Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje ndaj qeverisë të tregohet transparente me masat e marra ndaj koronavirusit, dhe parave të alokuara për të financuar punën e mjekëve.
Basha tha se qeveria e Kosovës, vendi që ende nuk ka asnjë rast me koronavirus, ka alokuar që sot 10 milionë euro për masat parandaluese, ndërsa shtoi se paratë që ka Shqipëria nuk dalin as për të disinfektuar spitalet.
“Kosova ka dhënë 10 miliionë euro. Shqipëria ka shumë pak para me të cilat nuk mjafton as disinfektimi i qendrave shëndetësore. Pse nuk e tregon sa para ka në dispozicionë, kujt po ia fsheh, mua? Mjeku që sulmoi kryeministri nuk tha se nuk kam veshje, ai tha se kam veshje, por e dërguan tek pacienti me koronavirus pa e ditur. Duket qartë se Shqipëria nuk ka qenë e përgatitur pavarësisht se kishte kohën e nevojshme. Ne i kemi paralajmëruar me kohë, na përqeshën”, tha Basha në “Opinion”.
A jeni i gatshëm të bashkëpunoni me kryeministrin, a mund të uleni në një tavolinë të bënit një plan të përbashkët?
Basha: Unë mendoj se duhet të kalojmë përtej fasadës. Nuk është koha për fjalë të kotya, na duhet një plan dhe transparencë së pari. Duhen pajisjet mbrojtëse për mjekët, pajisje për të kuruar paciantët. Duhet të presim derisa të mbushet infektivi sepse fatkeqësisht numri do të shtohet. Janë të pamjaftueshme aq shtretër. Nëse nuk marrim masa sot do ti kemi spitalet dhe korridorët plot. Gjëja e parë duhet të ketë kite, tampon dhe kapacitete trajtimi. Qytetarët duhen informuar saktë dhe të zbatojnë me përpikmëri të gjitha këshillat.
Basha ka deklaruar se Rama ka vënë në zbatim 4 kërkesat e tij pavarësisht se dia mprej tyre me vonesë si mbyllja e kufijve.
“I kam kërkuar mbylljene linjave ajrore dhe detare, i mbylli pavarësisht se me vonesë, kam kërkuar mbulljen e fabrikave, edhe atë e bëri sot, gjithashtu edhe thirrjen e mjekëve në pension apo jo aktiv dhe ka nisur angazhimi i tyre. Guvernatori pranoi shtyrjen e shlyeerjes së kredive”.