Vijon të ketë një rritje të frikshme numri i viktimave dhe të prekurve nga COVID-19 në Greqi. Sipas mediave helene, numri i viktimave ka shkuar në 38. ndërsa të infektuar rezultojnë 1156 persona.
Autoritetet bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus 95 qytetarë. Ndërkohë, në terapi intensive ndodhen 69 të infektuar, ndërsa janë kryer 15 mijë teste.