënë se akti normativ për shtyrjen e qerave dhe bizneseve private është një vendim anti- kushtetues nga qeveria.
Tabaku tha se qeveria nuk ka të drejtë të ndërhyjë mes dy privatëve, qiramarrësit dhe qiradhënësit pasi shumë qiradhënës varen vetëm nga qeraja që marrin.
Po ashtu Tabaku i kujton propozimin e PD qeverisë duke i thënë se këto qira që t’ja paguajë vetë ish- deputetja për biznesin e vogël Tabaku tha se duhet të shtyhen tatimet dhe detyrimet si në Kosovë për 3 muaj si dhe për ndihmat sociale ajo tha se po bëhen në mënyrë diskriminuese dhe politike.
” Shtyrja e qirave është një lajm shumë i keq dhe nuk e kuptoj si është shkruar dhe është bërë në një dokument zyrtar. Është një akt që cënon demokracinë. Nuk duhet të lejojmë që situata aktuale të jetë shkas për të shkelur Kushtetutën. Nxit konflikt social për ata që janë më të varfër. Bëhet fjalë për persona që jetojnë nga qiraja dhe mbahen me qiranë. Të tërhiqen dhe të mbështesin biznesin e vogël. Asnjë vend tjetër nuk e ka bërë këtë model.
Duke filluar nga kryeministri dhe oligarkët që ai mbron duhet të jemi solidarë. Nga 120 milionë eurot. Nuk mund t’i ndërhyjë në buxhetin e tyre. Duhet menjëherë të alokojë nga buxheti i shtetit fonde për të mbështetur këtë kategori nga më të prekurat.
Në kishim planin për pagimin e qerave dhe për t ëpapunët. Paketë që e bën qeveria. Kanë gjetur subvencionet vendet e tjera për t’u paguar qeratë bizneseve të vogla. Në ktë periudhë krize duhet të jemi të vëmendshëm për demokracinë dhe s’mund të nxisim konflikt social. Shteti të pezullojë taksat dhe pagesat e taksave. Të ulë shpenzimet, të pezullojë koncesionet dhe të anulojë tenderat. Nuk mund të ndërhyjë mes dy privatëve. I bëj thirrje privatit kush ka mundësi ta ndihmojë biznesin e vogël por ja ta shkelë ligjin.
”Kush ka punuar në të zezë të denoncojë?”
Ka pasur në 7 vite mundësi të luftojë informalitetin. Që kur u rritën taksat kërkuam që të merrte masa pasi po nxiste informalitetin. Kur u rrit tatimi mbi fitimin dyfish ne kërkuam mos bëhet se po nxitej informaliteti. Dhe nxitësi i saj ka qenë qeveria me vendimet e gabuara dhe kujtohen tani në krizë me metoda që nuk ndihmojnë buxhetin. Sot ekonomia ka nevojë për mesazhe shprese dhe për vendime që kanë vlerë për 90% të shqiptarëve jo për 10%.
Ka kaluar 1 muaj nga mbyllja dhe izolimi i bizneseve dhe nuk ka akoma zgjidhje. Po aplikojnë dhe po abuzohet. Nuk mund të hedhin të dhënat online se janë kontradiktore.
Krijojnë procedura të kota dhe barriera të kota. Duhet ta thjeshtojnë dhe të hedhin sytë nga Kosova për mirë me një buxheti dyfish më të vogël dhe kanë krijuar procedura shumë të thjeshta. Nuk po flasim për biznese të mëdha, të oligarkëve se ato i mbron qeveria. Po flasim për biznese mijëra të tilla të vogla dhe duhen marrë vendime për të nesërmen. Të zbatohet paketa e ndihmës ekonomike fillimisht. Dhe pasi të zbatohet kjo paketë qesharake e cila përfshin vetëm 1/3 e bizneseve, lë jashtë të gjitha familjes e ndihmës ekonomike, ata të prekur nga tërmeti, gjysmën e shqiptarëve.
Askush nuk ka bërë kët veprim antikushtetues si qeveria shqiptare. Këto shifra janë pjesë e propagandës siç është pjesë e propagandës çdo gjë që po ndodh. Unë shoh shifrat e INSTAT. Pjesa më e madhe e familjeve shqiptare, bizneseve të vogla janë jashtë vëmendjes. Ndihmë është ajo që po jep Kosova. Le t’i lënë tenderat e ushqimeve znj. Xhaçka dhe t’ja u lënë shqiptarëve vetë të menaxhojnë lekët drejtpërdrejt.
Dyshoj që do ketë shtesa në paketë sepse nuk ka filluar zbatimi i së parës. Po të zgjerohet mos ketë diskriminim. Mos ketë ndarje pasi kriijon precedent të vështirë. Bën diferencim të familjeve që ndihmo dikë dhe mos ndihmo një tjetër. Parimi i parë është mosdiskriminimi. Parimi i dytë të ndihmojnë biznesin me atë çka nevojë biznesin. Të shtyhen taksat, tatimi mbi fitimin, taksat lokale e kështu me radhë. Ka një sërë masash që mund të marrë qeveria. Nga pikëpamja e shpenzimeve duhet të eleminohen shpenzimet e panevojshme. Të anulohen koncesionet. Nuk kemi për t’u lodhur me këtë gjë. Dhe shëndetësia duhet të mbështetet bashkë me familjet në nevojë.
Kemi nr. e shtretërve më të ulët dhe nr. e mjekëve më të ulët dhe qeveria duhet të mendojë për këto pasi duhet që të vendosë fondet e disponueshme që ka për të blerë pajisje mjekësore. Janë akoma të nevojshme të rriten kapacitetet. Nuk e kemi arritur ende kulmin e kurbës. Ose po na gënjejnë me numrin e tesitmeve. Të rrisim kapacitetet atëhere kur është e nevojshme.
Pamë shoë-n e kryeministrit ku shkonte në disa familje është bërë e gjitha me lista dhe me anëtarë socialistë por koronavirusi nuk prek vetëm demokratët por edhe socialistët dhe vendos në vështirësi këdo. Qeveria duhet të marrë masa. Një pjesë e masave janë kopjuar keq. Ja kemi thënë ku mund të gjenden fondet në buxhetin e shtetit. Nuk besoj të ketë pasur opozitë më konstruktive që i mëson qeverisë çfarë të bëjë dhe në të njëjtën kohë është edhe në terren.
Bizneset vijojnë të paguajnë detyrimet
Tatim fitimi është parapagim në fund të muajit. Nga 16 marsi deri në 31 mars ka pasur data për këtë pagim. Bizneset kanë parapaguar tatim fitimin për 2020 për atë që kanë fituar në 2019. Pra me mendjen se në 2020 do fitosh sa në 2019. Por ndërkohë bizneset janë të mbyllura, s’kanë të ardhura. Ka biznese pa fund që janë ankuar për ta shtyrë këtë në kohë dhe nuk pranuan. Kosova mori masën e parë për të shtyrë këtë pagesë për 3 muaj. Shpresoj shumë që meqenëse nuk e shtynë të marrë të paktën masa që mos vendosë gjoba apo me kamatvonesat kur ka parregullsi.
Shtyrja e kredive?
Unë nuk e di si është situata në banka sepse sigurisht është marrëdhënie mes palëve. Kjo masë duhej marrë se ësthë marrë në gjtihë Europën. Sektori bankar në Shqipëri ka qenë i shëndetshëm. Vendimi i Këshillit Mbikqyrës ishte i përshtatshëm dhe shpresoj të ketë funksionuar dhe më shumë tek bizneset e vogla që varen nga një pagë që ndoshta tani nuk e kanë.
Duke pasur parasysh sturkturën ekonomike që ka Shqipëria, varet nga biznesi, turizmi, ka buxhet të lodhur dhe të korruptuar, nuk ka investime të huaja dhe në infrastrukturës. Duke parë se ekonomia do të bjerë me 4 pikë përqindje, atëhere duhen ndihmuar bizneset, turizmi, familjet dhe duhet të ishte këmbanë alarmi për Shqipërinë se do jetë një nga 13 vendet ku do ndihet më shumë kriza.
Në këtë situatë ku jemi ka nevojë të injektohet kapitali, të ulen taksat. Duhet ndihmuar për shumicën dhe jo për pakicën. Me shumë arrogancë qeveria nuk po e bën. Shpresoj të dëgjojë apelin e familjeve dhe të bëjë një paketë të dytë ekonomike.”- tha Tabaku./BW