Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel deklaroi se Rama është frikacakë dhe nëse se përballon dot situatën të largohet.
Unë jam gjithmonë partizane që gjërat duhet t’i shikojmë me pozitivitet dhe nuk duhet të na kapi paniku sepse dështimi i çdo projekti vjen si rezultat i panikut dhe si rezultat e mungesës së menaxhimit të gjithë situatës. Paniku i atij që drejton të gjithë projektin po themi krijon pasoja të tjera shumë të mëdha.
Unë mendoj që gjëja kryesore që sot ne duhet të jemi të shqetësuar, në radhë të parë është shëndeti i qytetarëve shqiptarë, të cilët në një farë mënyre apo në një tjetër është lënë në duart e administrimit nga vetë qytetarët dhe e dyta që është dhe më kryesorja është pjesa e stafit mjekësor dhe kushtet e tyre. Sepse të vishesh vetëm më një veshje normale nuk do të thotë të mbulohesh nga një virus, i cili është enigmatik dhe për shkencën sot dhe për ata që mund ta kenë krijuar e jo më për shqiptarët që researchin dhe shumë gjëra të tjera i kemi të pazbuluara. Ku një virus është enigmatik dhe për shëndetësinë italiane, franceze, gjermane dhe europiane që është shumë e zhvilluar, pra stafi ynë mjekësor që për hir të së vërtetës janë heronjtë e kësaj periudhe nuk mendoj që të jetë thjesht çështje shpërblimi monetar në kuadrin e një populizmi të ekzagjeruar. Sepse ata që janë betuar në Urdhrin e Hipokratit nuk e bëjnë për para, por e bëjnë sepse e besojnë atë gjë. Dhe tjetra është që unë mendoj se virusi nuk vritet me postoblloqe, sëmundja nuk vritet me postoblloqe, por vritet me një shëndetësi të zhvilluar.
Unë mendoj se në radhë të parë duhet të flasim për besimin që duhet të kemi jo vetëm te vetja jonë, por te stafi ynë mjekësor, e para. E dyta mendoj që përfshirja e gjithë personaliteteve të mjekësisë dhe shëndetësisë shqiptare pavarësisht flamujve politik apo preferencave personale të ministrisë apo po themi qeverisë, duhet të jetë e të gjithëve sepse ka mjek të jashtëzakonshëm që kanë përballuar epidemi edhe më të vështira pavarësisht së kjo tashmë është kthyer në një pandemi, për shkak nganjëherë edhe të lirive të tepërta që kemi krijuar ne si shoqëri.
Ju jeni kundër masave drastike të qeverisë shqiptare, nuk jeni dakort me to?
Frika e kryeministrit nuk do të thotë që parandalohet virusi, nuk janë të gjithë me probleme me frymëmarrjen meqenëse unë shoh kryetarin e opozitës që ka dalë në zyrë dhe përgatit dhe merr masat dhe flet në emër të opozitës, që nuk i lëvizim asnjë presje dhe është shumë i saktë në atë që parashikon. Nga ana tjetër shikojmë një kryeministër, që në fakt duhet të jetë me skafandër dhe me maskë atje te spitali, që duhet të paktën të themi t’iu japi dorën mjekëve dhe atyre infermierëve që punojnë në kushte të tmerrshme, që duhet të dalë nga bunkieri i tij. Kjo është qesharake, unë e kuptoj që njerëzit si puna e tij janë më të prekurit nga virusi COVID-19 ose Coronavirus, por kjo nuk do të thotë që përgjegjësitë e tij si Kryeministër ai nuk duhet t’i marrë. Jo vetëm që duhet t’i marrë, por në të kundërt nëse ai nuk e përballon dot atëherë të largohet, ka socialistë të ndershëm që mund ta menaxhojnë shumë më mirë.
Dakord sepse nuk është problem se si shërojmë Edi Ramën, problemi është të masat…
Problemi është se nuk kemi të gjithë simptomat e Edi Ramës sepse varet nga çështja e imunitetit. Kur e ke sforcuar trupin shumë normal edhe probabiliteti, meqë është edhe doktor Pipero aty, probabiliteti për të të kapur virusi është shumë më i madh apo jo?
Doktor Pipero ishte dakord pak më parë me masat drastike gjithsesi…
Jo jo jam shumë dakord vetëm se problemi qëndron që unë nuk kam parë ndonjë njeri që të mos eci në rrugë.
Pipero: Monika më fal por nuk jam dakord me ju, përtej politikës, masat janë të domosdoshme…
Masat janë të domosdoshme, por vetëm në Shqipëri kam parë unë që janë 8 mjekë të prekur nga virusi.
Pipero: Ka pasur 400 mjekë të infektuar në Kinë…
Ai në Kinë që vdiq ishte në laborator dhe 8 mjekët këtu në Shqipëri janë të sëmurë. Në ndonjë vend tjetër nuk kam parë unë që të ketë mjekë të sëmurë. Ata që kanë bërë tamponin. se kush e di sa të tjerë ka që janë pa bërë tampon. Megjithëatë ne të gjithë jemi në dorë të Zotit doktor. Fatin tonë nuk e ka as qeveria dhe as politika. Fatin tonë e ka në dorë Zoti dhe ne duhet ta mendojmë këtë gjë, duhet t’i rikthehemi besimit në Zot. Ka pasur epidemi edhe më parë ku nuk ka pasur as armë dhe as mjete por njerëzit shkonin në kisha dhe në xhamia, luteshin dhe faleshin edhe nuk është sëmurur njeri as në kishë dhe as në xhami.