Një surprizë e bukur ka kapur në befasi stafin mjekësor, të disa spitaleve në Shtetin e New York-ut, të masarkruar nga turnet e stërgjatura për shkak të epidemisë së koronavirusit, që për momentin numëron 17 mijë të infektuar dhe më shumë se 200 të vdekur në qytet.
Për t’i falenderuar për punën e tyre, ish-sekretarja e Shtetit Hilary Clinton dhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, kanë derguar pica në spitalet e kontesë së Westchester, ku çifti jeton.
“Surprizë shumë e bukur!!Jam një mjeke e ndihmës së shpejtë të St John’s Riverside Hospital dhe sapo më kanë sjellë një picë nga Clinton.Faleminderit! Kemi nevojë për lider si ju në këtë moment të vështirë. Shumë mirënjohje. Nuk dija se në çfarë mënyrë t’ju falenderoja”, ka komentuar doktoresha Angela Cirilli. Lajmi më pas është konfirmuar për CBS nga një zëdhënës i Clinton.