Akademiku dhe Profesori Artan Fuga në një lidhje live në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka analizuar situatën e deritanishme me koronavirusin në Shqipëri dhe në gjithë botën.
Fuga ka qenë e prerë në qëndrimin se duhen marrë masa ekstreme dhe këtë apel e ka bërë prej shkurtit dhe sërish edhe sot duke thënë se nuk duhet kursyer asnjë masë ekstreme.
Sipas tij më e rëndësishmja është që virusi mos transmetohet nga njeriu në njeri por qytetarët duhet të ruhen nga njëri- tjetri që në të njëjtën mënyrë të ruajnë edhe njëri- tjetrin dhe mos e marrin këtë gjë si shaka pasi nesër mund të përfundojnë të gjithë tek dyret e spitaleve dhe në këtë mënyrë sistemi shëndetsor nuk do të mund t’i përballojë.
Po ashtu Fuga ka shprehur mendimin se qeveria dhe opozita duhet të ulen në dialog për këtë situatë duke lënë mënjanë politikat e vjetra dhe ato që do të vijnë pas koronavirusit por për ato që mund të bëjnë në këtë situatë. Është shpejt koha për t’u penduar kujton edhe njëhere profesori Fuga.
”Unë informacionet dhe bindjet e mia sigurisht i krijoj nga tre burime që të legjitimoj ato që them. Ndjek me vëmendje çbëhet në vendet kryesore të BE që kanë dhe strategji pararojë ndaj koronavirusit. Ndjek sa më shumë studime sociale, administrimin e gjendjes nga pikpamja shoqërore teknike, dhe aq sa mund të kutpoj pa qenë mjek për të kuptuar mjekë shumë të njohur europianë apo amerikanë.
Ajo që kuptoj dhe ajo që vende europiane kanë aplikuar, kryesorja është distance sociale. Duhet të ruhemi nga një ri- tjetrit. Asnjë masë ekstreme nuk duhet të kursehet. Nuk është koha për politikat e kaluara, nuk është koha për shakara. Kërkohet përgjigjshmëri e faktorëve politike, qeverisë por edhe qytetarëve. S’duhet të transmetohet virusi nga njeriu drejt njeriut. Nëse ndërtojmë një piramidë, që ka gjithë pjestarët e një shoqëerie, këta banorë në shumicën dërrmuese supozohet se janë të paprekur. Pastaj vjen një pjesë tjetër që kanë marrë virusin, nuk kanë simptoma dhe më pas mendojnë se nuk janë të sëmurë. Më pas janë të sëmurët që kanë me simptoma të lehtë. Më pas janë ata me simptoma të rënda, ata që duan kurime, dhe maja më e ngushtë e piramidës pë rata që duhet të shkojnë në spital.
Kur ka fluks shumë të mëdha kanë nevojë për shërbim spitalor, intubim apo shërbime inkubacioni atëhere kriza bëhet shumë më e madhe dhe e paadministrueshme. Dhe kur e thonë kryeministra, ministra, mjekë, ata të sigurisë kombëtare në të gjithë vendet. Duke vazhduar me Britaninë që sot mbylli shkollat. Nuk duhet të ketë transformim të një statusi social.
Ata që kanë shenja të rinë në shtëpi. Nëse përzihemi të gjithë atëhere vala do jetë e tillë që që do na përplasë të gjithëve në dyert e spitalit. Në këtë mënyrë nxjerrim jashtë funksionin kapacitetin e shtretërve apo mjetet ventiluese të nevojshme. Sistemi del jashtë loje. Dy, ka rrezik të madh të infektimit të shërbimit të personelit mjekësor. Ne duhet t’i ndihmojmë ndërkohë që kthehen edhe ata në të sëmurë.
Secili duhet të distancohet, të ruajë tjetrin, në higjienë, në prekjen e objekteve ku ndodhet virusi, në kujdes, në dizinfektim. Të gjithë po thonë që kjo është kryesorja..
Tek ne shohim që kjo nuk është marrë me përgjegjshmëri.
Unë nuk mendoj që kjo ndodh vetëm tek ne, jam shumë dakort qëi ka ndodhur dhe popujve të tjerë. I qëndroj asaj që thashë, ne në krahasim me vendet e tjera kemi avantazhin dhe disavantazhin e madh. Avantazhin ta forcojmë, disavantazhin ta distancojmë.
Pra të ndihmojmë mjekët, në mënyrë që puna e tyre të shtrihet në kohë dhe të kenë ata mundësi të na ndihmojnë.
Avantazhi është që sado që kemi qytete të mbipopulluara Tirana, Vlora, Fieri, Durrësi. Të tjerët kanë mundësi që të realizojnë distancën sociale.
Sa i përket Britanisë, ata kanë tradicionalisht përqasje apo filozofi tejtër. Më kujtohet në kohën e Njutonit apo Volterit, sa i përket përqasjes së tyre për epidemitë. Ç’ndodh në psiqikën njerëzore?
Kam ndjekur nga afër reagimin e popullsive europiane. Shoh që në fillim është marrë që hajde se nuk na ndodh gjë, ka ndodhur në Kinën e largët, ne vazhdojmë jetën tonë. Nga pikpamje edhe kur u mbyll ajo shkolla ‘’Udha e Shkronjave’’ thashë se ata që po dënohen për heqje licence ata kanë të drejtë. Nga sa shohim dhe konsensusi I mjeëkve në Europë s’ka qenë direkt për masa ekstreme.
Kur ndodh, dhe më pas ndodh atëhere mund të pendohesh.
Momenti i dytë është që shiko se ka disa raste por vijon jeta e përditshme dhe këtu ka shumë njerëz që thonë që nuk më zë mua, s’ka raste tek ne, unë kam fizik të fortë, mund të kurohem duke përfshirë edhe një lloj mosbesimi që kanë opinionet tek mediat. Filluan ato teoritë komplotiste. Këtu mund të ketë një dorë të fshehtë që do të transmetojë këtë apo atë të dhënë sociale. Në momentin kur spitalet nisën të bombardohen, gjë që nuk ka ardhur ende tek ne, dhe unë mendoj që gjendja e katastrofës nuk do të vijë, shpresoj mos vijë. Pra filloi paniku në qytet e Europës dhe njerëzit filluan të ndryshojnë zakonet, filloi mos puthen, mos japin duart. Të kenë kujdes në distancën e të folurit dhe në një moment të caktuar u pa që duheshin marrë masa drastike.
Në Europë ku unë ndjek me shumë kujdes, masat drastike janë me dënim, me kontroll policor e ushtarak, dënime pë rata që nuk zbatojnë rregullat. Dhe unë mendoj që kur kanë mjetet për të kuruar pacientët, dhe përdorin këto mënyrë. Pra masat duhet të jenë drastike dhe ndëshkimi shtetëror. Jo për të njerrë inate, jo për dhunë por që mbrojtja e popullsisë. Por ne nuk mund ta lëmë popullin shqiptar në dorë të ‘’budallenjve’’ të atyre që thonë mua s’më gjen gjë, mua në zë.
Humori është I mirë, ndihmon, por shoh që edhe duartrokitjet në ballkone për mjekët shoh një panic kolektiv që shprehet edhe në forma kolektive duke njerrë zëra kolektivë. Ndihma më e madhe për këta njerëz, me sakrificat e tyre, ndihma më e madhe është që secili nga ne të ndihmojë veten dhe tjetrin.
Ai e di vetë detyrën e vetë, s’kam për synim të komentoj fjalët e kryeministrit. Janë çështje fjalësh dhe ato që duhen janë masat.
Unë mendoj që tani këtu vimë tek një çështje komunikimi. Nuk dua të njerr nga koka, utopitë e mia si duhet bërë. Dua të them që çfarë po bëjnë popujt e tjerë europianë.
Vërej se shpeshherë rrëshkasim si mund ta bëjmë, çfarë mund të bëjmë. Ka një logjikë, çfarë po bëjnë të tjerët. Opinioni shqiptar duhet të thërrasë profesionistë të fushës. Nuk them të thirret ky apo ai në mënyrë individuale. Të jetë vetëm mjek, apo profesione shumë të ngushta, qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë të dëgjojnë vetëm kryeministrin. Kanë nevojë edhe për një përfaqësues të shoqatës së mjekëve, biznesit, shoqërive të siguracioneve, pushtetit lokal. Pra e para polivalenca e zërave. Shumë zzëra, vetëm shumë zëra të cilat kanë pavarësi nga njëri- tjetri mund ta bëjnë të besueshëm mesazhin.
Nuk jam kundër asaj që numri i atyre që mund të trokasin është shumë më i vogël se dyert ku mund të trokasin.
Analizën s’mund ta bëjë vetëm kryeministri. Gabim që të përmblidhet në një llogari FB. Çdo institucion duhet të jetë aktiv.
Hero nuk është vetëm mjeku, por edhe ajo shitësja në dyqan, e bulmetit, pastruesja se dhe këta mund të preken. Janë në risk me një virus që mund t’i prekë. Të caktohet nga organizmat shtetërorë cilat janë ato ndërmarrje që nuk duhet të punojnë, cilat duhet të punojnë, cilat kanë rrezik që pot ë bllokohen bllokojnë gjithë jetën sociale. Madje edhe ato më të përbuzurat. Ato që heqin mbeturinat dhe pastrojnë rrugët. A e imagjinoni sikur ato të bllokohen. A e imagjinoni sikur ndërmarrjet e furnizimit me ujë të ketë probleme me personelin. Cddo qytetar duhet t’i mendojë këto. Që sot ka vetëm një detyrë, të ruajë veten, të tjerët, dhe të bëjë ç’të mundë që në çdo ndërmarrje jo vetëm tek Spitali Infektiv, mbi të gjitha një pjesë e sektorit ekonomik duhet të funksionojë.
Unë mendoj që ne nuk jemi të vetëm, dhe nuk ka nevojë që ne të sit ë thuash të luajmë njeriun e dimrit të vetmisë së madhe. Por ka diçka të vështirë, në kushtet kur të gjitha vendet janë në krizë njerëzit të mësuar prej dekadash hajde se marrim borxha nga jashtë, hajd se na vijnë nga jashtë, hajde se vjen ushtria nga jashtë të vendosë rregull sin ë ’97. Gjendja është krejt ndryshe sot.
E vetmja gjë që mundet është secili në frontin e vet. Secili shtet përpiqet të ndihmojë qytetarët e vet dhe përpiqet mos hedhë infeksionin tek shtetet e tjera. Ka një izolim kombëtar. Edhe BE është organizëm I ndryshëm. Ka një lloj koordinimi, shkëmbimi eksperiencash por duhet të jemi të qartë, ose e bëjmë vetë ne, por do të kemi pasoja dhe mund të kemi pasoja me humbje jetësh shumë, shumë, shumë të trishta. Të paktën tek ne drejt spitalit nuk ka një numër që rritet në mënyrë eksponenciale.
Numri i vdekjes është ai që është, por nuk kemi ardhur ende në sulmin e epidemisë dhe unë shpresoj mos vijë kurrë. Situata është e tillë që askush s’mund të na ndihmojë. E vetmja gjë është që secili të ndërgjegjësojë. A jemi bashkë si komb apo jo?
Dhe jemi por dhe s’jemi. Pse nuk jemi? Sepse dihet kur ka një panik dhe situata del nga dora atëhere solidaritetet mbarojnë në një shoqëri. Kjo është fundi i asaj që do donim dhe asaj që do t’I bënim Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Ka pasur grip aziatik, grip spanjoll, që ka marrë mijëra jetë njerëzish. Gripi sezonal merr vit pas viti nga 8-9 mijë jetë njerëzish. Po ashtu edhe vapa e 2003 mori jetë njerëzisht. Ka ndodhur.
Nëse ne në shekullin e XXl, nuk arrijmë ta administrojmë këtë epidemi do ishte një turp dhe disfatë e madhe. Solidariteti krijohet nga politikat racionale.
Rëndësi ka që populli të shikojë se ekspertë të fushave të ndryshme funksionojnë. Nuk merren me teori apo opinione, sot është fjala për menaxhim apo kohë menaxhim, së bashku si qytetarë dhe si politikë.
Është një mesazh që vjen nga shumë zëra, për një consensus që e shoh që e arrijnë italianët, austriakët, gjermanët, nordikët. Kurse kjo hidh e prit në Shqipëri janë të dëmshme, dhe duhet shkuar në politika diferenciale, në ndërgjegjësim të qytetarëve dhe besueshmëri më të madhe tek aktorët e shoqërisë shqiptare se situate ndryshe do të dalë ga dora, jemi shumë shpejt për t’u penduar. Sot kemi nevojë për ato që duhen sot. Do të uroja që opozita dhe qeveria të kenë dialog. Ç’rëndësi ka ç’do të bëhet me bizneset pas koronavirusit, rëndësi ka sot.”- tha Fuga. /BW/