Dërgimin e 30 bluzave të bardha në Itali nga Qeveria, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e quan gjithçka në funksion të propagandës boshe të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po përdor edhe kohën më të keqe për shqiptarë në funksion të axhendës së tij politike.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputeti e quan një turp dhe sipas tij, kreu i qeverisë këtë “akt” po e bën që ndërkohë të mos flitet për problemet dhe vështirësitë ku gjenden shumica e qytetarëve shqiptarë.
Nënkryetari i PD-së shkruan se kryeministri Edi Rama sot duhet:
– T’u japë përgjigje njerëzve; sa testime bëjmë dhe për sa kohë kemi rezerva?
– Kush do ta marrë ndihmën financiare dhe kur?
– Kur do ti mbyllë fasonet dhe call center?
Postimi i Edi Palokës:
Gjithshka ne funksion te propagandes boshe, vetem kryeministrin nuk e ben dot Edvini!
Per turpin e tij, Rama nuk kursen asgje dhe asnje , duke perdorur kohen me te keqe per shqiptaret ne funksion te axhendes se tij politike.
Tani ka perfshire ne telenovelen e tij propagandistike dhe serine ku qan hallet e shfaqet si shpetimtar i Evropes…
Ka kaq kohe qe njerzit e shqetesuar duan te dijne , po Rama nuk u thote shqiptareve asgje qe ka te beje me jeten dhe shendetin e tyre.
– Sa tampone ka ne dispozicion shendetesia shqiptare per te testuar te dyshuarit me corona virus?
– Si do ushqehen mijera familje shqiptare qe qeveria i ka perjashtuar nga pagesa?
Ne vend qe te merret me keto, ne vend qe te bej detyren e tij si kryeminister i shqiptareve, Rama ka gjetur momentin te shfaqet dhe nje here si “lider boteror” e per kete po perdor grupin kurajoz te mjekeve dhe infermiereve qe pranuan te japin ndihmen e tyre per Italine fqinje, ne veshtiresi serioze.
Tani sipas skenareve politik te dale boje te Rames , shqiptaret ne ditet ne vijim do te vazhdojne te degjojne lajme , per kete “akt” historik e te padegjuar, jo te mjekeve ,po te liderit dhe “shpetimtarit” te botes mbare ( mos harroni qe pak dite me pare akuzoi dhe Presidentin e SHBA se i “kishte hapur deren armikut” )
Nje dite Rama do te jape interviste, nje dite tjeter do te perdore mesazhet prekese te mjekeve. Ne skenar do te kete edhe lidhje direkte nga Italia me apo pa Bruno Vespen. Dikush ( nuk ka rendesi se kush) do propozoje qe Rames e jo mjekeve, ti jepet ndonje dekorate nga shteti italian e te tjera skena qe nuk i kemi per here te pare. E gjitha kjo vetem qe nderkohe te mos flitet per problemet dhe veshtiresite ku gjenden shumica e qytetareve shqiptare .
Turp per kete regjisor sharlatan qe nuk heq dot dore nga veset e tij.
Turp qe sot kur fshat digjet, kryeministri krihet.
Edi Rama duhet ta ndale menjehere kete shfaqje te turpshme. Te kthehet me kembe ne toke para se te jete vone per shendetin dhe ekonomine e familjeve shqiptare.
– T’u jape pergjigje njerezve ;sa testime bejme dhe per sa kohe kemi rezerva?
– Kush do ta marre ndihmen financiare dhe kur?
– Kur do ti mbylle fasonet dhe call center?
Masat e marra ne kohe sot shpetojne jete dhe lehtesojne krizen!