Nga Antoine Bondaz
Ndërsa udhëheqësit e Pekinit po e shtojnë propagandën e tyre në përpjekje për të fshehur trajtimin që i bënë krizës, politologu francez paralajmëron për tundimin e disa vendeve për të përfituar nga qeverisja autoritare.
Ndërsa vendet evropiane zhyten gjithnjë e më thellë në një krizë shëndetësore e pashembullt, Kina po zbaton një strategji të qartë, qëllimi i së cilës nuk është thjesht mediatik – të ringrejë imazhin e Kinës – por në thelb është politik – për të nënvizuar epërsinë e modelit të qeverisjes kineze, dhe atë të Partisë Komuniste – mbi modelet e qeverisjes perëndimore. Kërcënimi politik që rrezikonte drejtuesit kinezë, nga ai që disa e quajtën “Çernobili kinez” po kthehet në një mundësi politike.
Objektivi i parë i udhëheqësve kinezë është që ta fshehin përgjegjësinë e tyre në menaxhimin fillestar të epidemisë. Pekini po rindërton rrjedhën e krizës shëndetësore, si në Kinë ashtu edhe jashtë saj. Regjimi sulmon autoritetet lokale, që i paraqet si përgjegjës për krizën, ndërkohë që sjelljen e autoriteteve qendrore e paraqet si shembullore. Propaganda rreth Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë e paraqet atë si heroin e menaxhimit të krizave.
Por propaganda kineze shkon edhe më tej duke vënë në dyshim origjinën e shpërthimit të parë të epidemisë. Në një konferencë për shtyp më 5 mars, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze deklaroi se nëse “rastet e konfirmuara të Covid19 u gjetën për herë të parë në Kinë, origjina [e epidemisë] nuk është domosdoshmërisht në Kinë ”, duke përcjellë në mënyrë të qartë thashethemet se SARSCoV2 vjen nga SHBA.
Objektivi i dytë i regjimit synon të minimizojë gabimet e tij, si mungesat fillestare të vendimmarrjes në nivel më të lartë, që nuk bëri të mundur informimin e publikut dhe marrjen e masave të kufizimit të udhëtimeve më herët, duke lejuar që epidemia të përhapet nga Ëuhani në Kinë e, përfundimisht edhe jashtë vendit. Edhe pse rreziqet e epidemisë u diskutuan në Byronë Politike që më 7 janari, fjalimi i parë zyrtar i Xi Jinping vonoi deri më 20 janar, vonuar miratimin e masave në nivelin lokal dhe kombëtar.
Më keq akoma, Pekini dëshiron të harrojë censurën dhe shtypjen që lidhet me menaxhimin e krizës. Shumë mjekë u detyruan të mbyllnin gojën në fillimin e epidemisë, si doktori i ndjerë Li Ëenliang, por edhe shefja e departamentit të infeskioneve në Spitalin e Ëuhanit, Ai Fen; gazetarët që informuan publikun, siç është Chen Qiushi, janë zhdukur, dhe aktivistët që kritikuan autoritetet qendrore siç është Xu Zhiyong, tani janë në burg.
Autoritetet po përpiqen gjithashtu ti fshihen debateve mbi diversifikimin e nevojshëm të burimeve tona të furnizimit, duke organizuar rifillimin me çdo kusht të ekonomisë kineze, edhe pse kjo krizë ilustron varësinë tonë të tepruar nga Kina, veçanërisht në sektorët strategjikë që lidhen me shëndetin (ilaçe dhe pajisje mjekësore dhe mbrojtëse).
Imazhi i një fuqie të përgjegjshme
Objektivi i tretë i udhëheqësve kinezë është të përmirësojnë imazhin ndërkombëtar të Kinës me një një fushatë të paparë komunikimi. Siç ka thënë Xi Jinping në gusht 2013 gjatë konferencës kombëtare për propagandën dhe punën ideologjike, “ne duhet të kryejmë metodikisht punën e propagandës së jashtme … në mënyrë që të tregojmë më mirë historinë e Kinës dhe të bëjmë të dëgjohet zëri i Kinës ”.
Kina po zhvillon një diskutim me standarte të dyfishta dhe gjithnjë e më fyes. Edhe pse ka kritikuar vendet perëndimore për evakuimin e shtetasve të tyre nga Ëuhani, Kina po evakuon njerëzit e saj nga Irani. Edhe pse ka kritikuar vendet perëndimore për zbatimin e masave të kufizimit të udhëtimit nga Kina, Pekini po shmang me kujdes kritikat e partnerëve dhe po zbaton masa ekuivalente të kufizimit të udhëtimeve.
Mbi të gjitha, Kina po përdor kapacitetin e saj prodhues të pajisjeve mbrojtëse si një mjet për diplomacinë e saj shëndetësore. Kina po dërgon ndihma materiale dhe teknike në një grup vendesh, nga Irani në Itali, dhe po kërkon të ringjallë nisma të tilla si ajo e një “rruge mëndafshi shëndeti ”. Kina e paraqet veten si një fuqi të përgjegjshme dhe dëshiron të sigurojë, veçanërisht vendet në zhvillim, se është një partner i besueshëm, ndryshe nga SHBA.
Kontroll i rritur i popullatës
Qëllimi i katërt dhe shqetësues i liderëve kinezë është të përhapin meritat e modelit të tyre të qeverisjes dhe të bindin, në Kinë dhe jashtë saj, se është më efektiv sesa modelet e qeverisjes perëndimore. Ndërsa Kina përdori krizën financiare dhe ekonomike dhjetë vjet më parë për të ndikuar në opinionin publik ndërkombëtar duke përcjellë idenë e dështimit të vendeve perëndimore, ajo po përdor pandeminë për të treguar epërsinë e sistemit të saj. Kolumnistët zyrtarë po hedhin kritika në Tëitter, si psh redaktori i Global Times, Hu Xijin, i cili më 11 mars foli për paaftësinë e Uashingtonit dhe paaftësinë e Donald Trump për të kontrolluar epideminë , duke arritur deri aty sa trë hedhë dyshime që qeveria amerikane, ndryshe nga qeveria kineze, nuk e ka mbrojtjen e popullatës përparësinë e saj kryesore. Diplomatët po përmbytin mediat sociale, përfshirë ambasadorin kinez në Afrikën e Jugut, i cili theksoi në Tëitter se, duke pasur parasysh pandeminë, “zgjedhja më e sigurt, më e lirë, më e mençur për të huajt është Kina”.
Ndërsa epidemia nis në një kontekst të ulët të besimit tek pushtetarët, një pjesë e opinionit publik në Evropë mund të joshet nga kjo propagandë kineze dhe, në fund të fundit, nga modeli dhe suksesi i trumbetuar i qeverisjes autoritare kineze. Jo vetëm që mund të kërkohet të justifikohet kontrolli i mëtejshëm i popullatës në emër të sigurisë shëndetësore, por partitë populiste mund ta përdorin si shembull thjeshtësues për të promovuar një formë të autoritarizmit dhe të sfidojnë vetë idenë e bashkëpunimit evropian.
Humbja e besueshmërisë së modeleve tona të qeverisjes nuk është e pashmangshme. Është thelbësore të kujtojmë se vendet demokratike që ndajnë vlerat tona, si Tajvani dhe Koreja e Jugut, provuan efektivitetin e tyre në parandalimin ose përmbajtjen e epidemisë duke kombinuar masa të forta shëndetësore, transparencë dhe liri individuale. Prandaj, kundërshtimi midis modeleve nuk duhet të reduktohet në alternativën midis demokracisë dhe autoritarizmit. Në fund të krizës shëndetësore, do të jetë e nevojshme të përmirësohen më tej modelet tona të qeverisjes duke qenë të sigurtë se modeli autoritar i qeverisjes kineze nuk është ai që duhet të ndiqet. Le Monde
Antoine Bondaz, ekspert për Kinën dhe dy Koretë, studiues në Fondacionin për Kërkime Strategjike në Francë (FRS) dhe profesor në Shkenca Politike.