Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së qeverisë akuzoi opozitën se në vend që të luftojë koronavirusin po lufton rilindjen.
Me anë të një postimi në twitter Basha thekson se Rama nuk ka pse sulmon opozitën, por tu japë përgjigje shqiptarëve pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara.
Ja postimi i Bashës:
Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur.
Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve.