Numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në SHBA është mbi 5000, pasi tashmë testimi për të dyshuarit është zgjeruar, pasi më herët testoheshin pak persona.
New York Times shkruan se autoritetet janë duke gjurmuar cdo rast që ka dalë pozitiv në vend. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut tha se banorët duhet të përgatiten për mundësinë e një urdhri strehimi në vend, që do të shpallet brenda 24 orëve.
Administrata e Trump do të kërkojë që të dërgohen para cash direkt tek amerikanët për të mos pasur rrënim ekonomik. Shtëpia e Bardhë deklaroi se do të ndihmojë sa më tepër amerikanët, në një kohë që rastet me koronavirus në vend sa vijnë dhe shtohen.
Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se administrata Trump po mendon që të propozojë në Kongres dërgimin e parave cash për amerikanët gjatë dy javëve të ardhshme për të mos pasur pandemi ekonomike të rënduar në vend. “Presidenti më ka udhëzuar se ne duhat ta bëjmë këtë gjë tani”, tha ai në një konferencë.
Ishte një zhvendosje në përparësi për administratën, e cila ka qenë duke mbrojtur një ulje të taksës së pagave, dhe erdhi në kohën që koronavirusi filloi që të ndalë ekonominë, pasi njerëzit nuk lëvizin më nga banesat e tyre. Marriott International, zinxhiri gjigand i hoteleve, tha këtë të martë se pritet të përdorë këto para të qeverisë amerikane, pasi ata kanë mbyllur të gjitha hotelet që kanë në pronësi.
Mnuchin tha se administrate e Trump favorizon bërjen e shpejtë të pagesave, duke vënë në dukje se efektet e një ulje të taksës së pagave do të duheshin muaj për të arritur tek njerëzit. Trump tha se administrata e tij po punonte gjithashtu për të zgjeruar testimin dhe përgatitjen për t’i kërkuar Kongresit të injektojë rreth 850 miliardë dollarë stimul shtesë për të mbështetur ekonominë.
“Sot Senati ka marrë legjislacionin e koronavirusit që përfshin testimin falas për ata që kanë nevojë për këtë,” tha Trump, duke shtuar se ai e kishte drejtuar Mnuchin të takohej me senatorë në paketën shtesë të stimulit. “Ne duam të kemi një infuzion të madh në krahasim me kalimin e takimeve të vogla çdo dy ditë,” tha zoti Trump për kërkesën e ndihmës së administratës së tij për Kongresin. “Ne do të shkojmë shumë larg e kështu do të bëhet”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Trump, i cili kaloi mëngjesin e tij duke u përqafuar me qeveritarë të shtetit tha se shumë veprime të administratës së tij janë marrë me qëllim që të forcohet ekonomia amerikane. “Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të heqim qafe virusin,” tha Trump. “Sapo të jetë zhdukur, do të rikthehet sikurse askush nuk e ka parë – ky është mendimi im”, shtoi ai. Mnuchin tha gjithashtu seTrump e kishte udhëzuar atë të lejonte shtyrjen e pagesave të taksave, pa interes dhe pa penalitete për 90 ditë, për të cilat ai tha se do të injektonte 300 miliardë dollarë në ekonomi.
Administrata Trump po mbështet gjithashtu një kërkesë për 50 miliardë dollarë lehtësim ekonomik për industrinë e linjave ajrore, si pjesë e paketës më të gjerë.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se disa punonjës të Departamentit të Shtetit Amerikan kanë rezultuar pozitiv, në të gjithë botën, duke nënvizuar se ta nuk janë duke punuar më në ato detyra, për shkak të koronavirusit.
Në dhomën e konferencave, presidenti përsëriti një kërkesë të mëparshme për amerikanët që të mos ndalonin furnizimet ushqimore, dhe përsëri përshkroi udhëzimet e vendosura nga administrata e tij të hënën, të cilat përfshijnë mos grumbullimin në grupe mbi 10 veta dhe të punojnë nga shtëpia kur është e mundur.
Trump, që i cili në mënyrë të përsëritur minimizoi ngjitjen dhe vdekshmërinë e virusit, gjithashtu pohoi se “ai e ndjeu se kjo ishte një pandemi shumë kohë përpara se të shpallej një epidemi”. Rezerva Federale njoftoi të martën se do të përpiqej të mbante kredinë për familjet dhe bizneset duke blerë letra tregtare, premtime afatshkurtra të kompanive që i përdorin për të financuar vetë.
“Ky strukturë Fed siguron që kompanitë të marrin fondin që u duhet për të përmbushur detyrimet afatshkurtra si lista e pagave,” tha Ernie Tedeschi, ekonomist politikash në Evercore ISI, duke e quajtur atë “padyshim një hap pozitiv, padiskutim i domosdoshëm”.
Kishte shenja mbështetjeje në Kongres për idenë e dërgimit të pagesave direkte. Një grup demokratësh të Senatit, të udhëhequr nga Michael Bennet nga Kolorado, Cory Booker i Neë Jersey dhe Sherrod Broën i Ohio, kishin propozuar më parë legjislacionin për të dërguar rreth 4500 dollarë, për pothuajse çdo të rritur dhe fëmijë në Shtetet e Bashkuara këtë vit, si pjesë e një programi të qëndrueshëm të qeverisë për të mbështetur të ardhurat për të ndaluar ngadalësimin ekonomik nga koronavirusi.