• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mami, a do të vdes?”/Dhimbja rrëqethëse e 5-vjeçarit me koronavirus. Si u sëmur, temperatura 42 gradë dhe halucinacione

11:00 : 25/03/2020
në AKTUALITET, BOTA, SHENDETI

Një nënë ka treguar se si djali i saj pesëvjeçar krejtësisht i shëndetshëm arriti në pikën sa të pyesë nëse po vdiste, pasi u shtrua në spital me koronavirus.

Lauren Fulbrook, 30 vjeç, nga Bromyard, Worcestershire, tha që shëndeti i djalit të saj, Alfie, ra menjëherë kur zhvilloi simptoma përfshirë një temperaturë më shumë se 42 gradë Celsius, halucinacione dhe të vjella.

Lauren tha se ajo kishte frikë për jetwn e Alfie-t, pasi ai qëndronte shtrirë i pafuqishëm në një shtrat spitalor kur e pyeti: “Mami, a do të vdes?”.

Duke e quajtur atë “përvoja më e keqe e jetës sime”, ajo shkroi në “Facebook” për të paralajmëruar prindërit e tjerë që edhe fëmijët pa probleme të tjera shëndetësore të mund të preken rëndë nga Covid-19.

Nëna detajoi se si Alfie u përkeqësua pasi ndoqi një mësim noti javën e kaluar.

Lexo edhe:

Barcelonë/ Prindërit “braktisin” fëmijën 10-vjeçar në aeroport dhe ikin me pushime

E pazakontë në SHBA/ Embrioni ishte ngrirë në 1994, fëmija lind pas 31 vitesh

“Atij filloi t’i ngjirej zëri të hënën e kaluar dhe unë ia vura fajin ndonjë gëlltitjeje klori nga mësimi i notit në pishinë atë ditë. Pastaj kishte kollë të ngjashme me lehjen dhe u përkeqësua gjatë gjithë ditës së martë. Temperatura e tij filloi papritmas në mbrëmjen e së martës dhe arriti menjëherë 38.4, kështu që më duhej mos ta çoja në shkollë.

Alfie vazhdonte të thoshte se ishte në rregull dhe ndihej mirë, gjë që ai e bën zakonisht. Por të enjten temperatura e tij arriti në 42.3 dhe unë nuk mund t’ia zbrisja. Ai nuk po hante, mezi pinte dhe tha se nuk mund të lëvizë. Kështu që i rashë 111 dhe ata dërguan një ambulancë në mëngjes, por thanë që spitali ishte aq i zënë sa nuk mund ta merrnin djalin. Ata e ulën temperaturën e tij dhe thanë nëse shkon përsëri lart ose ai përkeqësohej të telefonoja në 999”.

Duke përshkruar momentin e frikshëm se si djali i saj i vogël u mor me urgjencë në një ambulancë të enjten pasdite, Lauren vazhdoi:

“Më vonë atë pasdite ai po villte, kishte halucinacione, qante, mbante kokën duke thënë se ndjente sikur do t’i shpërthente dhe sytë i dhimbnin, kështu që ambulanca erdhi për ta çuar në spital”.

Pasi mbërritën në spitalin “Worcester”, Lauren tha se atyre iu dhanë maska për t’i veshur dhe u nxituan në një dhomë izolimi, ku Alfie-t iu bë një tampon dhe u testua për Covid-19.

Ajo e përshkroi spitalin si një “qytet fantazmë” dhe tha që personeli mjekësor kishte veshje dhe maska mbrojtëse gjatë gjithë kohës. Ndërsa Lauren gjithashtu vuante nga një kollë, ajo u lejua të qëndronte në krah të Alfie-t pasi mjekët dhe një infermiere u dhanë atyre një shtrat në njësinë e izolimit, pas rezultateve të tij pozitive të koronavirusit.

Ajo tha: “Ata i dhanë ilaçe dhe e mbajtën të zhveshur dhe me lëngje për t’i ulur temperaturën. Nuk mund të fajësoj stafin e spitalit. Ata më siguruan, më mbajtën të informuar dhe e pyetën nëse donte ndonjë gjë. Madje më sollën çaj dhe kafe!”

Pasi u mbajtën gjatë natës nga e enjtja deri në mbrëmjen e së premtes, Lauren tha se spitali i lejoi ata të ktheheshin në shtëpi me kufizime të rrepta izolimi.

“Spitali këshilloi që për sa kohë që unë mund t’i jepja ilaçet Alfie-t, do të isha në gjendje të izolohesha bashkë me të gjithë ne në shtëpi. Ai ende po shërohet tani pas tetë ditësh. Sot është dita e parë që ka kërkuar ushqim dhe ka luajtur pak. Ka ende kollë dhe temperaturë të lehtë, por po bëhet më mirë”.

Nëna e dy fëmijëve shkroi në “Facebook” në një postim që është ndarë më shumë se 51,000 herë:

“Koronavirus NUK është shaka. Ju lutemi mos e nënvlerësoni më duke vënë në rrezik jo vetëm jetën tuaj, por të gjithë të tjerët thjesht sepse dëshironi të shkoni në pijetore, ose në një restorant ose të mendoni se keni nevojë për 7 pako me 24 rrota letër tualeti, pasi me anëtarë të familjes pozitiv me Covid-19, i kam parë efektet që ka.
Më është dashur të shikoj djalin tim 5-vjeçar të kalojë nga një fëmijë super energjik, në një fëmijë që nuk lëvizte dot, nuk arrinte të hante, me zor pinte dhe urinonte. Temperatura e tij nuk shkonte nën 40 dhe në nivelin më të lartë ishte 42.3, gjë që i shkaktoi të vjella.

Unë e pashë atë duke halucinuar dhe duke qarë nga dhimbja e kokës, duke u dërguar në spital nga ambulanca për t’u futur në dhomë izolimi dhe t’i bëhej tampon për virusin, dhe të konfirmohej pozitiv.

Nivelet e tij të sheqerit në gjak ishin vetëm 3.7, shkalla e frymëmarrjes së tij ishte 18-20 dhe rrahjet e zemrës së tij ishin 180, djersa derdhej prej tij por ai dridhej, ai mezi merrte frymë dhe kishte fotofobi”(nuk duronte dot dritën).

Lauren i dha fund postimit të saj me një mesazh drejtuar atyre që po injorojnë këshillat për të qëndruar në shtëpi gjatë krizës globale. “Ju lutem, thjesht qëndroni për pak kohë, çfarë pastaj nëse nuk mund të bësh të gjitha gjërat e zakonshme, sa më shpejt të gjithë bëjnë distancimin shoqëror, aq më shpejt do të marrë fund.

Nuk po e postoj këtë për vëmendje ose keqardhje, pasi mund ta kisha bërë që ditën që u sëmur, thjesht dua që njerëzit të qëndrojnë të sigurt. Ju lutem mendoni për shëndetin tuaj dhe të tjerët”.

Pasi postimi i saj u bë viral, Lauren tha:

“Unë thjesht doja që njerëzit ta merrnin atë seriozisht, të ndalojnë së menduari se kjo nuk është asgjë dhe nuk do të preken, ata vetë mund të mos ndikohen, por mund ta transferojnë virusin te të tjerët.

Nuk kam zgjidhje tjetër përveçse të mbledh fuqitë, unë kam një vajzë 18 muajshe, si dhe Alfie-n dhe të gjithë jemi të sëmurë tani, jo në atë masë sa ishte Alfie. Ishte me të vërtetë një nga përvojat më të këqija të jetës sime, kur dëgjova që djali im të pyeste nëse ai do të vdiste dhe kur pashë panikun e vërtetë dhe trishtimin në sytë e tij, më theu zemrën”.

Lauren falënderoi ata që kanë ndihmuar familjen e saj pasi u kthyen në shtëpi nga spitali. Ajo tha: “Që kur jam në shtëpi, unë falënderoj familjen tonë, miqtë dhe shkollën e Alfie që na ndihmuan dhe që u siguruan se kemi gjithçka që na nevojitet”. /PANORAMA/

Etiketa: COVID 19fëmijëinfektim

Lajme të lidhura

BOTA

Barcelonë/ Prindërit “braktisin” fëmijën 10-vjeçar në aeroport dhe ikin me pushime

17:39 : 03/08/2025
BOTA

E pazakontë në SHBA/ Embrioni ishte ngrirë në 1994, fëmija lind pas 31 vitesh

16:17 : 01/08/2025
RAJONI

Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë një fëmijë

10:46 : 01/08/2025
AKTUALITET

Lezhë/ Makina përplas 12-vjeçarin me biçikletë, i mituri niset me urgjencë në spital

20:33 : 29/07/2025
BOTA

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

21:09 : 27/07/2025
AKTUALITET

Dyshimi për neglizhencë mjekësore që solli vdekjen e një bebi

21:39 : 22/07/2025
Para

Roberti i bën urimin e ëmbël për ditëlindje Nora Istrefit (Video)

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com